GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kreshnik Spahiu ja pazaret e Edi Ramës me “non-gratën” kundër SPAK

11:12 - 06/04/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kreshnik Spahiu ja pazaret e Edi Ramës me “non-gratën” kundër SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti dhe juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka konfirmuar atë që gazeta “SOT” e raporton prej muajsh për një pazar të konsoliduar midis Edi Ramës dhe Sali Berishës, për të cilin një pjesë e lexuesve reagojnë të çuditur duke i konsideruar teori konspirative dhe halucinacione të pakuptimta.

Ditën e djeshme në një postim në rrjetet sociale, Spahiu thotë se ashtu si me Amnistinë Penale ndodhi edhe në 2008, ndërkohë që ka paralajmëruara lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha të shpallur “non-grata” nga Londra dhe Uashingtoni nga izolimi ku qëndron për shkak të “arrestit shtëpiak” sa i takon aferës së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Sipas Spahiut, në këtë mes ka një pazar të fshehtë që konkludohet në 5 pika, ndërkohë që thekson marrëveshjet Berisha-Rama gjithmonë fillojnë me falje dhe amnisti për njëri-tjetrin. Më poshtë po pasqyrojmë reagimin e zotit Spahiu.

Marrëveshja sekrete me 5 pika

“Marrëveshjet Berisha-Rama gjithmonë fillojnë me falje dhe amnisti për njëri-tjetrin. Kështu ndodhi në 2008 kur Berisha për t’i shpëtuar dosjes ‘Gërdeci’, i tha Ramës: “Kërko çfarë të duash, por vetëm mbylli protestat për vrasjen e 26 personave dhe plagosjen e 300 të tjerëve”. Rama e amnistoi Berishën dhe varrosi dosjen Gërdeci apo 21 Janarin. Berisha në këmbim i fali Kushtetutën dhe rotacionin politik. Këtë radhë kanë tregut më shume sinqeritet, sepse e filluan me Amnisti. Sigurisht amnistia nuk synon lirimin e ndonjë simpatizanti sepse askush prej tyre nuk është në burg. Amnistia si mjet juridik synon të mbyll çdo dosje penale kundër establishmentit. Pas amnistisë publike, është miratuar edhe një amnisti provate: “Rama-Berisha-Meta janë të paprekshëm”. Pas amnistisë ordinere që u votua ditën, ka dhe një amnisti private që u votua natën me pesë pika:

1. Lirimi pas dy javësh i Sali Berishës dhe heqja e arrestit shtëpiak.(nëpërmjet Gjykatës së Lartë”.

2. Kthimi i vulës së PD sërish tek Berisha (nëpërmjet gjykatës së Apelit).

3. Dobësimi dhe dekurajimi i SPAK.

4. Rama do vazhdojë kryeministër deri sa të jetë gjallë Berisha.

5. Berisha do vazhdojë kryetar opozite deri sa të jetë gjallë Rama.

Sigurisht që nëse Berisha lirohet dhe zyrtarët që morën një arkë peshk mbeten pas hekurave të burgut, nuk do ngelet asnjë prokuror apo gjyqtarë që të kenë kurajo të prekin apo vendosin pranga për tre emrat e paprekshëm Rama-Berisha-Meta. Për ata që nuk besojnë, do ishte mirë të durojnë. Gjatë muajit maj mbyllet amnistia politike. Ata po nxitojnë ende pa ardhur ambasadori i ri amerikan. Në korrik i keni të tre me pushime, jo së bashku por secili në “ishullin” e tij. Shqipëria e ndarë me bajraqe, vazhdon dominohet nga tre bajraktar. Ajo çfarë nuk e parashikoj dot, është: A do i mbyllin sytë amerikanët, nga amnistia që Rama-Berisha-Meta po i bëjnë njëri-tjetrit?”, shkroi dje Kreshnik Spahiu në rrjetet sociale.

Skema

Pra përpjekjet e kësaj aleance konsistojnë në degradimin e SPAK dhe mbajtjen e statusquosë me ligjin aktual elektoral, për të mbajtur larg çdo forcë politike që do të tentojë të rrezikojë pushtetin e tyre. Zhvillimet e fundit mbi pazaret e Edi Ramës me Sali Berishën erdhën si rezultat i panikut, ku padyshim Edi Rama i cili gëzon pushtet absolut ndihet personazhi më i kërcënuar nga reforma në drejtësi. Bashkë me të ndihet edhe oligarkët, biznesmenë si përfitues privilegjesh, tenderësh, leje ndërtimi, troje shtetërore apo dhe investitorë strategjikë, ku bëjnë pjesë nga kriminelë të rëndomtë deri në pseudobiznesmenë me të shkuar kriminale si produkt i qasjes kriminale të kryeministrit shqiptar. Nëse Edi Rama mund të ketë një fund tragjik për shkak të akuzave që rëndojnë mbi të si një nga personazhet më të korruptuar në tranzicionin shqiptar, frika e tij më e madhe shkon për fundin që mund të kenë biznesmenët që menaxhojnë financat e tij dhe të Sali Berishës.

Etiketa: analizeberishaKreshnik SpahiuRamaSpak

Lajme të lidhura

Salianji kandidat për kreun e PD, Biberaj: Nëse ka mbështetje të kandidojë, qëndrimi i Berishës…
Breaking Views

Salianji kandidat për kreun e PD, Biberaj: Nëse ka mbështetje të kandidojë, qëndrimi i Berishës…

19:44 - 21/04/26
Ilir Meta paraqet kërkesën: Mos më mbani në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore
Breaking Views

Ilir Meta paraqet kërkesën: Mos më mbani në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore

18:20 - 21/04/26
‘Kryengritja e radhës do jetë më madhështore’, Berisha: Të bashkohemi për rrëzimin e qeverisë së Ramës
Aktualitet

‘Kryengritja e radhës do jetë më madhështore’, Berisha: Të bashkohemi për rrëzimin e qeverisë së Ramës

14:10 - 21/04/26
Para
Theu arrestin shtëpiak, shitësi i drogës çohet në qeli

Theu arrestin shtëpiak, shitësi i drogës çohet në qeli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prezantohet trajneri Gvozdenovic: Objektivi i Elbasanit është “Final Four”
Sport

Gvozdenovic beson te finalja para sfidës me Egnatian: Ndeshja do të jetë e hapur, por do bëjmë maksimumin

08:12 - 22/04/26

Elbasani do të presë sot Egnatian në stadiumin “Elbasan Arena” për aktin e dytë gjysmëfinal të Kupës, pas barazimit 1-1...

Lexo më shumë
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Prill 2026

07:39 - 22/04/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 22 Prill 2026

07:36 - 22/04/26
Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…

23:16 - 21/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com