GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

“Krenaria Kryeministrore” e uljes së çmimit të energjisë

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Propaganda vijon! Pak muaj para zgjedhjeve, qeveria ul me 1 lekë për kWh çmimin e energjisë për abonentët familjarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Irena Beqiraj

Në 2024 shqiptarët paguanin për energjinë elektrike çmimin me tvsh më të lartë në rajon. Ndaj vendimi I ERE për të ulur me 1 lek çmimin të energjisë elektrike deri në fund të vitit 2025, e ka bërë Kryeministrin shumë krenar.

Pas 12 vjet reformash, ulja me 1 lek e çmimit të energjisë do ta rendisë Shqipërinë nga vendi me çmimin më të lartë në vendin e tretë pas Maqedonisë së Veriut edhe Serbisë, me një çmim me TVSH prej 0,0992 euro/ KWH. Sërish Kosova, Bosnja dhe Mali Zi do t’i kenë çmimet me tvsh më të ulta se Shqipëria.

Është interesant fakti që analizat e pavarura të ERE-s përkuan me sugjerimin që 4 muaj më parë Kryeministri i bëri Ministres së Energjetikës në Fier, ku ai e garantoi se nëse  do të ulte çmimin e energjisë qoftë edhe me një lek pensionistët e Fierit do të votonin PS-në.

Por më interesante se koincidenca midis vendimit “të pavarur” të ERE-s edhe qëllimeve politike të partisë në pushtet, mbetet preformanca financiare e kompanive energjetike. Megjithëse familjet paguajnë çmime jo të ulta krahasuar me rajonin, kompanitë shqiptare energjetike janë dukshëm më të varura nga subvencionet ose mbështetja buxhetore, krahasuar me kompanitë e rajonit.

Pra, kur bëhet fjalë për subvencionet në sektorin e energjisë, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, janë vendet që kanë akorduar më shumë subvencione kompanive të energjisë ndërsa Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi nuk kanë dhënë asnjë mbështetje financiare për këtë qëllim. Maqedonia e Veriut dallohet për dhënien e mbështetjes më të gjerë në raport me PBB-në edhe e dyta në radhë vjen Shqipëria (tabela: të dhënat e FMN).

E pra ka një paradoks. Si ka mundësi që aty ku energjia faturohet me çmim më të lartë për familjarët, në Maqedoni edhe në Shqipëri qeveritë japin më shumë mbështetje ose subvencione për kompanitë prodhuese dhe shpërndarëse të energjisë (përkatësisht 1,93% e Prodhimit të Brendshëm bruto në Maqedoni dhe 1,6% të PBB-së në Shqipëri? Ndërkohë që paguajnë shuma të papërfillshme të mbështetjes (rreth 0,01% te PBB-së) për familjet të cilat përballojnë çmimin më të lartë në rajon? Parimet e mirëmenaxhimit dhe e mirëqeverisjes do të na çonin në drejtim të kundërt me këtë që ndodh.

Ky paradoks e ka fillesën tek mungesa e kufirit ndarës midis politikave publike dhe qëllimeve tregtare të kompanive energjetike. Për sa kohë që kompanitë publike energjetike përdoren për qëllime të shumëfishta si publike dhe tregtare, pa një ndarje të qartë midis këtyre qëllimeve, qëllimet publike janë përdorur dhe do të përdoren si “mbulesë” për përformancën e dobët tregtare, duke rritur barrën e sektorit në buxhetin e shtetit, si dhe duke e bërë të pamundur transparencën. Efekti I parë I uljes do te ndihet në rritjen e kërkesës së kompanive për mbështetje buxhetore edhe nuk do të çuditesha që 1 lek për çdo KWh të harxhuar nga pensionistët  ti rëndonte  buxhetit me 5 lekë.

Megjithatë, nuk do të guxoja ta quaja keqmenaxhim, miqve të mi socialistë do t’ju mbetej qejfi. Ndërsa opozitarët do të më akuzonin për anshmëri, pasi sipas tyre shpjegimi i këtij paradoksi mund të çojë edhe më larg.

Por një gjë e them me siguri – Krenaria që ka ndjerë  Kryeministri për uljen me 1 lek të çmimit të energjisë, ulje e ofruar pikërisht 4 muaj para zgjedhjeve vërteton edhe një herë konstatimin e drejtë të Cezarit “  se një udhëheqës krenar është një udhëheqës i dobët”.

*Marrë nga “FB” i autorit

Etiketa: energjia elektrikeIrena BeqirajKrenaria Kryeministrore

Lajme të lidhura

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?
OP-ED

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

11:51 - 18/08/26
Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?
Opinion

Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?

16:05 - 10/08/26
Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
Para
Humb kontrollin e mjetit në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ndërron jetë drejtuesi

Makina del nga rruga, 4 të plagosur në Dibër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ditëve të nxehta po u vjen fundi, ja kur pritet të nisë rënia e temperaturave
moti

Parashikimi i motit për sot, 22 Gusht 2026

07:33 - 22/08/26

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga thuajse e njëjta situatë meteorologjike. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime...

Lexo më shumë
Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com