GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Krahu i lirë” nga Ballkani tmerron sindikatat

në Botë, Ekonomi & Sociale, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
“Krahu i lirë” nga Ballkani tmerron sindikatat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas të dhënave të Institutit për Tregun e Punës dhe Studimet e Profesionit (IAB) aktualisht ka 1,98 milionë vende të lira pune në Gjermani.

Për të vepruar kundër mungesës kronike të fuqisë punëtore, qeveria gjermane planifikon të liberalizojë ligjin përkatës për migracionin e punës.

Një pjesë e paketës ligjore është e ashtuquajtura “Rregullorja e Ballkanit Perëndimor. Qeveria parashikon dy ndryshime themelore: Nga njëra anë kjo rregullore nuk do të jetë më e kufizuar në kohë – rregulloja e deritanishme zgjat deri në fund të vitit 2023 – nga ana tjetër numri i punëtorëve nga Ballkani do të dyfishohet në 50.000 punëtorë në vit.

 

Leja e punës – pa kualifikim

Kur në gjysmën e dytë të vitit 2015 në kulmin e krizës së refugjatëve erdhën më shumë se 1 milionë refugjatë nga Siria, Iraku e Afganistani përmes itinerarit të Ballkanit, atyre iu bashkangjitën edhe shumë njerëz nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Atëherë ata përbënin 30% të kërkesave për azil, megjithëse gati të gjitha kërkesat nuk njiheshin. Qeveria e Merkelit atëherë mbylli marrëveshje me vendet e Ballkanit për pranimin e refugjatëve të kthyer dhe në vitin 2016 u miratua Rregullorja e Ballkanit Perëndimor.

Me të lejohej ardhja e një kontigjenti të atyre që kërkonin punë pa pengesat burokratike të paraqitjes së kualifikimit. Dy kritere duheshin plotësuar: Kërkesa për lejen e punës duhet të paraqitej tek përfaqësitë gjermane në këto vende dhe më parë nuk duhej të kishe bërë kërkesë për azil.

Një rregullore që duhej të kënaqte të githa palët. Në Gjermani do të kishte imigrim të rregulluar të fuqisë punëtore pa kualifikim ose me kualifkim të mesëm. Nga ana tjetër do të lehtësohej gjendja e vështirë e tregut të punës në këto vende, ku sidomos rinia vuan nga papunësia.

Në Kosovë për shembull papunësia arrin 21%, ajo e të rinjve madje 55%. Kështu nuk të habit fakti që si pasojë e rregullores Agjencia Federale e Punës deri në fund të vitit 2020 ka dhënë 260.000 leje parimore për vizë dhe 98.000 leje për viza pune nga aplikuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

Frika nga dumpingu i rrogave

Këto shifra priten të rriten edhe më tej. Planet e qeverisë gjermane për Rregulloren e Ballkanit Perëndimor përshëndeten nga punëdhënësit gjermanë. Janë pikërisht ata që ushtrojnë presion të rregullt ndaj qeverisë që të liberalizojë kushtet e imigrimit për punë në Gjermani.

Shoqata e Sindikatave Gjermane, DGB është më kritike. Evelyn Räder, në bordin e kësaj shoqate thotë se DGB e përshëndet migracionin për punë, por thekson se kushtet e punës për punëmarrësit nga Ballkani duhen parë me shumë kujdes.

“Njerëzit që vijnë janë në masë të madhe të varur nga punëdhënësi i tyre. Ata kanë një leje pune, por kjo është e lidhur me vendin e punës që kanë. Kjo krijon frikë, që nëse nuk ulin kokën, mund edhe të kthehen.”

Nga ana tjetër ata nuk flasin gjermanisht dhe nuk informohen për të drejtat e tyre. Të gjitha këto bëjnë që në praktikë ata të pranojnë kushte më të këqija pune, thekson Räder.

Etiketa: Gjermanipunetoret nga ballkaniSindikatat

Lajme të lidhura

Transferimi i Erion Veliajt në burgun e Fierit, reagon Drejtoria e Burgjeve: Urdhri është sekret…
Breaking Views

Transferimi i Erion Veliajt në burgun e Fierit, reagon Drejtoria e Burgjeve: Urdhri është sekret…

16:54 - 29/10/26
“350 mijë euro investim”/ KUPA shpk fitoi tenderin për rrugën në Bulqizë, punimet ende të pambyllura
Breaking Views

“350 mijë euro investim”/ KUPA shpk fitoi tenderin për rrugën në Bulqizë, punimet ende të pambyllura

16:41 - 29/10/26
Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?
Aktualitet

Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

15:16 - 29/10/26
Para
Berisha apel administratës: Mos u bëni pjesë e krimit elektoral

Berisha apel administratës: Mos u bëni pjesë e krimit elektoral

Discussion about this post

TË FUNDIT

Transferimi i Erion Veliajt në burgun e Fierit, reagon Drejtoria e Burgjeve: Urdhri është sekret…
Breaking Views

Transferimi i Erion Veliajt në burgun e Fierit, reagon Drejtoria e Burgjeve: Urdhri është sekret…

16:54 - 29/10/26

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit, pas spekulimeve mediatike...

Lexo më shumë
“350 mijë euro investim”/ KUPA shpk fitoi tenderin për rrugën në Bulqizë, punimet ende të pambyllura

“350 mijë euro investim”/ KUPA shpk fitoi tenderin për rrugën në Bulqizë, punimet ende të pambyllura

16:41 - 29/10/26
Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

15:16 - 29/10/26
Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Berishës dhe 6 deputetëve të PD-së

Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Berishës dhe 6 deputetëve të PD-së

14:49 - 29/10/26
Ivi Kaso: Rama autokrat që duhet larguar, dhunon studentët dhe tallet me qytetarët

Ivi Kaso: Rama autokrat që duhet larguar, dhunon studentët dhe tallet me qytetarët

14:41 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com