GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

KQZ: Vetëm 85 votues deri më tani në katër komunat veriore të Kosovës

13:27 - 21/04/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
KQZ: Vetëm 85 votues deri më tani në katër komunat veriore të Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në katër komunat veriore, deri në orën 11:00 në katër komunat veriore, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok. Zveçan dhe Mitrovicë të veriut, kanë votuar vetëm 85 qytetarë.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniçi ka informuar se sipas informatave që kanë pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në Leposaviq kanë votuar 46 votues, në Zubin Potok shtatë votues, në Mitrovicë të Veriut 32 votues, ndërsa në Zveçan asnjë deri më tani.

“Sipas të dhënave që kemi pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11:00 është si: në Leposaviq kanë votuar 46 votues, në Zubin Potok 7, Zveçan 0 dhe Mitrovicë e Veriut 32 votues”, ka informuar ai.

Teksa ekspertët kritikojnë KQZ-në për ndryshimin e qendrave të votimit ditën e fundit, RadoniՊ ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të pamundësisë që t’i hapin qendrat e rregullta të votimit, ky lajm ka qenë të mërkurën, dhe derisa janë përgatitur lokacionet e reja ka marrë pak kohë.

“Ndryshimi është bërë për shkak të pamundësisë me i hap qendrat e rregullta të votimit dhe kjo ka qenë për shkak se i gjithë informacioni që nuk mund t’i hapim këto qendra ka qenë diku të mërkurën dhe derisa i kemi përgatitur lokacionet e reja ka marr pak kohë. Por, ne i kemi ofruar qytetarëve njoftimin përmes platformës së KQZ-së, që i kemi dërguar lokacionet e reja. Ka qenë kohë e shkurtë, por ka qenë e pamundur me u bë më herët”, ka thënë Radoniçi.

Kryetari i KQZ-së fton të gjithë qytetarët e katër komunave që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni i kryetarit të komunës së tyre.

Etiketa: komunaKosove

Lajme të lidhura

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk ka kandidat konsensual, prioritet t’i evitojmë zgjedhjet
Breaking Views

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk ka kandidat konsensual, prioritet t’i evitojmë zgjedhjet

18:34 - 02/03/26
Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës: Do të ishte figura ideale
Breaking Views

Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës: Do të ishte figura ideale

16:57 - 01/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Jetmirit s’i del e keqja, sulmon përsëri produksionin e BBV: Nuk më lanë të bëja lojën time

Jetmirit s’i del e keqja, sulmon përsëri produksionin e BBV: Nuk më lanë të bëja lojën time

Discussion about this post

TË FUNDIT

Editoriali Rama-Vuçiç në FAZ/ Gazetari gjerman: Rruga drejt BE-së është e mbyllur
Breaking Views

Editoriali Rama-Vuçiç në FAZ/ Gazetari gjerman: Rruga drejt BE-së është e mbyllur

20:30 - 02/03/26

Gazetari i njohur gjerman, Michael Martens komentoi propozimin e përbashkët të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç në gazetën e tij, Frankfurter...

Lexo më shumë
Irani sulmon me dron hotelin në Bahrein, “Washington Post”: Si sulmet te Kullat Binjake

Irani sulmon me dron hotelin në Bahrein, “Washington Post”: Si sulmet te Kullat Binjake

20:15 - 02/03/26
“Po na shkatërrohet biznesi”, Korçë, dhjetëra qytetarë në protestë

“Po na shkatërrohet biznesi”, Korçë, dhjetëra qytetarë në protestë

20:03 - 02/03/26
Gjendet një çantë e dyshimtë në rrugën e Barrikadave në Tiranë, pritet njësia anti-eksploziv

Gjendet një çantë e dyshimtë në rrugën e Barrikadave në Tiranë, pritet njësia anti-eksploziv

19:37 - 02/03/26
Opozita vendos këngën “Çun Mulaj” kur mori fjalën deputetja socialiste

Opozita vendos këngën “Çun Mulaj” kur mori fjalën deputetja socialiste

19:31 - 02/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com