GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kreshnik Hajdari fal 442 MLN lekë firmës së denoncuar nga KLSH për mashtrim me punimet

14:27 - 20/12/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kreshnik Hajdari fal 442 MLN lekë firmës së denoncuar nga KLSH për mashtrim me punimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreshnik Hajdari është kryebashkiak i regjistruar në dosjet e SPAK, por i pashqetësuar kryen abuzime me prokurimet e fondeve. Bashkia Kuçove ka zhvilluar së fundmi tenderin me objekt ‘Rehabilitim i digës Goraj’. Sipas preventivit do të pastrohen shkurret dhe dherat që kanë bllokuar digën si dhe do të bëhen disa përforcime me beton në pjesët ku është nevoja dhe ka dëmtime.

Këto punime do të zgjasin 8 muaj dhe firma fituese do të marrë 442 milionë lekë.

Procedura është shpallur më 1 nëntor 2024 dhe është lënë afat 17 ditë për dorëzimin e ofertave, ku kanë treguar interes dy kompani: “Z D R A V A” shpk dhe  “MF Invest Group” shpk. Kjo e fundit është përjashtuar nga “gara” në fillim, pasi nuk ka plotësuar saktë formularin e  vetëdeklarimit.

Edhe njëherë theksojmë që, sidomos në këto raste, ligji për prokurimet publike udhëzon Autoritetin Konkurrues që të njoftojë kompaninë për gabimet apo mangësitë që kanë në dokumentacione. Vetëm nëse nuk merret një përgjigje e duhur nga operatori atëherë mund të bëhet eliminimi i menjëhershëm nga gara.

Kryetari Hajdari ka vepruar sipas mënyrës së tij. Komsioni i vlerësimit e përjashtoi nga gara ofertën më të lirë, të firmës “MF Invest Group” shpk. Si rrjedhojë në fazën finale mbeti oferta e firmës “ZDRAVA” shpk me pronarë Faik Sinanaj – 20%, Kastriot Sinanaj – 20%, Ylli Zdrava – 20%, Arben Zdrava – 20% dhe Dashnor Sinanaj – 20%.

Më datë 5 dhjetor 2024, nga Agjencia e Prokurimit Publik është publikuar kontrata, ndërsa Open Data Albania e ka vlerësuar me “Flamurin e kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Këtu nuk është fjala vetëm për shkeljen e procedurave formale për tenderimin e vlerës 442 milionë lekë. Dyshimet ngrihen për një “pazar” të kryetarit, pasi kjo firmë nuk është serioze dhe është akuzuar nga KLSH për mashtrim. Firma ZDRAVA është favorizuar vazhdimisht nga zyrtarët në tenderë të tillë, duke marrë mbi 70 kontrata publike vitet e fundit.

Nga ana tjetër kjo firmë është skeduar për moskryerjen e punimeve publike sipas kontratave. Kujtojmë se në vitin 2022, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar mashtrimin me volumin e punimeve që ka bërë në një kontratë. Bëhet fjalë për tenderin me “Flamur të kuq” për rikonstruksionin e rrugës së fshatit Çekin dhe zëvendësimin e tubacionit kryesor të Ujësjellësit Çekin në Gramsh’.

Kontrata me vlerë rreth 1 milionë euro është lidhur nga kryetari i Bashkisë së Gramshit në vitit 2020, Klodian Taçe.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar abuzime në zbatimin e kësaj kontrate, ku Bashkia Gramsh ka likuiduar punime të pakryera. KLSH-ja ka kërkuar që të kthehen paratë në buxhetin e shtetit, por ka dyshime të forta se paratë mund të jenë ndarë sipas mes aktorëve të përfshirë në aferë. Ashtu siç dyshojmë po bën Hajdari në rastin konkret.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Kreshnik Hajdari është kryebashkiak i regjistruar në dosjet e SPAKpor i pashqetësuar kryen abuzime me prokurimet e fondeve.

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Caktohen ndeshjet e Conference League, spikat dueli Ajax-Aston Vila

Hidhet shorti i Conference League, ja përballjet e fazës play-off

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

Që nga ora 11:00 aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i bllokuar. Mijëra automjete kanë mbetur të izoluar në trafik,...

Lexo më shumë
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com