GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KPA lë në fuqi shkarkimin e Marjana Velçanit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
KPA lë në fuqi shkarkimin e Marjana Velçanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, shpalli sot vendimin për shkarkimin e ish-kryetares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, Marjana Velçani. Vendimi u mor nga trupa gjykuese e Kolegjit e kryesuar nga Rezarta Schcuetz, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Ina Rama, Mimoza Tasi dhe Sokol Çomo.

Gjatë seancës së sotme në KPA, në momentin që kryesuesja Schuetz ishte duke njoftuar konkluzionet e Kolegjit për këtë çështje, ish-gjyqtarja Velçani u largua nga salla. Pas shpalljes së gjithë vendimit u largua edhe përfaqësuesja e saj ligjore.

Marjana Velçani u shkarkua nga detyra me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 12 dhjetor 2019. Sipas vendimit të arsyetuar të KPK-së, ajo rezultoi me mungesë burimesh të ligjshme për blerjen e një apartamenti, një makine si dhe për shpenzimet familjare. Megjithatë ajo e ankimoi vendimin e marrë nga KPK, duke kërkuar rikonfirmimin në detyrë.

Në seancën e fundit të KPK-së u ngritën dyshimet për burimin e krijimit të një apartamenti në qytetin e Beratit me sipërfaqe 111 m2, blerë 3 milionë lekë në prill të vitit 2003. Velçani deklaroi si burim krijimi një kredi 20 mijë euro dhe kursime nga të ardhurat nga pagat. Sipas Komisionit, nga kontrata e nënshkruar me palën shitëse, ka rezultuar se 3 milionë lekë janë paguar jashtë zyrës së noterit. Komisioni ngriti dyshimet për burimin e apartamentit në fjalë, pasi për kredinë nuk ka rezultuar të jetë vendosur kolateral.

Sipas BIRN, Komisioni identifikoi edhe një sërë problemesh edhe në kriterin e porfesionalizimit. Sipas Bekteshit, gjyqtarja Mariana Velçani, është vlerësuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë se ka aftësi mesatare në intepretimin e ligjit, por janë konstatuar probleme në zbatimin e procedurës dhe se nuk përdor praktikat e gjykatave më të larta në vendimet e saj.

Marjana Velçani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998. Ajo ka punuar për më shumë se një dekadë si gjyqtare në Gjykatën e Beratit dhe në vitin 2014 u dekretua si anëtare e Gjykatës Administrative të Durrësit. Velçani u zgjodh gjithashtu përmes shortit si anëtare zëvendësuese e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2020. Velçani u zgjodh pak ditë më parë si anëtare zëvëndësuese në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, nga shorti për Gjyqtarët e Gjykatës Administrative./BIRN/

 

 

Etiketa: fuqiKPAMarjana VelcaniShkarkimi

Lajme të lidhura

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto
Aktualitet

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Disa të plagosur nga aksidenti i tri makinave në superstradën Lezhë-Shkodër
Aktualitet

Disa të plagosur nga aksidenti i tri makinave në superstradën Lezhë-Shkodër

19:59 - 15/09/26
Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës
Aktualitet

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës

17:11 - 15/09/26
Para
“Dy kosha të rinj investim”, çfarë fshihet pas tenderit mln euro të landfillit në Vlorë?

“Dy kosha të rinj investim”, çfarë fshihet pas tenderit mln euro të landfillit në Vlorë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com