GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KPA shtyn seancën për gjyqtaren Enkeleida Hoxha

17:39 - 23/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
KPA shtyn seancën për gjyqtaren Enkeleida Hoxha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Seanca publike për ankimin e gjyqtares  Enkeleida Hoxha ndaj vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësorë për shkarkimin e saj,  filloi 30 minuta me vonesë. Kjopër shkak se fillimisht nuk ishte i pranishëm as mbrojtësi as vetë Hoxha.

Pasi fillimit të seancës KPA lexoi se Hoxha kishte kërkuar ndër të tjera pezullimin e procesit deri sa ajo të mund të kishte akses në materialet që kishte lënë në zyrë.

Kryetarja e Kolegjit Albana Shtylla lexoi se gjyqtarja, e dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dy vjet burg në shkurt të këtij viti, kishte kërkuar akses te materialet që mbante në zyrë, por KLGJ e kishte refuzuar kërkesën.

Hoxha pretendonte në letër se në zyrë kishte materiale që ishin të rëndësishme për procesin dhe kërkoi pezullim të gjykimit në KPA deri sa vendimi penal të ishte i formës së prerë në mënyrë që ajo të mund të merrte materialet. Të njëjtën kërkesë e përsëriti në seancë edhe avokati Ardian Visha.  Përfaqësuesi i KLGJ-së në seancë dhe përfaqësuesit e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë e kundërshtuan këtë qëndrim, duke këmbëngulur se këto materiale nuk kishin lidhje me çështjen.

Pas rrëzimit të kërkesës Visha paraqiti kërkesa shtesë, përfshi thirrjen e dëshmitarëve nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë. Visha tha në fjalën e tij se procesi ndaj Hoxhës ishte politik dhe risolli në vëmendje se gjyqtarja ishte sulmuar publikisht nga kryeministri.

Ai tha se hetimet e ILD-së ndaj saj kishin filluar me një ankesë nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe vuri në dukje se ankimi ishte “dashakeqës”. Visha tha se i njëjti drejtor nuk kishte marrë asnjë masë ndaj punonjësve të tij që kishin rekomanduar lirimin e të dënuarve, vendime për të cilat është shkarkuar Hoxha. Ai tha se dëshmia nga Ministria e Drejtësisë ishte e nevojshme për të shpjeguar marrëveshjen e konvertimit të dënimit mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, për të cilën la të kuptohej se sipas tij ishte e paqartë.

KPA e rrëzoi sërish kërkesën duke e cilësuar thirrjen e dëshmitarëve si të panevojshme për procesin disiplinor, qëndrim që u mbajt edhe nga KLGJ dhe ILD në seancë.

Pas rrëzimit të kësaj kërkese Visha tha se nuk mund të vijonte mbrojtjen e Hoxhës dhe se ajo duhej të ishte vetë e pranishme për të bërë një mbrojtje efektive. Përfaqësuesi i KLGJ-së dhe ajo e ILD-së e kundërshtuan kërkesën, duke këmbëngulur se prokura i jepte avokatit tagra të mjaftueshme përfaqësimi. Por KPA pasi u tërhoq në dhomë këshillimi vendosi të pranojë kërkesën e tretë dhe shtyu seancën për në datën 14 prill. Kolegji tha se Hoxha do duhej të ishte e pranishme në seancën e radhës.

Gjyqtarja Hoxha ka ankimuar në Kolegj vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësorë që vendosi shkarkimin e saj për vendimet e lirimit të Hekuran Billës – i dënuar me burgim të përjetshëm në Mbretërinë e Bashkuar për një vrasje të kryer në 2006 si dhe të lIlir Pajës, i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda me 17 vjet burg.

 

Etiketa: Enkeleda HoxhaKPAseance

Lajme të lidhura

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet
Aktualitet

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

16:16 - 05/02/26
Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

16:05 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike
Aktualitet

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Para
Frikësohet se mos e helmojnë, Putin pushon 1 mijë pjesëtarë të stafit

Negociatat me Putinin janë e vetmja rrugëzgjidhje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll
Breaking Views

Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll

16:25 - 05/02/26

Mbrëmjen e së mërkurës, dy tërmete me magnitudë deri në 4 ballë u regjistruan në rajonin e Korçës, duke shkaktuar...

Lexo më shumë
Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

16:16 - 05/02/26
Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

16:05 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com