GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kreu i grupit njihej si “Baba” dhe furnizonte mafien shqiptare, shkatërrohet banda e drogës në Peru

17:26 - 19/10/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu i grupit njihej si “Baba” dhe furnizonte mafien shqiptare, shkatërrohet banda e drogës në Peru
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia peruane ka shkatërruar një nga grupet më të mëdha të narkotrafikut të njohur si “Rolls Royce”, e cila drejtohej nga një qytetar shqiptar i Malit të Zi.

Operacioni i quajtur “Protokolli 2023” u krye njëkohësisht në tre pika, ku u sekuestruan 114 pako kokainë, me vlerë mbi 10 milionë e 400 mijë dollarë amerikanë.

Drejtuesi i organizatës, i identifikuar si Nicola Berishaj, alias “Baba”, është një shtetas malazez, i cili dyshohet se vepron si emisar i trafikantëve shqiptarë të drogës.

Sipas autoriteteve, mafia shqiptare është një nga më të fuqishmet në Evropën Juglindore. Sipas agjentëve të antidrogës, organizata kriminale ishte gati të eksportonte drogën përmes portit Chalaco.

Mes të arrestuarve është edhe Segundo Fernando Sangama Flores, i njohur ndryshe si “Chuy”, i cili ishte përgjegjës për ruajtjen e pakove të kokainës. Sipas mediave vendase, operacioni erdhi pas disa muajsh hetime që i lejoi policisë të lokalizonte një shtëpi në San Martín de Porres, ku u gjetën pakot e drogës të vendosura në një furgon të vogël.

Njëkohësisht, në një zonë tjetër, Juan Reina Sánchez, alias Caballo, u arrestua në posedim të mijëra soles (monedha peruane), euro dhe dollarë. Sipas Policisë, Reina Sánchez ishte përgjegjëse për koordinimin me zonën e prodhimit në Huallaga dhe pellgun e lumit Palcazu.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1290 euro, 3587 dollarë dhe më shumë se 32 mijë soles në 100 kartëmonedha, përveç bizhuterive dhe dhjetëra pajisjeve që përdorte organizata për të komunikuar pa u zbuluar. Nga hetimi u zbulua gjithashtu se Nicola Berishaj, alias “Baba”, pozonte si pastor i një kishe ungjillore për të mos ngjallur dyshime. Pavarësisht se është identifikuar nga policia, Berishaj ka arritur të largohet nga vendi dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Sipas hetimeve, “Baba” kishte kryer tashmë të paktën një dërgesë droge drejt Europës së bashku me bashkëpunëtorët e tij peruanë. Autoritetet vijojnë kërkimet për Berishën dhe një person kyç në organizatë, i njohur si “Doktori”, i cili identifikohet si koordinatori kryesor për paketimin e kontejnerëve në portin e parë. Ky individ është identifikuar si Santiago Jiménez Velásquez, një njeri i besuar i kreut të grupit.

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Para
Olsi dhe Egli vendosin datën e martesës

Lidhja e Olsit me gazetaren, “shpërthen” Egli: Kurrë nuk ke...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com