GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Agron Bushati

17:15 - 25/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
KPA shkarkon nga detyra prokurorin Agron Bushati
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 25 nëntor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Shkodrës, Agron Bushati. Ashtu si drejtuesi i SPAK, edhe Kolegji vlerësoi se prokurori Agron Bushati ka cënuar besimin e publikut, lidhur me qëndrimet në dy çështje të hetuara prej tij dhe për një video ku ai shfaqet me armë të ftohta, prova të sekuestruara të prokurorisë ku ushtronte funksionin.

Lidhur me një hetim të regjistruar në vitin 2003 për veprat penale vrasje me dashje dhe armëmbatje pa leje, subjekti ka përpiluar urdhërin për veprimet hetimore që duhej të kryente oficeri i Policisë Gjyqësore. Sipas KPA, të vetmet veprimet hetimore të kryera nga subjekti për këtë ngjarje të rëndë janë vetëm dy procesverbale deklarimi që u përkasin vëllezërve të viktimës, një vendim sekuestrimi automjeti, si dhe janë administruar dy akte teknike balistike. Gjatë shpalljes së vendimit, u evidentua se Bushati e ka pezulluar hetimin në shkurt të vitit 2004 dhe e ka mbajtur dosjen në kasafortë për dy vjet e gjysmë, derisa është gjetur nga drejtuesi i prokurorisë Shkodër në shtator të vitit 2007, kur gjatë kontrollit të ushtruar nga ky i fundit, është konstatuar se në kasafortë janë mbajtur dhe dy procedime penalë të tjerë.

Bazuar në këto zbulime, ndaj subjektit është dhënë masa disiplinore nga Prokurori i Përgjithshëm i kohës, që ka vendosur zbritjen në detyrën e oficerit të Policisë Gjyqësore për një vit.

Trupi gjykues vëren se kjo situatë nuk i është nënshtruar gjykimit në KPA, por është konsideruar në kuadër të vlerësimit të aftësisë së subjektit për të reflektuar dhe vetëkorrigjuar, apo të vazhdimësisë së të njëjtave qasje në vijimësi.

Lidhur me një tjetër çështje të denoncuar nga publiku, konstatohet se denoncuesi ka depozituar disa kallëzime penale në Prokurorinë e Shkodrës, ku ngriheshin për humbjen e kallëzimit penal në Komisiariatin e Policisë Shkodër. Sipas denoncuesit, kallëzimi penal ishte marrë nga subjekti, i cili nuk kishte kryer asnjë veprim procedural. Në 2008-ën, denoncuesi ka depozituar kallëzim penal dhe ndaj prokurorit Bushati.

Sipas KPA, vërtetohet se kallëzimi ndaj një zyrtari publik është përcjellë në prokurori në vitin 2002 nga ana e komisariatit të policisë dhe është marrë me nënshkrim nga prokurori Agron Bushati. Rezulton se subjekti nuk e ka regjistruar kallëzimin në regjistrin e prokurorisë. Po ashtu, nuk gjendet ndonjë veprim procedural i subjektit për të kundërshtuar këtë fakt, megjithëse ndaj tij ka pasur hetim penal për një periudhë gjashtëvjeçare. KPA vëren se subjekti nuk arriti të provojë se nuk e ka nënshkruar ai dhe se nënshkrimi nuk ishte i tij. Mosveprimi i subjektit për mosregjistrimin e çështjes ka vijuar deri në vitin 2008, kur denoncuesi ka kryer kallëzim dhe ndaj tij.

Mosveprimi çmohet se është në kundërshtim të hapur me Kodin e Procedurës Penale. Sipas KPA, subjekti me mosveprimin e tij ka cënuar jo vetëm interesat e kallëzuesit, por edhe interesat e ligjshme të shtetit, duke krijuar perceptimin në publik se ndjekja penale ndaj funksionarëve publikë nuk ushtrohet nga organet e drejtësisë, pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të një qytetari në një hark kohor prej mbi 10 vitesh.

KPA çmon se subjekti ka diskretituar rëndë pozitën dhe figurën e prokurorit si mbrojtës i interesit publik, si dhe të perceptimit të sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

Lidhur me problemin tjetër të ngritur në ankim, që ka të bëjë me një video ku subjekti shfaqet në makinën e tij me armë të ftohta, prova të prokurorisë, trupi gjykues vlerëson se përdorimi i një sendi që ka qenë provë materiale, i marrë në vendin e ruajtjes në organin e akuzës ku Bushati ushtronte detyrën, është një veprim në kundërshtim të hapur me rregullat për marrjen, ruajtjen e disponimin e tyre.

“Përdorimi i provave materiale në kushte paligjshmërie të hapur, në këtë rast, nga një prokuror që njeh rëndësinë e tyre, për më tepër një arme të ftohtë, veç rrezikut që mund të ketë për personat e pranishëm, mund të cënoje dhe procesin penal për të cilin janë administruar, duke cënuar interesat e individit e të shtetit. Këto veprime cilësohen si shkelje shumë të rënda”, vlerëson Kolegji.

Bazuar në këto konstatime, KPA konkludon se subjekti ka pasur një sjellje jo të përshtatshme e të vazhdueshme, që nuk është rikuperuar dhe pas vendosjes së dy masave disiplinore në vitin 2005 e në 2008-ën.

Në përfundim, Kolegji çmon se në vlerësimin tërësor, konkludohet se prokurori Agron Bushati ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. Për rrjedhojë, u vendos ndryshimi i vendimit të KPK dhe shkarkimi nga detyra i këtij subjekti rivlerësimi./ BIRN

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 18 janar 2026
Breaking Views

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 18 janar 2026

07:40 - 18/01/26
Diell dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot
Breaking Views

Diell dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot

07:32 - 18/01/26
Operacioni me 12 të arrestuar në Itali e Shqipëri, Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarë
Aktualitet

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

23:00 - 17/01/26
Para
Ja pse e morën në pyetje ish-kryebashkiakun e Tepelenës Tërmet Peçi në SPAK

Ja pse e morën në pyetje ish-kryebashkiakun e Tepelenës Tërmet Peçi në SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 18 janar 2026
Breaking Views

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 18 janar 2026

07:40 - 18/01/26

Dashi Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj, duke ndarë momente të veçanta dhe biseda të sinqerta...

Lexo më shumë
Diell dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot

Diell dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot

07:32 - 18/01/26
Operacioni me 12 të arrestuar në Itali e Shqipëri, Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarë

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

23:00 - 17/01/26
SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar

SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar

22:25 - 17/01/26
Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)

Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)

22:24 - 17/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com