GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kredia konsumatore bie në stanjacion, çfarë po ndodh…

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Kredia konsumatore bie në stanjacion, çfarë po ndodh…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kredia konsumatore paraqitet në stanjacion në muajt e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për katër muajt e parë të vitit 2023, kredia e re për konsum e dhënë nga sektori bankar, duke përfshirë edhe overdraftet kishte vlerën e 10.6 miliardë lekëve, shifër kjo pothuajse e njëjtë me një vit më parë.

Shifrat tregojnë se në segmentin e kredisë konsumatore efektet e inflacionit dhe normave të interesit tashmë po shfaqen qartë. Vitin e kaluar, kredia e re konsumatore e dhënë nga sektori bankar shënoi norma rritje mjaft të larta, me 21% më shumë krahasuar me vitin 2021.

Por, fillimi i këtij viti ka sjellë një frenim të dukshëm dhe rritja e flukseve të reja të kredisë konsumatore është shumë afër zeros.

Vlera totale e portofolit të kredisë konsumatore në fund të muajit prill kishte vlerën e 70.4 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej 6.9%, nga 7.5% që kishte qenë rritja vjetore në fund të 2022. Për shkak të afateve më të shkurtra të maturimit, rënia e kredisë së re konsumatore reflektohet shpejt në ngadalësimin e rritjes së portofolit të matur si tepricë.

Ndërkohë, në segmentin kryesor të kredisë për individë, atë që financon blerjen e banesave, rritja po vazhdon edhe në pjesën e parë të këtij viti, ndonëse me ritme më të ngadalësuara krahasuar me vitin e kaluar. Shifrat tregojnë se për katër muajt e parë të vitit, sektori bankar disbursoi gjithsej 15.4 miliardë lekë kredi të reja për blerje banesash, në rritje me 7.2% krahasuar me një vit më parë.

Për këtë produkt, rritja reale e volumeve është më e lartë, duke pasur parasysh peshën e lartë që ka kredia në valutë të huaj dhe kryesisht në euro. Në pjesën e parë të këtij viti, kursi i këmbimit të euros me lekun ka vijuar rënien, duke ndikuar negativisht edhe vlerën statisikore të portofolit në monedhën europiane.

Ndërkohë, për kredinë konsumatore, efekti i kursit të këmbimit është shumë i vogël, duke pasur parasysh se ky produkt dominohet pothuajse tërësisht nga kredia në monedhën vendase.

Analizat e Bankës së Shqipërisë kanë treguar se kredia konsumatore zakonisht ka një natyrë prociklike, duke qenë se është një kredi që mbështet konsumin dhe ndjek rritjen e tij.

Për këtë arsye, ecuria e kredisë konsumatore mund të jetë një indikator për tendencat e konsumit privat në ekonomi. Një stanjacion i kredisë për konsum ka të ngjarë të ndikojë në ritme të ulëta të rritjes së konsumit privat në ekonominë shqiptare.

Pritet që ekonomia këtë vit të shënojë ritme rritjeje ndjeshëm më të ngadalta krahasuar me vitin 2022. Rritja e normave të interesit dhe ngadalësimi i kreditimit nga sektori bankar është një ndër faktorë kryesorë ku bazohet kjo pritshmëri.

Inflacioni i lartë gjatë vitit të kaluar e gërryer fuqinë blerëse të familjeve shqiptare, duke rritur paralelisht pasigurinë dhe duke ulur kërkesën për kredi konsumatore./E.Shehu-Monitor/

Burimi: BSH
Etiketa: bankakonsumatorikredia

Lajme të lidhura

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe
Aktualitet

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes
Aktualitet

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Para
Nis hetimi për vrasjet në burgun e Spaçit, kërkime për trupat e 44 të zhdukurve

Nis hetimi për vrasjet në burgun e Spaçit, kërkime për trupat e 44 të zhdukurve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26

Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e së sotme Shkodrën, ku mbeti i vrarë Aleksandër Koçeku. Viktima u gjet...

Lexo më shumë
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

21:39 - 11/07/26
Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

21:20 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com