GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KQZ letër qeverisë dhe partive politike: Të shtyhet deri në 30 Maj vlefshmëria e mjeteve të identifikimit

19:42 - 20/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Votuesit jashtë vendit në listë më vete/ KQZ shkresë Ministrisë së Brendshme: Çregjistroni emigrantët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Qendror i Zgjedhje u është drejtuar me një letër Këshillit të Ministrave dhe partive politike, ku u kërkon shtyrje të afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për zgjedhësit me vendqëndrim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, deri në 30 maj 2025.

Sipas KQZ, nga informacionet e marra pranë Ministrisë së Brendshme dhe kompanisë së prodhimit të dokumenteve biometrike, aktualisht, rezultojnë të jenë 600 248 zgjedhës të pajisur me dokument identifikimi të pavlefshëm.

Nga këto, rezulton se rreth 900 (nëntëqind) zgjedhës jetojnë jashtë.

Letra e KQZ për këshillin e ministrave dhe partitë:

Prej datës 11 janar 2025 ka filluar procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë, nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (PER).

Ky proces do të përfundojë në datën 4 mars 2025.

Në takimet konsultative që KQZ ka organizuar përgjatë kësaj periudhe me përfaqësues të partive politike, si dhe me organizatat e shoqërisë civile me fushë veprimi brenda dhe jashtë vendit, është sjellë në vëmendje në mënyrë të përsëritur çështja lidhur me vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit.

Kjo problematikë është konstatuar tek një numër i konsiderueshëm i zgjedhësve brenda dhe jashtë vendit dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme në kuadër të mbarëvajtjes së procesit të votimit për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Nga informacionet që KQZ ka marrë pranë Ministrisë së Brendshme dhe kompanisë së prodhimit të dokumenteve biometrike, aktualisht, rezultojnë të jenë 600 248 zgjedhës të pajisur me dokument identifikimi të pavlefshëm.

Nga të dhënat e siguruara nga PER, rezulton të jenë regjistruar rreth 900 (nëntëqind) zgjedhës nga jashtë të cilët nuk zotërojnë një dokument identifikimit të vlefshëm.

Për sa më lart, bazuar në rëndësinë që ka votimi nga jashtë si dhe pamundësisë objektive të zgjedhësve jashtë vendit për t’u pajisur brenda afateve ligjore me dokument identifikimi të vlefshëm në kuadër të ushtrimit të të drejtës së votës, KQZ propozon marrjen në konsideratë të shtyrjes së afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për zgjedhësit me vendqendrim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, deri në 30 maj 2025.

Etiketa: KQZvota e emigranteve

Lajme të lidhura

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur
Aktualitet

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Para
Liderët botëror urojnë Trump si president i SHBA-ve

Liderët botëror urojnë Trump si president i SHBA-ve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane....

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com