GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kredia për shtëpi frenoi në qershor, por ngelet në vlerat më të larta historike

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
A ia vlen të investosh për të dhënë me qira?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja e kredisë për shtëpi u frenua në muajin qershor. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, sektori bankar dha rreth 4.6 miliard lekë kredi të reja për shtëpi, në rënie të lehtë me 0.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për të gjithë 6-mujorin, kredia e re për shtëpi e disbursuar nga sektori bankar arriti vlerën e 27.5 miliardë lekëve, në rritje me 13.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kredia e re për shtëpi këtë vit është në vlerat më të larta historike, e mbështetur sidomos tek normat e ulëta të interesit në monedhën vendase. 73% e kredisë së re për shtëpi këtë vit është dhënë në monedhën vendase. Kredia e re në lekë është rritur me 77% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në lekë për muajin maj zbriti në 4.59%, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë shënonte nivelin 5.21%. Norma mesatare e interesit e portofolit të kredisë për shtëpi në lekë ka prekur nivelin më të ulët që prej nëntorit 2022.

Ndërkohë, kredia në euro po bie ritme të shpejta dhe u tkurr me 43% për gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Sipas statistikave të bankës qendrore, tashmë portofoli aktiv i kredisë për blerjen e banesave ka arritur vlerën e 196.2 miliard lekëve, në rritje vjetore me 10.2%. Ky portofol përbën tashmë 25% të kredisë totale për ekonominë shqiptare.

Kredia e dhënë nga sektori bankar vazhdon të jetë një mbështetje thelbësore për kërkesën në tregun e pasurive të paluajtshme. Sipas rezultatete të vrojtimit për tregun e pasurive të paluajtshme, të kryer nga Banka e Shqipërisë, pesha e pronave të blera me hua bankare në 6-mujorin e dytë të vitit të kaluar arriti në 60%, nga 40% që kishte qenë në 6-mujorin e parë të vitit.

Rritja e shpejtë e kredisë në përgjithësi dhe e asaj për blerjen e pasurive të paluajtshme në veçanti duket se ka arritur pikën kur ajo vlerësohet se mund të përfaqësojë rrezik të shtuar për sektorin financiar.

Në fillim të këtij viti, ishte Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) që i sugjeroi Bankës së Shqipërisë vendosjen e një shtese kundërciklike kapitali për sektorin bankar. Në deklaratën e Bordit Ekzekutiv të FMN për Shqipërinë, thuhet se vendosja e një shtese kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit për bankat tregtare mund të merret në konsideratë në afatin e mesëm, për të forcuar më tej stabilitetin financiar. Sugjerimet për aplikimin e një norme kundërciklike lidheshin kryesisht tek zhvillimet në tregun e pasurive të palaujtshme dhe të kredisë së dhënë nga bankat për financimin e blerjes së tyre.

Banka e Shqipërisë reagoi ndaj këtyre shqetësimeve në fund të tremujorit të dytë 2024, duke aplikuar për herë të parë një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar. Sipas vendimit të Guvernatorit, Gent Sejko, norma e shtesës kundërciklike të kapitalit (KUNC) për Shqipërinë do të jetë 0.25 pikë përqind, nga zero që parashikohej në vendimin e mëparshëm. Të gjitha bankat tregtare në Shqipëri duhet ta plotësojnë këtë shtesë pas një viti, duke filluar nga data 30 qershor 2025./monitor

Burimi: BSH

Etiketa: kredi per shtepi

Lajme të lidhura

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe
Aktualitet

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes
Aktualitet

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Para
Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, automjeti përplas 30-vjeçarin

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, automjeti përplas 30-vjeçarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bellingham hero i Anglisë, “Tre Luanët” shkojnë në gjysmëfinale pas përmbysjes dramatike me Norvegjinë
Sport

Bellingham hero i Anglisë, “Tre Luanët” shkojnë në gjysmëfinale pas përmbysjes dramatike me Norvegjinë

09:05 - 12/07/26

Anglia është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, pasi përmbysi Norvegjinë me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë, duke siguruar...

Lexo më shumë
Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

21:39 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com