GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KPA, edhe 48 ankime të mbetura për shqyrtim nga procesi i vetingut

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), Sokol Çomo, deklaroi sot se procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve është drejt fundit, me më pak se tetë muaj të mbetur deri në përfundimin e tij në qershor 2026.

Në fjalën e tij, në panelin për reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut në Konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias”, që u zhvillua sot në Tiranë, Çomo theksoi se, reforma në drejtësi, e nisur në vitin 2016 ka hyrë në fazën e saj përmbyllëse, teksa kanë mbetur më pak se 8 muaj nga përfundimi i procesit të vetingut.

Ai u shpreh se, KPA ka shqyrtuar deri tani 370 nga 417 ankime të depozituara, duke lënë në proces edhe 48 ankime të tjera, të cilat pritet të përfundohen brenda afatit kushtetues.

“Tipologjia e ankimeve është 293 nga ankimet i përkasin subjekteve të rivlerësimit; 120 ankime u paraqitën nga komisionerët publik; 4 ankime u paraqitën në mënyrë të njëkohshme”, tha Çomo.

Ai nënvizoi se “deri në momentin aktual KPA ka gjykuar 370 ankime nga 417 në total duke i ngelur për të shqyrtuar edhe 48 ankime deri në mesin e qershorit të 2026. Nga këto 48 ankime, 16 i përkasin subjekteve të rivlerësimit gjyqtar; 23 i përkasin subjekteve të rivlerësimit prokuror; 9 ankime subjekteve jo magjistratë (inspektor, këshilltarë ligjorë, ndihmës ligjorë). Deri në përfundim të procesit 39 magjistratë presin të kenë vendim përfundimtar nga KPA”, sqaroi Çomo.

Ai vuri në dukje se vëllimi i lartë i çështjeve për shqyrtim në këtë fazë të fundit të procesit erdhi si pasojë e mosparashikimit të depozitimit të ankimeve deri në dhjetor 2024, kur fillimisht ishte planifikuar që pas mbylljes së veprimtarisë së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), KPA të kishte një periudhë 4-vjeçare vetëm për shqyrtimin e ankimeve ekzistuese.

“417 ankime përfaqësojnë mbi 50% të vendimeve të marra nga KPK, duke reflektuar një volum të madh pune për kolegjin. Ndër to, 293 janë paraqitur nga vetë subjektet e rivlerësimit, 120 nga komisionerët publikë, ndërsa 4 janë depozituar në mënyrë të njëkohshme nga të dyja palët”, tha kryetari i KPA-së.

Çomo rikujtoi se mandati i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ndryshe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk u zgjat, duke mbetur në afatin 9-vjeçar të përcaktuar në Kushtetutë që nga momenti i krijimit të tij në vitin 2017.

Në përfundim, ai theksoi rëndësinë që procesi të përmbyllet me profesionalizëm dhe integritet, duke garantuar besueshmëri në sistemin e drejtësisë së re shqiptare.

Etiketa: KPAveting

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Milot, katër të plagosur nisen drejt Traumës
Aktualitet

Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Milot, katër të plagosur nisen drejt Traumës

23:11 - 24/06/26
Zbulohet identiteti i viktimës në Kavajë/ Krimi brenda familjes, vëllai e qëlloi vëllanë me thikë
Aktualitet

Zbulohet identiteti i viktimës në Kavajë/ Krimi brenda familjes, vëllai e qëlloi vëllanë me thikë

21:50 - 24/06/26
Stuhia ‘paralizon’ Librazhdin/ Përmbytje, bllokim rrugësh dhe ndërprerje energjie! Rrufeja godet tufën e dhive
Aktualitet

Stuhia ‘paralizon’ Librazhdin/ Përmbytje, bllokim rrugësh dhe ndërprerje energjie! Rrufeja godet tufën e dhive

19:31 - 24/06/26
Para
Tropoje/ 26-vjeçari zhduket në rrethana misterioze gjatë mbledhjes së gështenjave

Tropoje/ 26-vjeçari zhduket në rrethana misterioze gjatë mbledhjes së gështenjave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Milot, katër të plagosur nisen drejt Traumës
Aktualitet

Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Milot, katër të plagosur nisen drejt Traumës

23:11 - 24/06/26

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të Urës së Milotit, ku janë përplasur dy automjete,...

Lexo më shumë
Ermelinda Meksi mbështet Ilir Zelën, kërkon demokraci në PS: Ja si duhet të zgjidhet Asamblea

Ermelinda Meksi mbështet Ilir Zelën, kërkon demokraci në PS: Ja si duhet të zgjidhet Asamblea

23:04 - 24/06/26
Zbulohet identiteti i viktimës në Kavajë/ Krimi brenda familjes, vëllai e qëlloi vëllanë me thikë

Zbulohet identiteti i viktimës në Kavajë/ Krimi brenda familjes, vëllai e qëlloi vëllanë me thikë

21:50 - 24/06/26
Protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës. Qytetarët: Nuk ka diskutim

Protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës. Qytetarët: Nuk ka diskutim

21:43 - 24/06/26
Qytetarët te Kryeministria: Përshkallëzimi do shkojë deri në bllokimin e institucioneve

Qytetarët te Kryeministria: Përshkallëzimi do shkojë deri në bllokimin e institucioneve

20:37 - 24/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom giriştimebetjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet