GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Krerët e UÇK-së nuk ndahen, do të gjykohen së bashku në Hagë

18:44 - 20/06/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Krerët e UÇK-së nuk ndahen, do të gjykohen së bashku në Hagë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhomat e Specializuara në një përgjigje për T7 tregojnë që 4 të akuzuarit në Hagë do të gjykohen me procedurë të përbashkët.

Ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Sali Mustafa po mbahen në paraburgim pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ata u arrestuan pas urdhrit të Prokurorit të Specializuar me dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aktakuza ndaj tyre u konfirmua me 26 tetor të vitit 2020 teksa u bë publike me 5 nëntor të po të njëjtit vit.

Por gjykim ndaj tyre ende nuk ka filluar. E një datë se kur mund të fillojë gjykimi ndaj të akuzuarve nuk dihet. Meqë sipas Dhomave të Specializuara procesi është në fazën paragjyqësore.

Dhomat e Specializuara

Në  çështjen Prokurori Specialist kundër Thacit dhe të tjerëve  gjyqtari i procedurës paraprake ende nuk ka marrë vendim se kur lënda do të transferohet në trupin gjykues. Çështja është aktualisht në fazën paragjyqësore. Gjatë kësaj faze, Gjyqtari i Procedurës Paraprake mban seanca dëgjimore, sipas nevojës, për përgatitjen e procedurave dhe vendos për sfidat fillestare të ngritura nga i akuzuari (referuar si mocione paraprake). Prokurori Specialist duhet të ndajë me Mbrojtjen provat që mbështesin akuzën dhe deklaratat e të gjithë dëshmitarëve që Prokurori Special ka ndërmend të thërrasë në gjyq, si dhe dokumentet dhe provat që ai synon të paraqesë në gjyq. Po kështu, Mbrojtja duhet të ndajë me Prokurorin Specialist një listë të dëshmitarëve dhe çdo provë tjetër që ata synojnë të përdorin. Ky proces quhet zbulim. Në dëgjimet e fundit publike, Mbrojtja dhe Prokurori Specialist kanë diskutuar kur ky proces mund të përfundojë. I takon gjyqtarit të procedurës paraprake që të vendosë, bazuar në argumentet e palëve, kur do të paraqiten Dosjet e Procedurës Paraprake.

Ndërsa në Institutin e Kosovës për Drejtësi po thonë që gjyqtarët prokurorët dhe mbrojta e të akuzuarve duhet të bëjnë të pamundurën që këto gjykime të fillojnë sa më shpejt.

Mirëpo edhe pse nuk dihet data se kur të akuzuarit do të dalin para gjykatësit Dhomat e Specializuara bëjnë me dije që do të jetë një gjyq i përbashkët për Thaçin e të tjerët.

Lajme të lidhura

Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi
Aktualitet

Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi

17:59 - 19/12/25
Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik
Aktualitet

Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik

17:45 - 19/12/25
Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë/ Aksi Kakavijë-Janinë sërish i bllokuar
Aktualitet

Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë/ Aksi Kakavijë-Janinë sërish i bllokuar

13:55 - 19/12/25
Para
“Je ndarë me Shkëlzenin se kështu aludohet”/Armina Mevlani i jep fund dyshimeve

“Je ndarë me Shkëlzenin se kështu aludohet”/Armina Mevlani i jep fund dyshimeve

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com