GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

KPK kallëzon Nezir Gjokën për fshehje pasurie. Daja i gjyqtares Etleva Deda përfundon për hetim nga Durrësi në Tiranë (Detajet)

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
KPK kallëzon Nezir Gjokën për fshehje pasurie. Daja i gjyqtares Etleva Deda përfundon për hetim nga Durrësi në Tiranë (Detajet)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një dosje penale voluminoze, e cila flet për ish-prokurorin e Apelit Tiranë, Nezir Gjoka, është transferuar për hetime të mëtejshme nga prokuroria e Durrësit në prokurorinë e Tiranës. Çështja penale, ka marë spunto nga një kallëzim që ka bërë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), ndaj subjektit të rivlerësimit Nezir Gjoka. Sipas kallëzimit gjatë hetimit administrativ subjekti me funksion prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë, Nezir Gjoka, rezulton të ketë pasur të ardhura të pajustifikuara, që krijojnë dyshime të arsyeshme për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë. Shumë të dhëna domethënëse ndaj këtij subjekti janë gjendur në raportin përfundimtar të anëtarëve të KPK-s, prova të cilat sollën dorëheqjen pa mëdyshje të prokurorit të Apelit Tiranë.

Miratimi i dorëheqjes së Nezir Gjokës, erdhi vetëm një ditë pasi ai kishte humbur gjyqin penal në gjykatë, të çështjes që flet për lobimin me dollarë Rusë, ku i pandehur ishte marë ish-kryeopozitari Lulzim Basha, kryefinacieri i PD Ilir Dervishi dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Arben Ristani. Por edhe pse iku me vullnetin e tij të lirë nga sistemi i prokurorisë, me shpresën e mospublikimit të materialit sensitiv të konstatuar nga KPK-ja, kusuret me ligjin për Nezir Gjokën, nuk paskan mbaruar.Prej disa kohësh ndaj tij, është bërë një kallëzim penal nga KPK në prokurorinë e Durrësit, duke u futur në listët e prokurorëve të kallëzuar me Petrit Fushën e të tjerë.

Nezir Gjoka, njihet si daja i gjyqtares Etleva Deda në gjykatën e posaçme SPAK dhe njeriu punëmbaruar në disa çështje të rëndësishme që ka pasur në dorë kjo gjyqtare. Ndërkohë çështja ndaj tij, për një periudhë është mbajtur në Durrës nga prokurorja Enkelejda Xhengo, e cila nuk e ka rregjistruar fare si proçedim penal kallëzimin e bërë nga KPK-ja në prokurori.

Por në datën 26 korrik 2022, Xhengo ja ka transferuar për moskopetencë kallëzimin e KPK-së prokurorisë së Tiranës. Duke i kërkuar kësaj të fundit, të kryejë verifikime dhe hetime nëse qëndrojnë pretendimet e ngritura në kallëzim.Në datën 6 shtator 2022, materiali kallëzues ka mbëritur në Prokurorinë e Tiranës. Aktualisht dosja është ndarë në short dhe mësohet se prokurori që është ngarkuar për të kryer hetime rezulton të jetë, Dritan Nushi. Ky i fundit e ka ende në verifikim materialin dhe nuk ka një vendim për rregjistrimin e procedimit penal deri në këtë fazë.

Por koha do të tregojë edhe vendimarjen e prokurorit Nushi, ndaj kallëzimit të KPK-së për sa i përket fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë nga ish-prokurori Nezir Gjoka. Ka të dhëna se veç Nezir Gjokës, prokuroria e Durrësit ka shpallur moskopetencën dhe dërguar për hetim të mëtejshëm prokurorisë së Tiranës dhe dy prokurorë të tjerë, që janë kallëzuar nga KPK për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: dosjem hetimemDuresEtleva DedahetimeKLPkorrupsionkryesore2Nezir GjokaPetrit FushaTirane

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”
Breaking Views

Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”

15:00 - 13/08/26
Para
Me drogë e 3 pistoleta në banesë, burg për shoferin e kreut të IMT në Bashkinë e Tiranës (EMRI)

Me drogë e 3 pistoleta në banesë, burg për shoferin e kreut të IMT në Bashkinë e Tiranës (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Diaspora dhe studentët do t’i japin impuls protestës”- Profesor Kreshnik Hakrama: Gjenerata Z, shpresa që i kishte munguar Shqipërisë
Aktualitet

“Diaspora dhe studentët do t’i japin impuls protestës”- Profesor Kreshnik Hakrama: Gjenerata Z, shpresa që i kishte munguar Shqipërisë

18:30 - 11/09/26

Profesori Kreshnik Hakrama ka vlerësuar rolin e të rinjve në protestat e fundit në Shqipëri, duke e konsideruar Gjeneratën Z...

Lexo më shumë
Hita kërkon intensifikimin e punës së Policisë për goditjen e krimit dhe rritjen e sigurisë në prag të vitit të ri shkollor

Hita kërkon intensifikimin e punës së Policisë për goditjen e krimit dhe rritjen e sigurisë në prag të vitit të ri shkollor

18:11 - 11/09/26
Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta profesor Albert Karriqi

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta profesor Albert Karriqi

18:03 - 11/09/26
Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

17:35 - 11/09/26
Debati për pagat e magjistratëve, Rama sulmon Gjykatën Administrative

Debati për pagat e magjistratëve, Rama sulmon Gjykatën Administrative

17:19 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com