GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

KQZ shpall tender për auditim të qindra raporteve financiare të partive

14:24 - 21/05/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
KQZ shpall tender për auditim të qindra raporteve financiare të partive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qindra raporte financiare vjetore dhe të fushatave zgjedhore të partive politike, që u takojnë dy viteve të fundit 2021 dhe 2022, janë në pritje të auditimit. Pikërisht për këtë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka iniciuar procedurën tenderuese për përzgjedhjen e operatorit ekonomik dhe e cila do të përfundojë më 30 maj.

Deri më tani auditimi i raporteve financiare vjetore dhe raporteve financiare të fushatave zgjedhore është bërë nga auditorë të cilët i përzgjidhte Kuvendi i Kosovës përmes Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, por me ndryshimet e reja në Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike, kjo detyrë i është rikthyer KQZ-së.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, ka thënë për Radio Kosovën se auditimi do të përfshijë raportet vjetore financiare të partive politike për vitet 2021 dhe 2022 si dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 dhe të zgjedhjeve lokale të po të njëjtit vit. Sipas KQZ-së, numri i përgjithshëm i raporteve që do të auditohen është 215 dhe të gjitha ato janë në sirtarët e këtij institucioni.

“Është detyrim ligjor për partitë politike që deri më 1 mars të çdo viti të dorëzojnë në KQZ raportin vjetor financiar. Auditimit do t’i nënshtrohen 99 raporte financiare të partive politike që u takojnë dy viteve, 2021 dhe 2022. Ndërsa, siç është e ditur, gjatë vitit 2021 kemi pasur dy procese zgjedhore, parlamentare dhe lokale”, thotë Valmir Elezi nga KQZ-ja. “Prandaj, po sipas ligjit, subjektet politike që marrin pjesë në një proces zgjedhor e dorëzojnë raportin e tyre për deklarimin e shpenzimeve të fushatës. Si rrjedhojë, në procesin e audimit do të përfshihen edhe 116 raporte të tilla”, tha Elezi për Radio Kosovën.

Të gjitha këto raporte, tashmë veçse janë të publikuara më herët në ueb faqen e KQZ-së. Ky institucion kishte vendosur t’i publikonte këto raporte të paaudituara me sqarimin se të njëjtat mund të pësojnë ndryshime pas procesit të auditimit.

Por, pse është e rëndësishme të bëhet auditimi i këtyre raporteve që tashmë janë të njohura për publikun?

“Me qëllim të rritjes së transparencës para qytetarëve, prej disa vitesh KQZ-ja i publikon këto raporte edhe kur ato janë të paaudituara. Auditimi është proces që tregon nëse subjektet politike kanë zbatuar ligjet dhe rregullat e fushës së financave”, tha Elezi.

Sipas tij, ky proces është i domosdoshëm pasi Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike që funksionon në kuadër të KQZ-së, e ka për obligim ligjor që raportet përfundimtare të auditimit t’i dorëzojë në Zyrën e Prokurorit të Shtetit dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit, përfshirë Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Njësinë e Inteligjencës Financiare ose Administratën Tatimore të Kosovës, kur dyshimi për parregullsi bie nën kompetencën e njërës ose më shumë nga këto institucione.

Edhe në të kaluarën, procesi i auditimit ishte detyrë e KQZ-së, por më pas i kishte kaluar Kuvendit të Kosovës, për t’u rikthyer sërish në KQZ pas ndryshimeve në ligjin për financimin e partive politike i miratuar në shtatorin e vitit 2022./Radio Kosova

Etiketa: auditimKosovaKQZ

Lajme të lidhura

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta
Breaking Views

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate
Breaking Views

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra
Aktualitet

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
Para
Hovenier: Kosova është tashmë një vend që…

Hovenier: Kosova është tashmë një vend që...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi
Breaking Views

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

17:44 - 12/03/26

Polonia pret Shqipërinë në 26 mars, në kuadër të gjysmëfinales së Play Off të Botërorit. Federata Polake ka vendosur që...

Lexo më shumë
Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com