GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kostot e jetesës për shqiptarët janë shtrenjtuar, ja si qëndrojmë në raport me Europën

07:44 - 26/01/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Ligji i Posaçëm, agjencitë imobiliare: Nuk kemi kohë të japim sugjerimet tona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në raport me Nju Jorkun, kosto e jetesës në Tiranë në janar 2022 rezultoi 5 pikë përqindje më e lirë se vitin e kaluar, sipas përllogaritjeve të “Numbeo” databaza më e madhe në botë për kostot së jetesës. Shqipëria u rendit në vendin e 99 në 136 vende, me përmirësim 10 vende nga janari 2021 (numri 1 është më i shtrenjti). Përllogaritjet e këtij viti tregojnë se në Shqipëri kostot e jetesës janë sa 35,5 % e shpenzimeve që duhen për të jetuar në Nju Jork (pa përfshirë Tiranën ishin sa 40.5% e mesatares së Nju Jork -ut).

Në raport me vetveten, Shqipëria nuk është bërë më e lirë për të jetuar në vitin 2022, por çmimet në Nju Jork janë rritur me ritme më të shpejta se në Shqipëri. “Numbeo” përllogarit kostot e jetesës kudo në botë në raport me qytetin e Nju Jorkut, që do të thotë se për qytetin e Nju Jorkut, çdo indeks duhet të jetë 100 (%). Nëse një qytet tjetër ka, për shembull, indeksin e qirasë 120, kjo do të thotë që mesatarisht në atë qytet qiratë janë 20% më të shtrenjta se në qytetin e Nju Jorkut. Nëse një qytet ka indeksin e qirasë prej 70, kjo do të thotë se qiraja mesatare në atë qytet është 30% më e lirë se në qytetin e Nju Jorkut. Në raport më rajonin, Shqipëria ishte vendi më i shtrenjtë pas Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës, teksa më të lira se Shqipëria ishin Maqedonia e Veriut dhe Kosova (shih grafikun bashkëngjitur).

Kosova, në vendin e 134, është më e lira në Europë dhe ndër 6 më të lirët në botë, me 27% të mesatares së Nju Jorkut. Numbeo përllogarit se kostot mujore të një familje me katër anëtar në Shqipëri janë 167,392 lekë pa qiranë.Kostot mujore për një person të vetëm janë 47,720 lekë pa qiranë. Në krahasim me SHBA, kostoja e jetesës në Shqipëri është mesatarisht 49.05% më e ulët, ndërsa qiraja në Shqipëri është mesatarisht 79.41% më e ulët se në Shtetet e Bashkuara.

Në Tiranë, kosto e jetesës në janar 2022 përllogaritet 7.5% më e lartë se mesatarja kombëtare, pasi kostot mujore të vlerësuara për një familje prej katër anëtarësh janë 179,619.35 lekë pa qira dhe kostot mujore për një person të vetëm janë 50,941.26 lekë, pa qiranë. Tirana është 61.05% më e lirë se Nju Jorku (pa qira). Qiraja në Tiranë është mesatarisht 88.73% më e ulët se në Nju Jork .Indeksi i kostos së jetesës (pa qiranë) është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë ushqimet shpenzimet për restorantet, transportin dhe shërbimet komunale.

Indeksi i kostos së jetesës nuk përfshin shpenzimet e akomodimit si qiraja ose hipoteka. Nëse një qytet ka një indeks të Kostos së Jetesës prej 120, kjo do të thotë se Numbeo ka vlerësuar se është 20% më i shtrenjtë se Nju Jorku (me përjashtim të qirasë). Në botë, 10 vendet më të shtrenjta janë Bermuda, Zvicra, Norvegjia, Islanda, Barbados, Jersey, Izraeli, Danimarka, Bahamas, Singapor.Ndërsa shtetet më të lira janë Algjeria, Kolumbia, India, Afganistani, Pakistani./Monitor/

 

Etiketa: CmimeEuropeKosovekosto jetseShqiperishtrenjtim

Lajme të lidhura

Si po zhvillohet turizmi në Shqipëri në kurriz të mjedisit, rreziqet e mbindërtimeve dhe erozionit
Aktualitet

Si po zhvillohet turizmi në Shqipëri në kurriz të mjedisit, rreziqet e mbindërtimeve dhe erozionit

08:43 - 26/02/26
Do hapej në mesditë! Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët
Aktualitet

Nga bllokimi i aksit boshatiset turizmi Korçë-Pogradec, shtrenjtohen dhe çmimet e ushqimeve

08:33 - 26/02/26
Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me  institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale
Aktualitet

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

08:20 - 26/02/26
Para
Monika apo Arbri? Ja kush la shtëpinë e BBV

Monika apo Arbri? Ja kush la shtëpinë e BBV

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-diplomati serb: Gjatë vizitës në SHBA, Gjuriqit iu prezantua marrëveshja e fshehtë për ta njohur Kosovën
Breaking Views

Ish-diplomati serb: Gjatë vizitës në SHBA, Gjuriqit iu prezantua marrëveshja e fshehtë për ta njohur Kosovën

17:00 - 26/02/26

Ish-diplomati serb, Nebojsha Vujoviq, ka komentuar vizitën e kryediplomatit serb, Marko Gjuriq, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij,...

Lexo më shumë
U lirua nga qelia, Apeli rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën, ish-ministri do gjykohet i lirë

U lirua nga qelia, Apeli rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën, ish-ministri do gjykohet i lirë

16:49 - 26/02/26
Vendimet/ Qeveria u merr bashkive Policinë Bashkiake,  deri 2300 euro pagat e RENEA-s

Vendimet/ Qeveria u merr bashkive Policinë Bashkiake, deri 2300 euro pagat e RENEA-s

16:32 - 26/02/26
Arrestohen banorët e Rrjollit pas protestës, publikojnë VIDEO nga furgoni i policisë: Veç liri do ketë…

Arrestohen banorët e Rrjollit pas protestës, publikojnë VIDEO nga furgoni i policisë: Veç liri do ketë…

16:14 - 26/02/26
Berisha: Edi Rama në panik, Linda e AKSHI-t prestanome e familjes së tij

Berisha: Edi Rama në panik, Linda e AKSHI-t prestanome e familjes së tij

16:04 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com