GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kreditë e reja me probleme u pakësuan vitin e kaluar, por u shtuan ato të humbura

10:53 - 10/05/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Kreditë e reja me probleme u pakësuan vitin e kaluar, por u shtuan ato të humbura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Raporti i kredive me probleme në fund të vitit të kaluar zbriti në nivelin më të ulët të 15 viteve të fundit. Në fund të vitit 2023, ky raport zbriti në 4.7%, nga 5% që kishte qenë në fund të vitit 2022. Ky tregues ka prekur nivelin më të ulët që prej tetorit të vitit 2008.

Treguesi i normës së prurjeve të kredive me probleme dhe ai i kredive me probleme të rikuperuara sugjerojnë se gjatë vitit 2023, sektori bankar ka regjistruar më pak kredi të reja me probleme. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2023, fluksi i kredive të reja me probleme ishte sa 1.9% e kredive të rregullta, nga 2.1% që kishte qenë ky raport një vit më parë.

Paralelisht, norma e rikuperimit të kredive me probleme shënoi rritje në 13% nga 12% një vit më parë. Ky tregues përfaqëson fluksin e ri të kredive me probleme që kanë kaluar në klasat performuese gjatë një viti, ndaj tepricës së kredive me probleme në fund të periudhës. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo ecuri tregon rritje të aftësisë së bankave për të rikuperuar kreditë me probleme.

Por, nga ana tjetër, norma e dështimit, që tregon shpejtësinë me të cilën akumulohen kreditë e humbura në krahasim me portofolin e përgjithshëm të kredisë, u rrit lehtë 1.4%, nga 1% një gjashtëmujor dhe një vit më parë.

Ky tregues shpreh fluksin e ri të kredive të humbura gjatë një viti ndaj tepricës së përgjithshme të kredisë në fund të periudhës. Rritja e normës së dështimit gjatë 12 muajve të fundit sinjalizon një rrezik të shtuar të aktivitetit kreditues.

Raporti i kredive me probleme në fund të vitit të kaluar zbriti në nivelin më të ulët të 15 viteve të fundit. Në fund të vitit 2023, ky raport zbriti në 4.7%, nga 5% që kishte qenë në fund të vitit 2022. Ky tregues ka prekur nivelin më të ulët që prej tetorit të vitit 2008.

Ecuria e kredive me probleme gjatë vitit të kaluar ishte ndjeshëm më e mirë se pritshmëritë.

Në përgjithësi, tendenca e raportit të kredive me probleme ka qenë pozitive për të gjitha kategoritë e kredisë. Përmirësimin më të madh vitin e kaluar e shënoi portofoli i kredisë për zhvillim biznesi. Raporti i kredive me probleme i kësaj kategorie ra në nivelin 6%, nga 7% në qershor 2023.

Portofolet e kredisë me vlerën më të lartë të raportit të kredive me probleme ishin kredia afatmesme (7%), ajo për biznese (6%) si dhe kredia në lek (5%).

Ndërkohë, raportin më të ulët të kredive me probleme vazhdon ta ketë kredia për investime në pasuri të paluajtshme, me 4.4%.

Brenda këtij segmenti, raport edhe më të ulët ka kredia për blerje banesash nga individët, që në fund të vitit të kaluar kishte një raport të kredive me probleme në nivelin 3.2%. Megjithatë, ky raport shënoi një rritje të konsiderueshme nga niveli prej 2.3% ku qëndronte një vit më parë.

Kredia për blerjen e pasurive të paluajtshme, kryesisht banesave, nga individët ngelet ende ndër produktet me performancën më të mirë cilësore për sektorin bankar. Megjithatë, rritja e raportit të kredive me probleme mund të jetë një sinjal kujdesi, duke pasur parasysh ritmet mjaft të larta të kreditimit në këtë segment të tregut gjatë viteve të fundit.

Gjithashtu, cilësia e kredisë në valutë të pambrojtur nga luhatjet në kursin e këmbimit ka rënë lehtë në krahasim me një vit më parë. Raporti i kredive me probleme për këtë portofol të kredisë shënoi 4.4% në fund të dhjetorit 2023 nga 4.2% një vit më parë. Në këtë ecuri ka ndikuar zgjerimi në stokun e kredive me probleme të kredisë për zhvillim biznesi dhe kredisë për tregti.

Peshën kryesore në tepricën e kredive me probleme të pambrojtur nga luhatjet e kursit të këmbimit vijon ta mbajë kredia për investime në pasuri të paluajtshme, por raporti i kredive me probleme për këtë kategori kredie ra në rreth 3.5%, nga 6.2% një vit më parë./MONITOR

Etiketa: kredite

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Bëri lëmsh Turqinë, biznesmenit shqiptar të dënuar për drogë i konfiskohen pasuritë – Historia

Bëri lëmsh Turqinë, biznesmenit shqiptar të dënuar për drogë i konfiskohen pasuritë - Historia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com