GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KQZ njofton emigrantët në Greqi: Nëse postieri nuk ju gjen në banesë, merreni në pikat e postës

10:46 - 26/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
KQZ njofton emigrantët në Greqi: Nëse postieri nuk ju gjen në banesë, merreni në pikat e postës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një njoftim për emigrantët votues në Greqi. Në njoftimin e KQZ-së thuhet se kompania postare DHL, u ka dërguar një njoftim në email ose numrin e telefonit, me të dhënat e dorëzimit të zarfit të votimit.

Gjithashtu në njoftom shtohet se postieri do u dërgojë zarfin në adresën e deklaruar nga zgjedhësit dhe në rast se nuk ndodheni në banesë, zarfi dërgohet në një prej pikave më të afërta.Greqia u pranua nga vetë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi si zona më problematike për ndarjen e zarfeve. Në total 68,380 zarfe janë dërguar në Greqi, por kanë ardhur pas vetëm 2400 vota.

KQZ rendit edhe pikat postare që në disa zona do të qëndrojnë hapur me orar të zgjatur pune me qëllim zgjedhësit të shkojnë për të marrë zarfin në rast se nuk ndodhen në banesë. Shpërndarja do të vijojë në disa zona edhe të dielën.

Njoftimi i KQZ-së: 

Informacion për shqiptarët e regjistruar si votues nga jashtë nga Greqia për zgjedhjet e 11  Majit 2025. Lutemi ta shpërndani sa më shumë për miqtë tuaj.

Ju është dërguar një njoftim i ri nga DHL në email ose në numrin e telefonit, me të dhënat e dorëzimit të zarfit të votimit.
➡️ Postieri do të dorëzojë zarfin në adresën tuaj të deklaruar. Nëse nuk ndodheni në banesë në momentin e dorëzimit, zarfi do të dërgohet në pikën më të afërt të DHL.
➡️ Në disa zona do të vijojë shpërndarja e zarfeve edhe gjatë fundjavës (të shtunave dhe të dielave), me orar të zgjeruar.
➡️ Shumica e pikave të shërbimit të DHL do të jenë të hapura të shtunën, më 26 prill, me orar të zgjatur pune.
➡️ Njoftimet me e-mail/mesazh, sipas të dhënave të disponueshme, u janë dërguar sot të gjitha dërgesave që nuk janë dorëzuar ende.

Lidhur me oraret e hapjes

Ju lutemi kini parasysh se çdo pikë shërbimi ka orare të ndryshme pune, megjithatë shumica e tyre janë të hapura nga ora 09:00 deri në 18:00. Pikat e shërbimit të DHL në Athinë do të jenë hapur nesër, datë 26 prill 2025 si vijon:

Rruga Patision (Qendra e qytetit): 09:00 – 15:00

Rruga Filellinon (Qendra e qytetit): 09:00 – 15:00

Pire: 09:00 – 15:00

Rruga Alimos: 09:00 – 15:00

Glifada: 09:00 – 15:00

Nea Smyrni: 09:00 – 15:00

Pikat e shërbimit në pjesën tjetër të Greqisë:

Selanik (Rruga Vasilissis Olgas): 09:00 – 15:00

Selanik (Rruga Polytechniou): 09:00 – 15:00

Larisa: 09:00 – 15:00

Patra (Rruga Agiou Andrea): 09:00 – 15:00

Iraklio: 09:00 – 15:00

Hania: 09:00 – 15:00

Nëse keni marrë njoftim, por nuk keni marrë ende zarfin:

Lutemi kontaktoni zyrën qendrore të DHL në numrin +30 210 989 0000, duke përdorur numrin e identifikimit të zarfit (“αριθμός φορτωτικής”), ose kontaktoni numrat e zyrave më të afërta me adresën tuaj, të cilët i keni marrë sot, datë 25 prill, me mesazh në celular.

Dorëzimi i Zarfit të Votimit

Mund të kërkoni që DHL të vijë në banesën tuaj për të tërhequr zarfin; ose Mund ta dorëzoni personalisht në pikën më të afërt të DHL.

Etiketa: EmigrantëGreqiKQZ

Lajme të lidhura

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi
Aktualitet

Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi

17:59 - 19/12/25
Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik
Aktualitet

Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik

17:45 - 19/12/25
Para
Përmbyset  furgoni i pasagjerëve në aksin Fier-Levan, shoferi përfundon në spital

Përmbyset furgoni i pasagjerëve në aksin Fier-Levan, shoferi përfundon në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com