GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

KPP pezullon ankandin 2 miliardë lekë të Piro Vëngut, çohen për skrap blinda dhe armë

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
KPP pezullon ankandin 2 miliardë lekë të Piro Vëngut, çohen për skrap blinda dhe armë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka urdhëruar pezullimin e ankandit të Ushtrisë për shitjen për skrap të mjeteve të blinduara të vjetërsuara dhe armëve të nxjerra jashtë përdorimit. Në mbledhjen e datës 9 prill 2025, KPP mori vendim për ankandin me vlerë fillestare 145,623,149 lekë, pas ankesës së bizneseve për vlerësimin nga organizatorët.

Më konkretisht, urdhri për pezullim procedure ankandi i drejtohet Komandës Mbështetëse dhe Repartit Ushtarak

nr.4001 në Tiranë. Denoncimi i ankandit është bërë nga kompanitë pjesëmarrëse “Shijaku” SHPK dhe “Maresh” SHPK me bazë në Fushë Krujë.

Vendimi

Komisioni i Prokurimit Publik, pasi dëgjoi relatorin e çështjes dhe shqyrtoi informacionin e paraqitur nga kandidati ankimues, vëren se ““Shijaku” SHPK & “Maresh” SHPK kundërshtojnë vendimin e autoritetit shitës Komanda Mbështetëse Repartit Ushtarak nr.4001, për skualifikimin në procedurën e ankandit publik me objekt të shitjes “Shitje skrap metale të zeza dhe metale me ngjyrë” të përftuar nga kategorizimi i mjeteve të transportit, mjeteve të blinduara, agregateve dhe armatimit të vlerësuar jashtë përdorimit”, me vlerë fillestare 145,623,149 lekë. Dokumentet e kompanive mund të dorëzoheshin deri më 10 mars 2025, por tashmë ankandi është i pezulluar.

Komisioni i Prokurimit Publik, ka vendosur të kalojë për shqyrtim ankesën e paraqitur nga ana e kandidatit “Shijaku” SHPK & “Maresh” SHPK. Po ashtu urdhërohet pezullimi i procedurës së mësipërme të ankandit dhe moskryerja e asnjë veprimi nga Komanda deri në shqyrtimin e ankesës dhe marrjen e vendimit përfundimtar. Ndërkaq, Komanda Mbështetëse Repartit Ushtarak nr.4001 duhet të dërgojë brenda 5 dytëve pranë KPP  informacion të hollësishëm mbi procedurën e ankandit.

Për operacionin e ministrit të Mbrojtjes, Piro Vengu për dërgimin për skrap të mjeteve dhe armëve të vjetra të ushtrisë ka pasur edhe një ankesë tjetër

Bëhet fjalë për të njëjtin autoritet “Reparti Ushtarak 4001” dhe për të njëjtin ankand për shitje skrapi.  Ky denoncim është dërguar në KPP nga operatori ekonomik “RAFAELO 2002” shpk dhe është në proces shqyrtimi nga autoritetet e Ushtrisë.

Siç mund të shihet në dokumentin më sipër, nga ana e KPP akoma nuk janë bërë publike të dhënat mbi ankesën, por mësohet se edhe në këtë rast ka pretendime për skualifikimin nga gara e ankandit.

Denoncohet ankandi i Komandës së Forcave Tokësore

Janë disa ankande që po zhvillon Ministria e Mbrojtjes për të shitur armët e nxjerra jashtë përdorimit. Një të tillë po e organizon Komanda e Forcave Tokësore, Reparti Ushtarak 1001, që ishte planifikuar të mbahej më 25 mars 2025.  Operatori “CEKREZI METAL”, shpk  është ankuar më 10 prill 2025 në KPP, pasi pretendon se vendimi i komisionit të ankandit është i padrejtë.

Ky ankand e ka vlerën fillestare 507 milionë lekë, ndërsa për momentin nuk ka shpallur fituesin.

Nxjerrja e mjeteve të ushtrisë për skrap është bërë tashmë periodike, duke tërhequr kritika të ish-ushtarakëve se nuk ka një strategji për t’i zëvendësuar ose mirëmbajtjen e tyre. Kështu, një nga ankandet e mëdha e zhvilloi ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami në gusht 2013, para largimit. Prokurimi ku u nxorën në shitje anije, avionë dhe tanke u anulua pas zbulimit të skandalit. Më vonë ka pasur ankande të mëdha të shitjes së mjeteve të vjetra të ushtrisë nga ish-ministrja Mimi Kodheli.

Avionët dhe helikopterët ushtarakë, të prodhimeve ruse dhe kineze, të cilët tashmë ishin të papërdorshëm do të dilnin në shitje në ankand. Ankandi do të niste me shumën 614 milionë lekë. Në shitje ishin avionët Jak – 18 (6 copë) Mig – 15 (3 copë) Uti – Mig 15 (3 copë) Mig – 17 (4 copë) Uti – Mig 17 (4 copë) Mig – 19 (10 copë) Mig – 21 (6 copë). Helikopterët që u shitën për skrap ishin Mi – 4 (4 copë). Në vitin 2018 dolën në shitje për skrap sërish anije dhe avionë, mjete të blinduara dhe armatim me shumën fillestare afro 1.5 milionë dollarë.

Së fundmi, ministri Piro Vëngu po zhvillon ankande për shitje të blindave të vjetra dhe armatimeve, ndërkohë që është folur për një iniciativë për prodhimin e mjeteve të blinduara “Made in Albania”. Ndërkohë, operacioni i nxjerrjes për skrap të mjeteve duket se po shoqërohet me pazare dhe korrupsion.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: ankandblindat e ushtrisëPiro Vënguskrap

Lajme të lidhura

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve
Breaking Views

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26
Zjarr i madh tek pylli me pisha, ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës
Aktualitet

Zjarr i madh tek pylli me pisha, ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës

19:37 - 10/09/26
Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij
Kosovë & Rajon

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij

16:22 - 10/09/26
Para
Plagosi me armë 3 persona, dënohet me 32 vite burg shqiptari në Greqi

Plagosi me armë 3 persona, dënohet me 32 vite burg shqiptari në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK
Aktualitet

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

11:11 - 11/09/26

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

10:41 - 11/09/26
Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

09:57 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com