GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

KPP i anulon tenderin, Eriselda e Lushnjes luan me 400 mln lekë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
KPP i anulon tenderin, Eriselda e Lushnjes luan me 400 mln lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni Luan Kapri vazhdon “luftën” duke denoncuar kryebashkiakët për abuzime me tenderët. Përmes kompanisë “Rej shpk” që ai zotëron ndër vite, Kapri ka përfituar miliarda lekë tendera të dyshimtë, por kohët  e fundit nuk ka marrë aq sa donte. Dhe për këtë arsye po denoncon cdo tender që ai ka marrë pjesë, por nuk ka fituar. Vetëm një ditë më parë Gijotina.com tregoi përplasjen e tij me ARRSH-në dhe Bashkinë Vorë për dy tenderë. Ndërsa tani radhën e ka Eriselda Sefa e Bashkisë Lushnjë. Në një dokument pranë Komisionit të Prokurimit Pulik tregohet se Luan Kapri ka denoncuar tenderin e pastrimit.

Konkretisht, bëhet fjalë për prokurimin me objektiv “Shërbimi i pastrimit dhe grumbullimi i mbetjeve urbane në Bashkinë Lushnje”, me fond limit 39,535,611.94  lekë pa TVSh. Ky tender është parashikuar për t’u zhvilluar më datë 19.10.2022. Por denoncimi i Kaprit i ka ndërprerë procedurat. Kapri e ka bërë denoncimin me datë 6 dhjetor 2022. Ku ka kërkuar rishikimin e fondit limit të procedurës së prokurimit objekt-ankimi. Si dhe kryerjen e akt-ekspertimit të përllogaritjes së fondit limit.

Ankesat

Më tutje në këtë ankesë ai shprehet se afati që ka lënë Bashkia Lushnje në dispozicion për pastrimin e qytetit është i pamjaftueshëm. Nga eksperinca që ka kjo kompani në këtë fushë kërkon që të  paktën afati të zgjatet në disa vite. “Duke marrë shkas dhe nga shumë autoritete kontraktore analoge si Bashkia Tiranë, Bashkia Himarë, Bashkia Sarandë etj. Këto lloj shërbimesh janë parashikuar të kryhen për disa vite, 3-5. Dhe jo për një vit siç është parashikuar nga Bashkia Lushnje. Ky lloj shërbimi kompleks kërkon një lloj të veçantë organizimi dhe zbatimi duke qenë se investimi në mjete, pajisje dhe fuqi punëtore është tepër e lartë. Dhe për 1 vit për ne si ofertues është e pamundur përballimi i kostove të këtij shërbimi”, thuhet në ankesë. Ndërsa shprehet se plani i Bashkisë nuk është hartuar me përpikmëri për t’u vënë në zbatim.

Gjetjet e KPP

Nga ana tjetër, edhe Komisioni i Prokurimeve Publike ka konstatuar parregullësi në këtë prokurim.  Sipas vendimit të komisionit, Bashkia nuk ka përllogritur si duhet kohën e punimeve dhe kostot. Sipas arsyetimit të vendimit, nuk tregohet sa punë do të kryhet në ditë, të përpjestuar me numrin e ditëve që do kryhet ky shërbim.

“Duke u nisur nga specifikimet teknik edhe preventivit të publikuar kuptohet qartë që sasitë përkatëse të zërave të punimeve janë për njësi kohe të ndryshme (m2 në ditë apo m2/në vit). Sipas specifikimeve teknike Kontraktori duhet të fshijë 274.050,63 m2 natën. Ku ky shërbim do të jetë cdo ditë të vitit pra 365 ditë. Kurse sipas preventivit të hartuar kuptohet ndryshe, sikur 274.050,63 m2 do të fshihen gjithsej për gjithë vitin pasi në preventiv nuk ka një kolonë tjetër ku sasia në ditë të shumëzohet me ditët e punëve që do të kryhet ky shërbim. Kërkojmë nga AK saktësimin e sasive dhe preventivit në mënyrë që ne si OE ofertues të paraqesim ofertën tonë sa më të saktë dhe në përputhje me specifikimet teknike”, evidenton KPP.

Duke u nisur nga të gjitha pikat e lartëpërmendura me një vendim të datës 20 dhjetor 2022, Komisioni Publik i ka dhënë të drejtë Luan Kaprit dhe e ka anuluar tenderin Eriselda Sefës.

Lexo edhe: Vdekja e 60-vjeçares në Bashkinë e Lushnjes, Korreshi: Mjerim…

Etiketa: abuzimanulimDenoncimEriselda SefaLuan Kapritender pastrimi

Lajme të lidhura

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Para
“Ty të ha me dhëmbë”, aktori ‘kunjë’ Luizit: Dy kafshata të kam

“Ty të ha me dhëmbë”, aktori 'kunjë' Luizit: Dy kafshata të kam

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com