GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

KPP anulon tenderin e biletave të parkingut të Spitalit “Nënë Tereza”, ja kush përfitonte

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
KPP anulon tenderin e biletave të parkingut të Spitalit “Nënë Tereza”, ja kush përfitonte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Prokurimit Publik anulon tenderin për biletat e parkimit tek spitali “Nënë Tereza”, që ishte organizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Kompania “Luar Bros” shpk ka bërë ankesë pranë Komisionit pasi dokumentet për tenderimin kanë kërkesa të cilat kufizojnë mundësitë e operatorit ekonomik për të garuar.

Tenderi me Nr. REF-22164-03-16-2022 me vlerë 20 milionë të vjetra ka disa parregullsi me mënyrën se si janë formuluar kriteret.

Sikur të mos mjaftonte fakti që shqiptarët duhet të paguajnë bileta për të hyrë me makinë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, përpos këtyre kostove duhet t’u shtohet fondi publik për letra për bileta ku nuk konstatohet abuzimi.

Natyrisht që ankesat nga kompanitë pjesëmarrëse ndodhin sepse dokumentacioni kopsitet në mënyrë të tillë që të skualifikojë konkurrentët nga gara për të ngelur në fund fituesi që është i paracaktuar nga ai që organizon tenderin, në këtë rast Agjencia Ekonomike Mbështetëse në varësi të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Sipas Luar Bros shpk kërkesa e AEM-së për paraqitjen e 1000 (një mijë) mostrave për artikujt që prokurohen është një kërkesë e ekzagjeruar dhe shkon përtej asaj se çfarë është e nevojshme për realizimin e objektivit sepse testimi i produktit të kërkuar në pajisjet e zotëruara nga kompania mund të kryhet edhe me një sasi shumë më të vogël mostrash.

Ankesës së kompanisë Luar Bros shpk, Agjencia Ekonomike Mbështetëse i është përgjigjur duke thënë se argumentet janë të pabazuara dhe të pavërteta.

KPP-ja pasi ka marrë në konsideratë të dyja palët i ka dhënë të drejtë kompanisë që ka bërë ankesën duke rrëzuar AEM-në.

Gjithashtu Komisioni urdhëroi Agjencinë Ekonomike Mbështetëse të modifikojë dokumentet e tenderit sepse ato paraqesin kritere të cilat përbëjnë problem për kompanitë pjesëmarrëse.

Etiketa: Agjencia Ekonomike MbeshteteseanulonFSHZHKPPkryesore2Luar Bros shpk

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Dueli ndaj Chris Jenkins, Marku: Respekte kundërshtarit, por në ring fitoj unë

“Lufta në ring ka qenë ëndrra ime”, Marku për BBC: Vazhdoj rekordet ndaj Chris Jenkins

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com