GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kreditimi i energjetikës rikuperohet nga efektet e pandemisë, prek nivelin më të lartë në pesë vjet

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kredia për kompanitë private të sektorit energjetik për herë të parë ka kaluar nivelet e para pandemisë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia për këtë degë të ekonomisë në fund të muajit gusht arriti në pothuajse 29 miliardë lekë ose rreth 238 milionë euro. Krahasuar me një vit më parë, kredia për sektorin energjetik është rritur me 9.2%, ndërsa vlera e portofolit ka kaluar nivelin prej 28.3 miliardë lekësh, që shënonte në mars të vitit të kaluar. Vlera e gushtit është njëkohësisht më e larta e regjistruar në serinë e statistikave të kreditimit të këtij sektori, të paktën për pesë vitet e fundit.

Para pandemisë, sektori i energjisë ishtë ndër degët më dinamike në huamarrjen nga sektori bankar. Mes fundit të vitit 2018 dhe marsit 2020, portofoli i kredisë për këtë sektor u rrit me rreth 76%. Pas muajit mars 2020, ky portofol ra në stanjacion, duke qenë një ndër degët që u ndikua ndjeshëm nga efektet e pandemisë.

Megjithatë, që nga muaji dhjetor 2020, tendenca e kreditimit të këtij sektori është në përmirësim. Në veçanti, muajt e verës kanë sjellë një rritje më të qëndrueshme, duke bërë që vlera e portofolit të tejkalojë nivelet e para pandemisë.

Sistemi bankar shqiptar ka mbështetur shumë projekte koncesionare për ndërtimin e veprave të reja energjetike, megjithëse fillimisht financimi i tyre projekteve u prit me një lloj skepticizmi.  Problemi kryesor ishte mungesa e garancive të mjaftueshme nga investitorët. Megjithatë, kjo pengesë u zgjidh gradualisht nëpërmjet vendosjes së kolateralit mbi asetet e HEC-eve, përmes pengut mbi makineritë e pajisjet, mbi të ardhurat nga shitja e energjisë dhe mbi aksionet e kompanive.

Sidoqoftë, financimet e sektorit bankar shqiptar përbëjnë një pakicë kundrejt totalit të investimit të kryer në veprat e reja energjetike në vitet e fundit. Kompanitë, që zotërohen nga investitorët e mëdhenj të huaj, si Gazsjellësi Trans-Adriatik, Devoll Hydropower ose Energji Ashta i kanë financuar investimet me kapitalet e tyre, ndërsa një pjesë e investimeve janë mëbshtetur me financime edhe nga bankat e zhvillimit ose nga banka tregtare jashtë Shqipërisë.

Të dhënat e viteve të fundit kanë treguar se bizneset e koncesioneve janë aktualisht mes ndërmarrjeve më fitimprurëse në Shqipëri, megjithatë, edhe ky biznes nuk është pa rreziqe afatgjata. Rreziku kryesor lidhet me faktorin natyror dhe pritshmëritë për prurjet e lumenjve në kohë, që në disa raste mund të jetë mbështetur në projeksione tepër optimiste. Të dhënat e këtyre viteve kanë treguar se prodhimi i energjisë nga HEC-et private ka qenë i luhatshëm, si rezultat i ndryshimit të prurjeve në basenet e lumenjve./Monitor

Etiketa: energjikreditim

Lajme të lidhura

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër
Aktualitet

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

15:06 - 12/09/26
Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada
Aktualitet

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

13:26 - 12/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Para
Qeveria ndryshon (lehtëson) për së dyti kushtet për Aeroportin e Sarandës, shtyhet sërish data e ofertave

Qeveria ndryshon (lehtëson) për së dyti kushtet për Aeroportin e Sarandës, shtyhet sërish data e ofertave

TË FUNDIT

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26

Vazhdon për më shumë se tre orë protesta qytetare kundër qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Është rrethuar...

Lexo më shumë
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

22:05 - 12/09/26
Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

21:40 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com