GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kostot e jetesës rriten nga çmimet e larta, qeveria shpenzoi më pak në 5-mujorin e parë

07:49 - 22/06/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Kostot e jetesës rriten nga çmimet e larta, qeveria shpenzoi më pak në 5-mujorin e parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Familjet e varfra, ato që trajtohen me ndihmë ekonomike po ndeshën më vështirësi kohët e fundit, për shkak të shtrenjtimit të kostos së jetesës nga çmimet e larta, por gjithashtu ndaj tyre qeveria ndau më pak fonde në 5-mujorin e parë të vitit.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se, pagesa e ndihmës ekonomike shënoi rënie vjetore me 2%  gjatë janar-maj 2022.
Në të dhënat fiskale të qeverisë raportohet se në 5 mujor në zërin “Ndihmë Ekonomike” u shpenzuan 9,4 miliardë nga 9.7 miliardë lekë që u dhanë në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

Fondet për familjet e varfra erdhën në ulje në një kohë që pagesat mesatare ndaj përfituesve janë shumë poshtë nivelit të varfërisë relative me (5.5 USD në ditë), duke injoruar rekomandimet e institucioneve Financiare ndërkombëtare si FMN dhe Banka Botërore për të rritur masën e ndihmës ndaj kësaj kategorie.
Mirëpo, ndërmjet raportimeve të ndryshme shihet se përfitimet reale të ndihmës ekonomike janë shumë të ulëta. Psh Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që menaxhon të gjithë programin e ndihmës ekonomike raportoi se vitin e kaluar u shpenzuan 6.4 miliardë lekë, ndërsa për të njëjtën periudhe INSTAT raporton një vlerë edhe më të ulët. Trajtimi në këtë mënyrë i shtresës më të varfër në vend vjen në një kohë kur Shqipëria kryeson renditjen europiane për përqindjen më të lartë të personave në varfëri.

Ekspertë vendas të ekonomisë dhe institucionet financiare thanë se qeveria çon shumë pak fonde për shtresat në nevojë në raport me mundësitë. Më herët këtë muaj, Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën përmbyllëse të misionit në vendin tonë, tha se, “Buxheti i vitit 2022 (siҫ u rishikua në mars) ka hapësirë të mjaftueshme për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë”.

Sakaq rritja e paprecedentë e çmimeve pritet të çojë në varfëri edhe familje të tjera. Muajin e kaluar çmimi i vajit pësoi rritje vjetore me 29%, bulmetrat ishin 18 % më shumë se një vit më parë dhe buka kushtoi 19 për qind më shumë. Këto produkte janë baza e konsumit në familjet e varfra. Nga ana tjetër masa e ndihmës ekonomike në 5-mujorin e parë 2022, pagesat për ndihmën ekonomike, në raport me totalin e shpenzimeve buxhetore, arritën nivelin më të ulët që nga viti 2018. Fondet e alokuara për këtë zë ishin 4.4 % e shpenzimeve totale buxhetore, nga 4.6 % në të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Të dhënat tregojnë se shpenzimet buxhetore në përgjithësi janë rritur më shumë se pagesat për të varfrit, kurse rënia duhet të jetë edhe më e madhe për shkak të inflacionit të lartë gjatë kësaj periudhe.

Çmimet mesatare në 4-mujorin 2022 u rritën 5% dhe së paku me kaq është zhvlerësuar edhe fondi i ndihmës ekonomike për familjet e varfra, duke e theksuar edhe më tej rënien në raport me vitet e kaluara. Edhe pse qeveria shqiptare pagoi një kredi të shtrenjtë për të reformuar fondin e ndihmës ekonomike në vitin 2014, për të rritur pagesat për familjet që me të vërtetë e meritojë, pagesat sërish mbeten poshtë nivelit të varfërisë relative./Monitor

Etiketa: monitor

Lajme të lidhura

Çmimi i naftës ulet në nivele rekord në bursë, Bordi i Transparencës ende asnjë reagim
Aktualitet

Pas ndërhyrjes së Bordit të Transparencës, ankohen importuesit: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës

12:51 - 27/03/26
Shtrenjtimi i produkteve të shportës, ministrja Ibrahimaj: Do monitorojmë, por nuk ndërhyjmë dot në çmime
Aktualitet

Shtrenjtimi i produkteve të shportës, ministrja Ibrahimaj: Do monitorojmë, por nuk ndërhyjmë dot në çmime

11:52 - 27/03/26
“Megaskandali”/ Investigimi i deputetit të PD: Dyfishohet numri i makinave, bie sasia e karburantit të importuar
Aktualitet

Çmimet e larta të karburanteve/ Konfindustria i kërkon qeverisë: Ulni barrën fiskale dhe taksat vjetore të makinave

10:05 - 27/03/26
Para
Presidentja Osmani ka dy fjalë për “Sunny Hill”: Mezi presim ta…

"Më duhet vizë për në Bruksel"/ Osmani i thotë "PO" pjesëmarrjes në Samitin e BE-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore
Breaking Views

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore

23:06 - 27/03/26

Humbja përballë Polonisë i ka dhënë fund ëndrrës së Botërorit për Shqipërinë e cila tashmë duhet të mendojë për Europianin...

Lexo më shumë
“PD s’ka nevojë për servilë”/ Dogjani për përplasjen Berisha-Salianji: Të pranohen mendimet ndryshe

“PD s’ka nevojë për servilë”/ Dogjani për përplasjen Berisha-Salianji: Të pranohen mendimet ndryshe

22:43 - 27/03/26
Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë

Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë

22:26 - 27/03/26
Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta

Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta

21:41 - 27/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com