GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kreu i diplomacisë franceze në Kiev, Putin e “përshëndet” me 40 raketa

18:05 - 13/01/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu i diplomacisë franceze në Kiev, Putin e “përshëndet” me 40 raketa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i ri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne, e siguroi Kievin gjatë një vizite befasuese të shtunën se Ukraina mund të llogarisë në mbështetje nga Franca, pas ndryshimit të kabinetit qeveritar francez javën e kaluar. Sejourne tha se Ukraina do të mbetet prioritet i Francës, derisa Moska i sulmoi rajonet ukrainase me raketa dhe dronë të shtunën.

“Ukraina është dhe mbetet prioritet i Francës. Në Ukrainë po ndodh mbrojtja e parimeve thelbësore të ligjit ndërkombëtar”, tha Sejourne në një konferencë për media në Kiev përkrah homologut të vet ukrainas, Dmytro Kuleba.

Ai shtoi se Rusia po shpreson se Ukraina dhe mbështetësit e saj do të lodhen, duke shtuar se “vendosmëria jonë është e paluhatshme, ne nuk do të dobësohemi”.

Kuleba e falënderoi Sejournen për vizitën në Kiev “pavarësisht bombardimeve të mëdha të radhës nga Rusia. I jam mirënjohës atij për guximin, që nuk kthye mbrapsht”.

Sejourne mbërriti në kryeqytetin ukrainas pak orë pasi Rusia filloi t’i sulmoi rajonet e saj jugore dhe lindore me raketa dhe dronë. Ukraina po e ka të vështirë të sigurojë të holla nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për luftën e vet kundër pushtuesit rus, me këtë të fundit që po ballafaqohet me kundërshtime nga anëtarja e vet, Hungaria.

Ministria e Jashtme e Francës e postoi një fotografi të Sejourne dhe shkroi se ai “mbërriti në Kiev për vizitën e tij në terren, në mënyrë që ta vazhdojë aksionin diplomatik të Francs atje dhe ta ritheksojë përkushtimi e Francës ndaj aleatëve dhe popullsive civile”.

Më herët gjatë ditës, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se Rusia lëshoi 40 raketa dhe dronë në drejtim të territorit ukrainas. Sipas tij, mbrojtja ajrore i zmbrapsi tetë sulme, ndërsa 20 të tjera nuk e goditën cakun. Raportohet se cak i sulmeve ruse ishin rajonet Harkiv, Luhansk dhe Donjeck. Në disa rajone të Ukrainës u lëshuan sirena për të paralajmëruar për sulme ajrore./ REL

Etiketa: franceziKievPutinRAKETA

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Kreu i Urgjencës rendit arsyet që disa persona të infektuar me koronavirus nuk krijojnë antitrupa

Situata e gripit dhe virozave, Brataj: Ja kur duhet të shqetësoheni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com