GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kreu i KMSH mesazh për Fitër Bajram: I lutemi Zotit për kombin tonë

12:47 - 20/04/23
në Aktualitet, Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu i KMSH mesazh për Fitër Bajram: I lutemi Zotit për kombin tonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, uron të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen, Gëzuar Fitër Bajramin!

Në mesazhin e tij kreu i KMSH shprehet se Bajrami është festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër, teksa uron që sikurse në këtë ditë kur ata që kanë më shumë japin për nevojtarët (ZEKATIN), t’i gjendemi përherë pranë të varfërve dhe të angazhohemi përditë për një shoqëri të drejtë e solidare.

Sipas tij sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit tonë për adhurimin e Zotit të Gjithësisë, kurse solidariteti dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramit të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe mbarë njerëzimit.

Mesazhi i plotë:

Të dashur besimtarë myslimanë dhe shqiptarë kudo që ndodheni, më lejoni t’ju uroj nga zemra gëzuar Fitër Bajramin.

Pas muajit të Ramazanit, muaj ku ndërlidhen përkushtimi e sakrifica, muaj në të cilin qenia jonë u shkëput nga përditshmëria materiale e muajve të tjerë, nesër, të gjithë besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, festën që kurorëzon sakrificën e këtij muaji, dhe siç na ka premtuar Zoti (xh.sh.) në Kuranin Famëlartë, pas vështirësisë vjen lehtësimi.

Bajrami është festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër.

Urojmë që sikurse në këtë ditë kur ata që kanë më shumë japin për nevojtarët (ZEKATIN), t’i gjendemi përherë pranë të varfërve dhe të angazhohemi përditë për një shoqëri të drejtë e solidare.

Sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit tonë për adhurimin e Zotit të Gjithësisë, kurse solidariteti dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramit të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe mbarë njerëzimit.

Motra dhe vëllezër, i lutem Zotit të na ketë pranuar këtë sakrificë, të na ketë falur gjynahet, të ketë shtuar begatinë, paqen dhe mëshirën e tij të pakufijshme mbi çdo zemër e cila ka sakrifikuar në emër të Zotit!

I lutem Zotit të mëshirojë të gjithë të dashurit tanë që nuk jetojnë më!

T’u japë shërim dhe t’u lehtësojë dhimbjen çdo të sëmuri!

Për më të varfërit dhe nevojtarët e shoqërisë tonë, o Zot largojua barrën e rëndë dhe shtrëngimin që sjell skamja.

I lutemi Zotit për kombin tonë, për rininë, për mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët dhe gjithësecilin që punon për sigurinë, mirëqenien dhe prosperitetin e vendit tonë.

Edhe njëherë ju uroj Gëzuar Fitër Bajramin me urimet më të përzemërta, në emrin tim personal dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë!

Shëndet e mirësi për çdo familje shqiptare!

Gëzuar!

 

Etiketa: fiter bajramKryesore1Mesazh

Lajme të lidhura

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Para
Roma nuk ushtron të drejtën e blerjes, mesfushori në merkato

Ish-romanisti rrëfen të vërtetën: Ata ma punuan, Monchi...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com