GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

KPA rrëzon Komisionerin Publik, Kryeprokurori i Krujës kalon vetingun

17:23 - 21/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
KPA rrëzon Komisionerin Publik, Kryeprokurori i Krujës kalon vetingun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Posatçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë ditën e sotme drejtuesi i Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano, pasi kaloi me sukses procesin e vetingut.

Trupa e KPA me kryesuese Rezarta Schuetz, relatore Ina Rama, anëtarë Albana Shtylla, Sokol Çomo dhe Ardian Hajdari, vendosi të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të lënë në detyrë Çanon.

Çano u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 19 korrik 2019, por vendimi u apelua nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa në tetor të atij viti. Prej prillit 2021 deri këtë të martë Kolegji zhvilloi një duzinë seancash, gjatë të cilave u paraqitën ndër të tjera edhe denoncime shtesë dhe një raport i ri negativ nga DSIK ndaj Çanos.

Por pasi dëgjoi pretendimet e palëve kryesisht sa i përket pasurisë dhe profesionalizmit dhe vlerësoi më vete raportin e DSIK-së, i cili mbetet i klasifikuar si sekret shtetërorë, Kolegji gjeti se Çano duhej të qëndronte në detyrë.

Kolegji rrëzoi fillimisht pretendimin e Ballhysës se në tërësi Çano kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia. Ndërsa Schuetz lexoi se pretendimet në lidhje me fiktivitetin e çmimit për dy apartamente nuk qëndronin, duke iu referuar kohës së blerjes dhe po ashtu kontratave të ngjashme.

Njëkohësisht KPA rrëzoi pretendimet e Komisionerit Publik se Çano si drejtues prokuroria duhej të mbante përgjegjësi në lidhje me vendimet e prokurorëve vartës në rastet e disa lirimeve të diskutueshme të burgosurve për krime të rënda. KPA tha se nuk u gjetën raste të veçanta mbi të cilat të hetohej sjella e Çanos.

Prokurori Petrit Çano, është një emër i lakuar shpesh në media, kjo për shkak të vendimeve të tij si prokuror që kanë sjellë dyshime në lidhje me përshtatshmërinë e tij në punë. Gjithashtu, Çano është akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre dhe si dhe është akuzuar për lidhje me dy të dënuar.

Etiketa: KPAkryeprokurorivetingu

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
VIDEO, Hiqej si kriminel dhe kërcënonte banorët për t’i dhënë pasurinë, arrestohet “i forti” i Tiranës

VIDEO, Hiqej si kriminel dhe kërcënonte banorët për t’i dhënë pasurinë, arrestohet “i forti” i Tiranës

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com