GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra kreun e prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
KPA shkarkon nga detyra kreun e prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi sot (9 prill 2025) kreun e prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj. Vendimi u mor sot nga trupa gjykuese e përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare.

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i cili ka marrë kompetencat e ish-komisionerëve, u qëndroi shkaqeve të ankimit duke kërkuar shkarkimin e tij. Gjatë parashtrimeve dhe konkluzioneve përfundimtare ai renditi gjetjet, qëndrimet dhe kërkimet për gjithë çështjet e trajtuara në ankim duke vlerësuar se subjekti nuk ka qenë bindës në shpjegimet e tij, e për rrjedhojë nuk ka arritur të kundërshtojë barrat e provës. Dumani kërkoi që të gjitha gjetjet për çështjet e shqyrtuara të konsiderohen në vlerësimin tërësor, në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Në ankim u trajtuan disa çështje, për të cilat u evidentua se subjekti nuk kishte regjistruar procedim për një pjesë të veprave penale të referuara nga policia dhe ka konkluduar më tej me pushimin e hetimeve.

Një i hetuar nga prokurori Shehaj për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municionit”, ka rezultuar se është kapur me rreth 3 kg hashash dhe lëndë plasëse e modifikuar me qëllim mundësimin e shpërthimit në distancë nëpërmjet telefonave të lëvizshëm. Shehaj dërgoi çështjen për gjykim duke kërkuar nga 5 vjet burg për secilën vepër penale dhe në bashkim të dënimeve, përfundimisht 5 vjet heqje lirie që në aplikim të gjykimit të shkurtuar reduktohej në 3 vjet e 4 muaj për arsye të uljes së 1/3-ës së dënimit. Po ashtu, Shehaj kërkoi edhe pezullimin e dënimit dhe vendosjen në shërbim prove.

Në një tjetër çështje që ju nështrua shqyrtimit gjyqësor në Kolegj, u ngritën pretendime se subjekti e kishte hetuar në kushtet e konfliktit të interesit, pasi emri i tij përmendej në letrën me përmbajtje ku konstatohej kanosje ndaj Shehajt dhe magjistratëve të tjerë.

Për dy çështje të transferuara nga KPK për verifikim të mëtejshëm pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, u konstatua se ishin tejkaluar afatet ligjore të shkeljeve.

Në përfundim të procesit, Dumani konstatoi se subjekti nuk ka kryer veprimet e duhura hetimore dhe se ka mungesë të arsyetimit ligjor. Ai kërkoi që mangësitë e evidentuara të konsiderohen në vlerësimin tërësor në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek drejtësia dhe kërkoi shkarkimin e prokurorit Erjon Shehajt.

Subjekti u mbrojt duke pretenduar se kishte vepruar në përputhje me ligjin. Po ashtu, pretendoi se drejtuesi i SPAK paraqiti konlkluzione jashtë shkaqeve të ankimit dhe se vlerësimi tërësor nuk mund të kryhet në një kriter. Sipas Shehajt gjetjet e konstatuara nuk mund të cënojnë indikatorët e aspektit profesional dhe aq më pak të vlerësohet për cënim të besimit të publikut tek drejtësia.

Kolegji gjeti të drejtë mungesën e arsyetimit në rastet e mosregjistrimit të një pjese të veprave penale të referuara nga policia. Po ashtu, është konstatuar mungesë e kryerjes së hetimeve dhe e arsyetimeve, që Kolegji i çmon si mangësi në drejtim të njohurive ligjore.

Është gjetur i drejtë edhe konstatimi se subjekti duhej të kishte hequr dorë nga hetimi çështjes për kanosje të gjyqtarit, kur në letrën kërcënuese përmendej dhe emri i tij, fakt që sipas KPA, ishte evidentuar dhe nga vetë Shehaj në aktet për kalimin e çështjes për kompentencë në një tjetër prokurori.

Kolegji vlerëson se nga pesha që kanë moskryerja e veprimeve dhe mungesa e arsyetimeve në disa prej çështjeve të shqyrtuara, janë trajtuar në vlerësimin tërësor. Sipas Kolegjit, mangësitë janë të tilla që nuk mund të korrigjohen përmes trajnimit të detyrueshëm 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës dhe në vlerësimin tërësor të tyre çojnë në konkluzionin se subjekti gjendet në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Bazuar në këto argumente, Kolegji vendosi të ndryshojë vendimin e Komisionit për prokurorin Erjon Shehaj dhe e shkarkoi atë nga detyra.

Etiketa: KPALezhëprokuror

Lajme të lidhura

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë
Aktualitet

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro
Aktualitet

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26
Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë
Aktualitet

Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë

16:13 - 13/09/26
Para
VIDEO/ Autobusi përplaset me kamionin në Llogara, shkaktohet trafik kilometrik

VIDEO/ Autobusi përplaset me kamionin në Llogara, shkaktohet trafik kilometrik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
KRYESORE

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

19:35 - 13/09/26

Sot shënohet dita e 106 e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit më...

Lexo më shumë
Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

18:35 - 13/09/26
Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26
“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

16:50 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com