GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Krahasimi/ Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon, por me çmimet më të larta

14:23 - 20/08/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
EUROSTAT: Shqipëria sërish e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin për frymë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një krahasim me vendet e Rajonit e nxjerr Shqipërinë si vendin me pagat mesatare më të ulëta në Rajon nga njëra anë dhe me çmimet më të kripura në artikujt ushqimorë bazë.

Një prezantim të kostove e bëri Petraq Milo, sekretar për çështjet ekonomike dhe financave në Partinë e Lirisë, i cili theksoi se “Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave krahasuar me vendet e rajonit”.

Pagat

Sipas përllogaritjeve, Milo konkludoi se:

  • Paga mesatare në muaj në Shqipëri është 1.4 herë më e ulët se në Maqedoninë e Veriut, 1.5 herë më e ulët se në Bosnjë-Hercogovinë dhe në Malin e Zi dhe 1.7 herë më e ulët se në Serbi.
  • Paga mesatare bruto në muaj në Shqipëri është 709 Euro në vitin 2024.
  • Paga mesatare bruto në muaj në Maqedoninë e Veriut është 986 Euro.
  • Paga mesatare bruto në muaj në Bosnje – Hercogovinë është 1050 Euro.
  • Paga mesatare në Malin e Zi është 1024 Euro .
  • Paga mesatare në Serbi është 1183 Euro.

“Duket qartë, shtoi ai, se paga në Shqipëri është shumë më e ulët se pagat e vendeve të rajonit”.

Çmimet

Ndërkohë, tha më tej Milo, “niveli i çmimeve në Shqipëri është më i larti në rajon dhe në artikuj ushqimorë bazë, dhe sigurisht më i lartë se vetë mesatarja europiane”.

Shqipëria, deklaroi, “renditet në vendet e para krahasuar me vendet e rajonit”.

Sipas përllogaritjeve:

  • Në vitin 2023, Shqipëria kishte nivelin e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve sa 91% e mesatares së vendeve europiane.
  • Bosnja kishte nivelin e çmimeve sa 85% e mesatares së vendeve europiane, Mali i Zi sa 87% e mesatares europiane, dhe Maqedonia e Veriut  68 % e mesatares  europiane, që është vendin që ka nivelin më të ulët të çmimeve.
  • Në grupin e vetëm të ushqimeve në vitin 2023, përsëri Shqipëria ka nivelin më të lartë të çmimeve. Niveli i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri është sa 89.8% e mesatares së vendeve europiane.
  • Bosnja ka nivelin 83.9% të mesatares së BE-së, Mali i Zi sa 85.5% e mesatares, dhe Maqedonia e Veriut 68.5% e mesatares
  • Shqipëria ka nivelin më të lartë të çmimeve të ushqimeve, veçanërisht për vajin, bukën, mishin, peshkun dhe produktet e qumështit dhe vezët.
  • Shqipëria ka nivelin e 83.1% të mesatares europiane për bukën. Ndërkohë Maqedonia e Veriut e ka 68.5% të mesatares europiane.
  • Shqipëria ka nivelin e 81.0% të mesatares europiane për mishin. Ndërkohë Bosnja – Hercogovina e ka 73.6% të mesatares, Maqedonia e Veriut e ka 68.3%, dhe Mali i Zi e ka 69.6% të mesatares europiane.
  • Për çmimin e vajit, të produkteve të bulmetit dhe të vezëve Shqipëria ka nivelin më të lartë jo vetëm të  rajonit, por edhe më të lartë se mesatarja e vendeve europiane.
  • Niveli i çmimit të vajit në Shqipëri në vitin 2023 ishte sa 108.4% e mesatares europiane. Në Bosnje Hercogovinë ishte 87.9%, në Serbi ishte 105.9%, në Malin e Zi ishte 90.4% dhe në Maqedoninë e Veriut ishte 67.00% të mesatares europiane.
  • Niveli i çmimeve të bulmetit dhe vezëve në vitin 2023 në Shqipëri është sa 120.0% e mesatares europiane.
  • Ndërsa në Bosnje Hercogovinë është 91.8%, në Maqedoninë e Veriut ishte 0% të mesatares europiane, në Malin e Zi është 101.0%, në Serbi ishte 112.1% të mesatares europiane.
  • Në vitin 2023 çmimet e bulmetit në Shqipëri janë rreth 21% më të larta se mesatarja e vendeve europiane. Ndërsa çmimi i vajit është mbi 8.0% më i lartë se mesatarja e vendeve europiane.
Etiketa: CmimeKryesore1paga

Lajme të lidhura

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër
Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër

15:59 - 22/12/25
SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t
Aktualitet

SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

15:45 - 22/12/25
VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia
Aktualitet

VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

15:40 - 22/12/25
Para
Kultivuan bimë narkotike, arrestohen dy persona në Malësinë e Madhe

Kultivuan bimë narkotike, arrestohen dy persona në Malësinë e Madhe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër
Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër

15:59 - 22/12/25

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore, në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”. Sipas informacioneve, seanca e radhës është caktuar të...

Lexo më shumë
Anuela Ristani, “deal” me vëllezërit Bitri për tenderin 1,7 miliardë lekë, eliminon ofertat më të ulëta

Anuela Ristani, “deal” me vëllezërit Bitri për tenderin 1,7 miliardë lekë, eliminon ofertat më të ulëta

15:54 - 22/12/25
SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

15:45 - 22/12/25
VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

15:40 - 22/12/25
Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

15:30 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com