GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KAS la në detyrë Kreshnik Hajdarin si kryebashkiak të Kuçovës, PD: Vendimi krijon një precedent të rrezikshëm për zgjedhjet

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
KAS la në detyrë Kreshnik Hajdarin si kryebashkiak të Kuçovës, PD: Vendimi krijon një precedent të rrezikshëm për zgjedhjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike e ka cilësuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) për të lënë në detyrë Kreshnik Hajdarin si kryebashkiak të Kuçovës si një precedent të rrezikshëm për zgjedhjet.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në selinë blu, Marash Logu, deklaroi se vendimi është një përpjekje e hapur për të asgjeruar Ligjin e Dekriminalizimit, i cili u miratua si një garanci jetike për të pastruar pushtetin vendor nga persona me të shkuar kriminale.

“Pasi Gjykata e Posaçme (SPAK) e deklaroi fajtor dhe e dënoi zyrtarin e Partisë Socialiste për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, mbajtja e tij në detyrë përmes akrobacioneve juridike është e pambrojtshme. Ky vendim krijon një precedent të rrezikshëm, ku fshehja e të dhënave penale dhe mashtrimi i institucioneve shtetërore e zgjedhore jo vetëm që nuk ndëshkohen me largim nga detyra, por tolerohen publikisht.”, tha ai.

Ai shtoi se qytetarët e Kuçovës dhe Shqipërisë meritojnë të përfaqësohen nga zyrtarë që respektojnë ligjin, jo nga individë që e shkelin atë dhe që qëndrojnë në zyra me vendime të njëanshme.

Kujtojmë që KAS la pak ditë më parë në fuqi vendimin e KQZ-së për mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari. Hajdari u dënua me vendim të formës së prerë në korrik të 2024 me 6 muaj burgim për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, i konvertuar në shërbim prove.

Kryebashkiaku nuk kishte deklaruar një dënim të marrë 23 qershor të vitit 1999 me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Janinës për hyrje në territorin grek pa leje, i konvertuar në masë riedukuese të “qortimit” për shkak të moshës 17 vjeç.

DEKLARATA E PLOTE:

Vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për të lënë në fuqi mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, përbën një goditje të rëndë të shtetit të së drejtës dhe një cenim të drejtpërdrejtë të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve e votës së lirë.

Partia Demokratike e konsideron këtë vendim si një përpjekje të hapur për të asgjësuar frymën dhe germën e Ligjit për Dekriminalizimin (Ligji nr. 138/2015). Ky ligj u miratua si një garanci jetike për të pastruar administratën dhe pushtetin vendor nga personat me të shkuar penale dhe për të mbrojtur integritetin e zyrave publike.

Pasi Gjykata e Posaçme (SPAK) e deklaroi fajtor dhe e dënoi zyrtarin e Partisë Socialiste për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, mbajtja e tij në detyrë përmes akrobacioneve juridike është e pambrojtshme. Ky vendim krijon një precedent të rrezikshëm, ku fshehja e të dhënave penale dhe mashtrimi i institucioneve shtetërore e zgjedhore jo vetëm që nuk ndëshkohen me largim nga detyra, por tolerohen publikisht.

Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk mund të interpretohen me dy standarde për të mbrojtur interesat politike të pushtetit. Qytetarët e Kuçovës dhe të gjithë Shqipërisë meritojnë të përfaqësohen nga zyrtarë që respektojnë ligjin, jo nga individë që e shkelin atë dhe që qëndrojnë në zyra falë vendimeve të njëanshme.

Partia Demokratike deklaron se kjo betejë për ligjshmërinë dhe dinjitetin e votës do të vazhdojë në të gjitha shkallët e mbetura të gjyqësorit. Ne mbetemi të palëkundur për të mbrojtur standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nga çdo element që deformon vullnetin e sovranit.

 

Etiketa: KRESHNIK HAJDARIKryesore1KuçovePDreagim

Lajme të lidhura

Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve
Breaking Views

Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve

22:50 - 31/10/26
Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash
Aktualitet

Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash

22:29 - 31/10/26
Protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret
Botë

Protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret

22:03 - 31/10/26
Para
Platini shpërthen ndaj Infantinos: Gjithmonë e kam ditur që i pëlqenin shumë paratë dhe pushteti

Platini shpërthen ndaj Infantinos: Gjithmonë e kam ditur që i pëlqenin shumë paratë dhe pushteti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”
Sport

Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”

23:06 - 31/10/26

Derbi i tetë radhazi që Interi nuk arrin të triumfojë. Milani duket se është kthyer në një “makth” për zikaltrit...

Lexo më shumë
Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve

Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve

22:50 - 31/10/26
Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash

Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash

22:29 - 31/10/26
Protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret

Protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret

22:03 - 31/10/26
Protestat në Hamburg/ Iniciativa e “Gen Z regelt” shndërrohet në kaos, hedhin fishekzjarrë drejt policisë

Protestat në Hamburg/ Iniciativa e “Gen Z regelt” shndërrohet në kaos, hedhin fishekzjarrë drejt policisë

20:51 - 31/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com