GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kredia e re u rrit në korrik, kontributin më të madh e dhanë sërish individët

07:19 - 31/08/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Kredia e re u rrit në korrik, kontributin më të madh e dhanë sërish individët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sistemi bankar dha 24 miliardë lekë kredi të re gjatë muajit korrik, duke iu kthyer rritjes vjetore të huadhënies, pas frenimit të muajit qershor.

Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, kredia e re rezulton në rritje me 12.7%.

Edhe për korrikun kontributi kryesor në rritjen e kredisë erdhi në segmentin e individëve, ku kredia e re rezultoi në rritje me më shumë se 39% krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, këtë muaj edhe kredia për bizneset private iu kthye rritjes pozitive, me 5.3% kundrejt korrikut të vitit të kaluar.

Kreditimi i ekonomisë deri tani gjatë këtij viti është në nivele më të larta krahasuar me një vit më parë. Sipas Bankës së Shqipërisë, në shtatë muaj bankat kanë disbursuar rreth 133.6 miliardë lekë kredi, 11.1% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe për 7-mujorin, kontributi në rritje ka ardhur i gjithi nga individët, ku kredia e re është rritur me 58%, ndërsa për bizneset kredia e re paraqitet në rënie me 6.3%.

Megjithëse kredia e re është në rritje krahasuar me vitin e kaluar, ajo ende nuk ka arritur nivelet e periudhës së pandemisë. Kredia për individë po rritet me ritme të larta, e mbështetur sidomos nga kredia për blerjen e banesave. Por, te huadhënia për bizneset ndikimi i krizës duket ende i prekshëm, pavarësisht skemave të garancisë sovrane të qeverisë shqiptare (që ishin aktive deri në mesin e këtij viti) dhe lehtësimit të ofertës nga sektori bankar. Në tremujorin e dytë të këtij viti, bankat raportuan një lehtësim në standardet e kreditimit për bizneset, për herë të parë pas pesë tremujorësh në shtrëngim të vazhdueshëm.

Në fund të muajit qershor, portofoli total i kredisë për ekonominë arriti në 629.1 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja e portofolit të kredisë ka arritur nivelin 6.5%, ndërsa në fund të qershorit rritja me bazë vjetore kishte qenë më e ngadaltë me 5.9%. Pavarësisht se kredia e re ende nuk ka arritur nivelet e para pandemisë, teprica e kredisë paraqitet në rritje të qëndrueshme. Kjo rritje po ndikohet nga pakësimi i fshirjes së kredive të humbura, ristrukturimet e aplikuara pas pandemisë, që sollën një amortizim më të ngadaltë të portofolit, por edhe nga ndryshimet në strukturën e kredisë sipas produkteve.

Në dy vitet e fundit, kredia e re po shkon sidomos për qëllime afatgjata investimi, kryesisht në pasuri të paluajtshme. Kjo e ka ndryshuar strukturën e portofolit në favor të kredisë më afatgjatë dhe që siguron rritje më të qëndrueshme./MONITOR

Lajme të lidhura

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen
Breaking Views

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Para
Ekipi i ri! Basha u jep pushtet grave, zgjedh 4 nënkryetarë, zbulon aksionin politik: Ndryshime kushtetuese e reformim rrënjësor

Ekipi i ri! Basha u jep pushtet grave, zgjedh 4 nënkryetarë, zbulon aksionin politik: Ndryshime kushtetuese e reformim rrënjësor

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com