GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kreu i grupit parlamentar të PD: Berisha është në të drejtën e tij të shqyrtojë çdo rrugë procedurale

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu i grupit parlamentar të PD: Berisha është në të drejtën e tij të shqyrtojë çdo rrugë procedurale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për “Opinion”, kreu i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj, ka folur për vendimin e kreut të opozitës për largimin e Berishës, ku tha se ky ka qenë një vendim i vështirë, ndërsa pohoi se Basha i ka dalë përballë këtij vendimi.

Sipas Rushajt,  Basha vendimin e ka marrë në interesin më të mirë të demokratëve dhe nuk ka dashur t’i vendosë përballë njëri- tjetrit demokratët.

“Unë jam aty dhe nuk dua të fshihem dhe as të justifikohem. Vendimi është shumë i vështirë. Unë besoj që Berisha asnjëherë nuk i ka marr njeriu lekë dhe nuk i ka kërkuar njeriu lekë. Si unë, ka shumë demokratë ashtu dhe vetë zoti Basha ka thënë që është e pamerituar. Zoti Basha ka marr një vendim politik. Është larguar nga emocioni që unë, anëtarësia, apo ai vetë ka. I është dashur të zgjedhë diçka që mund të kishte pasoja për PD, më e pakta izolimi i partisë nga SHBA. Basha e ndjen veten që ka ardhur nga një votëbesim ku mbi 85% e demokratëve e votuan dhe është shprehur se demokratët më kanë votuar për të marr vendime të forta. Për të evituar përçarjen po e marr i vetëm këtë votim” – u shpreh ndër të tjera Rushaj.

Ai gjithashtu është shprehur se Berisha është në të drejtën e tij për të bërë gjithçka brenda statutit të PD për të kërkuar anulimin e vendimit të Bashës. Nënkryetari i PD tha se Basha nuk kishte rrugë tjetër veçse përjashtimin e Berishës, pasi përpjekjet e tij për të gjetur një lloj kompromisi me SHBA dhe Berishën kishin dështuar.

“Doktor Berisha është në të drejtën e tij të shqyrtojë çdo rrugë procedurale për ta marrë atë vendim, siç Basha si kryetar partie është në të drejtën e tij që të marri një vendim dhe të diskutohet është apo jo i drejtë. Do të mashtroja po të thoja që vendimi është pa kosot për PD, Berisha dhe emri i tij është i lidhur me emocionet e shumë demokratëve. Unë nuk kam qenë pjesë e këtij diskutimi me Berishën, para zgjedhjeve jo se askush nuk kishte asnjë ideje për këtë pjesë. Pasi u shpall vendim, kam komunikuar me Bashën dhe më ka thënë se ka komunikuar si me partnerët tanë si dhe me Berishën për të gjetur një zgjidhje që nuk ishte kjo dhe nuk kishte gjetur një lloj kompromisi. Kjo ishte e vetmja e rruga që i kishte mbetur”-Rusha

Kujtojmë që Alfred Rushaj ka qenë pjesë e kabinetit të Berishës në mandatin e dytë qeverisës të PD, si zëvëndës Ministër i Financave.

Etiketa: Alfred RushajPDSali Berisha

Lajme të lidhura

Aktivisti Gent Progni: Ligji nuk mund të përdoret si shkop kundër qytetarit dhe mburojë për pushtetin
Breaking Views

Aktivisti Gent Progni: Ligji nuk mund të përdoret si shkop kundër qytetarit dhe mburojë për pushtetin

22:00 - 04/09/26
“Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët: Arrestoni Ramën
KRYESORE

“Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët: Arrestoni Ramën

19:59 - 04/09/26
Ambasadorja e re e BE nis punën, ja mesazhi i parë për integrimin
Breaking Views

Ambasadorja e re e BE nis punën, ja mesazhi i parë për integrimin

16:44 - 04/09/26
Para
Artan Hoxha: Më ka kërcënuar djali i presidentit të Laçit Kleo Laska, kam bërë denoncim në polici

Artan Hoxha: Më ka kërcënuar djali i presidentit të Laçit Kleo Laska, kam bërë denoncim në polici

TË FUNDIT

Liverpool mposht pastër Ipswich në transfertë, Mehmeti nuk figuron as në stol
Breaking Views

Liverpool mposht pastër Ipswich në transfertë, Mehmeti nuk figuron as në stol

23:21 - 04/09/26

Liverpooli ka mposhtur 0-2 Ipswich Toën në transfertë, në një ndeshje ku protagonist absolut ishte Alexander Isak. Sulmuesi suedez e...

Lexo më shumë
Real Betis trondit Real Madridin e Mourinhos, triumfon me një gol në minutat e fundit

Real Betis trondit Real Madridin e Mourinhos, triumfon me një gol në minutat e fundit

23:19 - 04/09/26
Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Tavo apel banorëve: Largohuni nga banesat!

Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Tavo apel banorëve: Largohuni nga banesat!

22:41 - 04/09/26
Aktivisti Gent Progni: Ligji nuk mund të përdoret si shkop kundër qytetarit dhe mburojë për pushtetin

Aktivisti Gent Progni: Ligji nuk mund të përdoret si shkop kundër qytetarit dhe mburojë për pushtetin

22:00 - 04/09/26
Himarë, nga zjarret digjet një banesë, flakët rrezikojnë shtëpi të tjera

Himarë, nga zjarret digjet një banesë, flakët rrezikojnë shtëpi të tjera

21:51 - 04/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com