GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kredia për shtëpi arriti rekord të ri në tremujorin e parë të vitit

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Kredia për shtëpi arriti rekord të ri në tremujorin e parë të vitit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Familjet shqiptare po rrisin edhe më shumë huamarrjen për blerjen e pasurive të paluajtshme, pavarësisht inflacionit të lartë.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për tremujorin 2022, kredia e re për blerjen e pasurive të paluajtshme shënoi vlerën rekord të 10.6 miliardë Lekëve ose 88 milionë Eurove, duke vendosur një rekord të ri historik.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kreditimi i sektorit është rritur me 48%. Në veçanti, muaji mars ka shënuar një rekord të ri për shumën e kredisë së re për shtëpi. Ajo ka shënuar vlerën e 4.9 miliardë Lekëve, duke kaluar rekordin e mëparshëm, që ishte shënuar në qershor të vitit të kaluar. Pas pandemisë, kredia për shtëpi ka marrë një shtysë të fortë, i nxitur nga një cikël i ri rritjeje i tregut të pasurive të paluajtshme.
Rritja e shpejtë e çmimeve ka bërë që individët ta shohin blerjen e një prone si investim më leverdi. Normat e ulëta historike të interesit kanë qenë gjithashtu një faktor shumë i rëndësishëm në mbështetje të tregut të pronave.

Edhe oferta për kredi në këtë segment ngelet shumë e lartë, sepse bankat e shohin zgjerimin në segmentin retail si një alternativë të mirë për të shpërndarë më mirë rrezikun e kredisë dhe për të siguruar rritje të qëndrueshme të portofolit.
Historikisht, kredia për shtëpi ka qenë ndër produktet më raportin më të ulët të kredive me probleme. Aktualisht, ky raport qëndron pranë nivelit 3%.
Nga ana tjetër, edhe rritja e ndjeshme e çmimeve të pronave në vitet e fundit ka ndikuar që individët të marrin hua në vlera më të mëdha për të përballuar blerjen e tyre. Sipas Bankës së Shqipërisë, çmimet e pronave u rritën me 9% vitin e kaluar.

Në perceptimin e aktorëve të tregut, kredia bankare ngelet një faktor i rëndësishëm në mbështetjen e kërkesës. Sipas agjentëve, të paktën një e treta transaksioneve në tregun e pronave financohen me kredi bankare.
Në teori, inflacioni i lartë dhe pritshmëritë për rritje të normave të interesit mund ta dekurajojnë huamarrjen afatgjatë në shuma të mëdha, siç është rasti i huave për shtëpi.

Rritja e çmimeve ul fuqinë paguese për të ardhura të njëjta dhe mund të shtojë pasigurinë e individëve për të ardhmen, ndërsa rritja e normave të interesit e bën më të kushtueshme pagesën e kredisë për shtëpi.
Në këtë fazë, ky efekt ndoshta mund të jetë më shumë psikologjik, sesa direkt, por, deri tani, nuk ka shenja se inflacioni po e ndikon vendimmarrjen e individëve për të blerë pasuri të paluajtshme.
Në fund të muajit mars, portofoli i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme arriti vlerën e 152 miliardë lekëve ose 1.26 miliardë Eurove.
Kredia për shtëpi ngelet ndër segmentet me rritjen më të lartë vjetore të portofolit, me 17.3%. Rritja vjetore është edhe më e lartë se niveli 14.6% që ishte shënuar në fund të vitit 2021./Monitor

Etiketa: ekonomikredi

Lajme të lidhura

Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë
Aktualitet

Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë

11:21 - 13/11/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

Çmimet e marketeve në Tiranë shkojnë deri në 50% më të shtrenjta se në rajon, rekord bulmeti

08:04 - 13/11/26
Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro!
Breaking Views

Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro!

21:45 - 12/11/26
Para
Drithëruese/ Rusët bombardojnë Kharkivin, foshnja 5-muajshe vdes në duart e babait

Drithëruese/ Rusët bombardojnë Kharkivin, foshnja 5-muajshe vdes në duart e babait

Discussion about this post

TË FUNDIT

Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë
Aktualitet

Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

18:38 - 13/11/26

Moti i keq dhe reshjet e shiut janë përkeqësuar duke shkaktuar kështu problematika në disa zona të veriut. Një numër...

Lexo më shumë
“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën

“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën

18:25 - 13/11/26
Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26
Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

15:51 - 13/11/26
Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

15:27 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com