GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kreshnik Spahiu: Mos e ktheni mortin e një engjëlli në Referendum se…

19:06 - 03/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ilir Meta përfaqëson klanin më të rrezikshëm të…”/ Kreshnik Spahiu publikon faktet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kreshnik Spahiu

Nëse Rama jep dorëheqje prej aksidentit, a fiton dot ‘Opozita e Copëtuar’ zgjedhjet? Një ngjarje tragjike përfshiu dje Shqipërinë. Mes lotëve, pikëllimit, emocioneve dhe dhimbjes për humbjen e jetës së një engjëlli 7-vjeçar nuk munguan as brutaliteti politik i dy palëve. Qeveria që nuk njeh asnjë përgjegjësi për vdekjen dhe aksidentin, pavarësisht kaosit në lundrimin detar apo autorit të vrasjes që mban uniformë policie .

“Opozita e Copëtuar”, e cila amplifikoi një fushatë 24-orëshe për dorëheqjen e Ramës.

Parimisht, ajo si e pashpresë për të fituar zgjedhjet apo pritur 3-vjet, s’ka alternativë tjetër, por pret ndonjë vdekje apo aksident që Rama të largohet vetë se rrugë tjetër për ta larguar nuk gjen. I duhet ose vdekja e Ramës, ose dorëheqja. 24 orë janë duke monitoruar kronikën e zezë (vdekjet, plagosjet, aksidentet) e cila  është shpresa e vetme për ta rrëzuar këtë qeveri. Në fakt kjo qeveri duhet bjerë për 1000 arsye, por fatkeqësisht sapo futet në garë “Opozita e Coptuar”, ajo nuk bie por forcohet më shumë, dhe ky është një ekuacion pa zgjidhje.

 

E gjendur përballë një goditje ndërkombëtare, asaj i duhet të shkëpusë vëmendjen nga faktori jashtëm dhe të përqendrohet te ngjarjet brenda në vend. Parimisht, sërish më duket logjikë e drejtë e opozitës, por kjo vetëm sa i përket dy liderëve të saj, por jo turmës naive e cila nuk kupton se ç’mund të ndodhë nëse jep dorëheqjen Rama.

Pas dorëheqjes Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme dhe do kemi 4 alternativa:

1- Partia Socialiste

2- PD zyrtare me vendim gjykate e Bashës

 

3- PL Meta apo Metaj (që ende s’i dihet mbiemri)

 

4- Berisha pa parti dhe pa logo.

 

A e kuptoni se cili është rezultati zgjedhjeve?

Literalisht rezultat i njëjtë me zgjedhjet lokale të Marsit: DMTH, Partia Socialiste fiton më shumë se 25 Prilli i vitit 2023. Sepse përballë s’ka më një Opozitë të Bashkuar, por një Opozitë të Copëtuar

Sepse ka SHBA, BE dhe UK kundër. Për këto arsye, kush kërkon dorëheqjen e Ramës sot, qartazi bën lojën e socialistëve, të cilët do dyfishonin fitoren dhe numrat në parlament edhe për 4 vjet të tjera….. Prandaj mos e ktheni mortin e një engjëlli në Referendum se nuk ftohet mortja në funeral.

Etiketa: gomoneHimareKreshnik SaphiuOpinion

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Nesho zbulon pse iu bashkua Metës: Rama mban me thonj pushtetin, heronjtë e tij janë “të fortët”

Nesho zbulon pse iu bashkua Metës: Rama mban me thonj pushtetin, heronjtë e tij janë "të fortët"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com