GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Krahu i djathtë i Ballukut, SPAK kalon për gjykim çështjen e Evis Berberit

09:58 - 09/12/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Evis Berberit, ish kreu i ARRSH-së, i cili është në burg si i dyshuar për abuzime me tenderat e institucionit që ai drejtonte.

Vartësi i besuar Belinda Ballukut akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar seancën e kaluar kërkoi gjykim të shkurtuar, ndërsa pretendoi pavlefshmëri të akteve, fshirje të korrespodencës dhe papërdorshmërinë e të dhënave të marrë nga celularët e tij, të sekuestruar gjatë hetimit.

Përmes avokatëve, ish-zyrtari i lartë Berberi, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, pretendoi se celularët e tij janë sekuestruar vetëm mbi bazën e urdhrit të prokurorit dhe jo me vendim të gjykatës, çka sipas tij përbën shkak për pavlefshmëri të akteve dhe të të dhënave, referuar vendimeve të gjykatës Kushtetuese. Valter Begaj ish-ortak i Berbetit dhe kompanitë DAAM shpk dhe Net Grup kërkuan kthim të çështjes për hetime të mëtejshme. Begaj dha shpjegime të detajuara para Gjykatës së Posaçme lidhur me pronësinë e kompanisë DAAM të cilën sipas SPAK e kontrollonte në mënyrë të tërthortë Evis Berberi dhe kompania fitonte tendera nga institucionet që ai drejtonte.

Bazuar në të dhënat e zbuluara në celularët e sekuestruar në shtëpinë e ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar SPAK ka çelur disa dosja të tjera penale dhe ka ngritur akuzë për shkelje të barazisë në tendera kryer në bashkëpunim edhe për zv.kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku lidhur me tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë e po ashtu për tenderin loti 4 unaza e madhe.

Belinda Balluku është e pezulluar nga ushtrimi i funksioneve me vendim të gjykatës së Posaçme dhe i është ndaluar e drejta për të dalë jashtë vendit. Lidhur me çështjen e saj pritet të vendosë gjykata Kushtetuese e vënë në lëvizje nga kryeministri Edi Rama që kundërshton pezullimin nga detyra të numrit dy të qeverisë.

Ndërsa Apeli i Posaçëm pritet të shpallë datën për shqyrtimin e ankimimit të Ballukut dhe dy vartësve të saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi të cilët ndodhen nën masën e arrestit në shtëpi.

 

Etiketa: BerberiSpak

Lajme të lidhura

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Para
Maliqi: SPAK ka marrë  zyrtarisht nën hetim Kreshnik Hajdarin për 4 kallëzime

Maliqi: SPAK ka marrë zyrtarisht nën hetim Kreshnik Hajdarin për 4 kallëzime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

Po sikur të çmenden deputetët?  Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike. M’u kujtua kjo...

Lexo më shumë
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com