Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë sot vendimin për zëvendësimin e Tom Doshit në Kuvend.
Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ njoftoi se mandat do t’i kalojë kandidates së renditur e treta në listën shumë emërore, Jetmira Rraboshta.
Nga verifikimi i të dhënave të formularit të dekriminlizimit ka rezultuar se kandidatja, Jetmira Rraboshta nuk ka asnjë dënim penal.