GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Krerët e UÇK-së mund të lirohen nga burgu? Rezoluta e Dick Martyt, Rama kërkesë KiE-së

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Krerët e UÇK-së mund të lirohen nga burgu? Rezoluta e Dick Martyt, Rama kërkesë KiE-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar kërkesën e Shqipërisë për KiE-në dhe raportin e votuar pak kohë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, ku hidhej poshtë rezoluta e Dick Martyt përsa i përket akuzave për trafikim organesh gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovë.

Rama shkruan se në kërkesën drejtuar Këshillit të Europës tregohet qartë që ky raport i pabazuar në prova dhe s’mund të çojë pas hekurave figurat drejtuese të UÇK-së, të cilët ndodhen të burgosur në Hagë.

“SHQIPËRIA i kërkoi zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës!

Në dritën e zhvillimeve të kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse edhe falë angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë, raporti famëkeq i Dick Marty-t nuk mund të gëzojë më rezolutën mbështetëse në fuqi.

Kuvendi i Shqipërisë ka përcjellë zyrtarisht në Këshillin e Evropës, rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, miratuar unanimisht në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik 2022.

Rezoluta u është dërguar:

  1. Vendeve anëtare dhe atyre me statusin e vëzhguesit të Këshillit të Europës;
  2. Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës;
  3. Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës;
  4. Presidentit dhe zv/presidentëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
  5. Sekretares së Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
  6. Komitetit për Çështjet Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
  7. Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (folloë up report) dhe si rrjedhojë një rishikim thelbësor të Rezolutës 1782 (2011).

Shqipëria riafirmon vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë e për të mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën dhe e konsideron këtë nisëm shprehje kuptimplotë të këtij vullneti.”-shkruan Rama.

 

 

Lajme të lidhura

Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave
Aktualitet

Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave

15:33 - 10/09/26
Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri
Aktualitet

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

14:08 - 10/09/26
Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën
Aktualitet

Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën

14:01 - 10/09/26
Para
Aksident i rëndë në Divjakë/ Makina përfundon në kanal, plagoset 20- vjeçari

Aksident i rëndë në Divjakë/ Makina përfundon në kanal, plagoset 20- vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata e Bolonjës i ul dënimin vrasësit të Aurora Tilës
Aktualitet

I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata e Bolonjës i ul dënimin vrasësit të Aurora Tilës

16:49 - 10/09/26

Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vite burg dënimin për të riun që ishte 15...

Lexo më shumë
Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij

16:22 - 10/09/26
Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, ndërron jetë një prej 6 të plagosurve

Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, ndërron jetë një prej 6 të plagosurve

16:09 - 10/09/26
Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave

Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave

15:33 - 10/09/26
Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

15:29 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com