GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kremlini zotohet për masa të ndërsjella nëse SHBA vendos raketa në Gjermani

17:04 - 29/07/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Financial Times”: Rusia po përgatitet për sabotimin e Europës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Vladimir Putin, thotë se Rusia mund të dislokojë armë të reja sulmuese në përgjigje të një plani amerikan për vendosjen e raketave në Gjermani. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë sinjalizuar kohët e fundit gatishmërinë për të dislokuar armë me rreze të mesme veprimi që ishin të ndaluara për dhjetëra vite në bazë të një traktati të periudhës së Luftës së Ftohtë.

Televizioni shtetëror rus transmetoi të dielën festimet në Shën Petersburg me rastin e ‘Ditës së Marinës’. Të pranishëm në festime ishin drejtues të lartë nga 31 vende, përfshirë Kinën, Indinë, Iranin dhe Afrikën e Jugut.

Gjatë ceremonisë, marina ruse lëshoi raketa nga anije të ndryshme të flotës së Detit të Zi dhe avionët luftarakë fluturonin në qiell. Ky demonstrim force, bëhet ndërsa kohët e fundit Shtetet e Bashkuara njoftuan një plan të ri për të dislokuar në Gjermani raketa me rreze të gjatë veprimi deri në vitin 2026.

Për vëzhguesit e jashtëm dhe Presidentin Putin, kjo duket si një histori që përsëritet.

“Situata të kujton periudhën e Luftës së Ftohtë. Nëse SHBA-ja zbaton plane të tilla, ne do ta konsiderojmë veten të lirë nga moratoriumi i njëanshëm i vendosur më parë për dislokimin e sistemeve sulmuese me rreze të mesme dhe më të shkurtër. Do të marrim masa të ndërsjella”, tha Presidenti Putin.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shtëpia e Bardhë, zyrtarët amerikanë dhe gjermanë thanë se shfrytëzimi i aftësive të përparuara demonstron përkushtimin ndaj NATO-s dhe kontributit të saj për politikën e integruar evropiane për parandalimin e luftës.

Pavarësisht paralajmërimeve të fundit të Kremlinit, Ministria e Mbrojtjes filloi të publikonte video që tregonin prova me raketa balistike ndërkontinentale disa ditë përpara pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Në atë kohë, Presidenti Putin foli mbi planet për të angazhuar “forcën parandaluese” të ushtrisë ë tij, duke përfshirë një komponent bërthamor. NATO-ja tha se kjo gjuhë ishte e “rrezikshme dhe e papërgjegjshme”.

Që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, fuqitë perëndimore kanë qenë përkrahësit më të mëdhenj të Ukrainës nga ana financiare dhe ndihma ushtarake. Vendet e NATO-s premtuan kohët e fundit një ndihmë shtesë prej 43 miliardë dollarësh për vitin e ardhshëm dhe planet për vazhdimin e mbështetjes.

“Kjo mbështetje do ta bëjë Ukrainën më të fortë dhe më të aftë. Në fakt, gjithçka që po bëjmë, më shumë ndihma ushtarake, marrëveshje sigurie dhe bashkërendim, krijojnë bazat që Ukraina të triumfojë”, tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Ndërsa Shën Petersburgu dukej i kënaqur nga shfaqja ushtarake, ekspertët shqetësohen se gatishmëria e Rusisë dhe e SHBA-së për të vendosur armë me rreze të mesme veprimi mund të nxisë një garë të re armatimi./VOA

Etiketa: PutinRusi

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
“Çokollatë”, “mushkë”, “tym”, fletorja me kodet për drogën që ra në duart e SPAK

“Çokollatë”, “mushkë”, “tym”, fletorja me kodet për drogën që ra në duart e SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com