GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit të Tiranës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit të Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të prokurorit të Tiranës, Arben Agovi, duke i konsideruar gjetjet në aspektin profesional të pamjaftueshme për të dërguar subjektin për trajnim njëvjeçar në Shkollën e Magjistraturës, ashtu si kërkoi drejtuesi i SPAK, Altin Dumani.

Arben Agovi u konfirmua në detyrë më 13 dhjetor 2023, por Komisionerja Publike, Irena Nino e ankimoi si të pabazuar vendimarrjen e shkallës së parë të vetingut, duke argumentuar se subjekti nuk arrinte nivel të besueshëm për shkak të problemeve të konstatuara në kriterin profesional dhe në vlerësimin tërësor të çështjes.

Nino kërkoi shkarkimin e Agovit, por pas paraqitjes së parashtrimeve nga palët, gjatë konkluzioneve përfundimtare drejtuesi i SPAK ndryshoi qëndrimin e tij, duke kërkuar detyrimin e Agovit për t’iu nënshtruar trajnimin njëvjeçar në Shkollën e Magjistraturës, pasi u konstatuan hetime të paplota në pesë çështje.

Ndërsa përfaqësuesi ligjor i subjektit, avokati Julian Mërtiri parashtroi se veprimet hetimore të kryera nga Agovi kanë qenë të plota, të detajuara dhe vendimatare për zgjidhjen e çështjes. Ai i cilësoi shkaqet e ngritura të pamjaftueshme për të cënuar konfirmimin në detyrë të subjektit.

Kolegji konstatoi gjatë shpalljet se vendimit, se pamundësia financiare është e një mase të tillë që nuk mund të sjelli penalizim. Po ashtu, disa prej gjetjeve në kriterin e profesionalizmit nuk u gjetën të mjaftueshme për të jusitifkuar detyrimin e prokurorit Agovi për t’u trajnuar një vit në Shkollën e Magjistraturës. Për rrjedhojë, u la në fuqi vendimarrja e Komisionit për konfirmimin në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi./ BIRN

Etiketa: KPA

Lajme të lidhura

Po transportonte emigrantin ilegal afgan, ishte arratisur nga “arresti në shtëpi”
Aktualitet

Po transportonte emigrantin ilegal afgan, ishte arratisur nga “arresti në shtëpi”

17:00 - 08/11/26
Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir
Aktualitet

Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir

14:45 - 08/11/26
Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim
Aktualitet

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim

14:30 - 08/11/26
Para
Kualifikueset e Botërorit, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Andorra (Video)

Kualifikueset e Botërorit, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Andorra (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

One Albania nën akuza për tarifat ndaj klientëve, në fokus dy agjenci të mbledhjes së borxheve
Breaking Views

One Albania nën akuza për tarifat ndaj klientëve, në fokus dy agjenci të mbledhjes së borxheve

18:00 - 08/11/26

Pronari i kompanisë telefonike “One Albania”, Gellért Zoltán Jászai, po hetohet në Hungari për dyshime për korrupsion dhe klientelizëm në...

Lexo më shumë
Milani merr tri pikë të arta, mposht Genoan në transfertë

Milani merr tri pikë të arta, mposht Genoan në transfertë

17:43 - 08/11/26
Superndeshja, sonte Atletico-Barcelona në Metropolitano! Skuadra e Simeone-s vjen pas 7 fitoresh

Superndeshja, sonte Atletico-Barcelona në Metropolitano! Skuadra e Simeone-s vjen pas 7 fitoresh

17:33 - 08/11/26
Studentët, takim në OSBE/ Aktivisti: U denoncua dhuna kafshërore policore

Studentët, takim në OSBE/ Aktivisti: U denoncua dhuna kafshërore policore

17:27 - 08/11/26
Po transportonte emigrantin ilegal afgan, ishte arratisur nga “arresti në shtëpi”

Po transportonte emigrantin ilegal afgan, ishte arratisur nga “arresti në shtëpi”

17:00 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com