GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

KQZ ndan fondet, Alibeaj pa kandidatë merr 1 milion dollarë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
KQZ ndan fondet, Alibeaj pa kandidatë merr 1 milion dollarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë ditën e sotme fondet vjetore për partitë politike në vend.

Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se fondi total për vitin 2023 është 245 milionë lekë.

Si forca që mori numrin më të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare, Partia Socialiste përfiton pjesën më të madhe të ‘tortës financiare për vitin 2023’. Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, selia rozë përfiton rreth 151.5 milionë lekë.

Partia Demokratike arkën e së cilës aktualisht e menaxhojnë Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, merr mbi 104 milionë lekë.

Ndonëse ky i fundit flet si kryetar i forcës më të madhe opozitare, dhe pikërisht për këtë edhe po paguhet, realiteti flet ndryshe. Alibeaj nuk arriti të nxjerrë as një të katërtën e numrit të kandidatëve për bashki, ku fenomeni i tëheqjes së një pjese të tyre u vu re që në ditët e para, e jo më të flasim për elektorat të djathtë, i cili tashmë është rreshtuar në krah të koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Por arka e ish-LSI, tashmë Partia e Lirisë do të jetë më e shfryrë, për shkak se në zgjedhjet parlamentare të 2021 mori më pak vota se në 2017. Për  2023, Partia Lirisë përfiton vetëm 15.577 mijë lekë.

Janë në total 11 parti që përfitojnë nga fondi vjetor prej 345.6 milionë lekësh, mes të cilave edhe “Nisma Thurje” e vetmja forcë politike që në zgjedhjet e 25 prillit 2021 nuk siguroi dot një mandat deputeti.

“KQZ merr në referimin fotografinë e parë të konfigurimit të kuvendit të Shqipërisë pavarësisht se gjatë legjislaturës konfigurimi i partive politike në kuvend mund të ndryshojë, por në interpretim korrektë të ligjit duhet t’i qëndrohet rezultatit të dalë nga zgjedhjet të përkthyer në numër mandatesh”, tha Celibashi në mbledhjen e sotme.

Viti zgjedhor i jep atyre mundësinë të përfitojnë para edhe për fushatën elektorale për bashkitë, përfshirë edhe PD, të cilën bojkoti i zgjedhjeve të 2019 nuk do ta penalizojë për paratë.

Fondi do të shpërndahet si më poshtë:

PS: 151 milionë lekë

PD: 106 milionë lekë

PL: 15 milionë lekë

PSD: 12 milionë lekë

PR: 11 milionë lekë

PDIU: 9 milionë lekë

PBDNJ: 8 milionë lekë

PAA: 8 milionë lekë

LZHK:  8 milionë lekë

PLL: 8 milionë lekë

Nisma Thurje: 6 milionë lekë

Fondet vjetore nuk do të jenë të vetmet që do të përfitojnë palët politike.  Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën fondin prej 100 milionë lekësh për financimin e partive politike në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Në zgjedhjet vendore të 2019, fondi ishte 65 milionë lekë, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të 2021 ka qenë 130 milionë lekë. Fondi do të do të llogaritet sipas rezultatit të zgjedhjeve të 2015-s, kjo për shkak të një neni kalimtar në Kod Zgjedhor, i cili detyron llogaritjen në bazë të këtyre zgjedhjeve, ndërkohë që normalisht do të duhej të ishte llogaritur vota e zgjedhjeve pararendëse të të njëjtit lloj.

 

 

Etiketa: fondeKryesore1parti

Lajme të lidhura

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!
Breaking Views

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë
Breaking Views

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Para
Pse këto fruta dhe perime duhet t’i ruani patjetër në frigorifer

Pse këto fruta dhe perime duhet t’i ruani patjetër në frigorifer

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com