GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kreu i KMSH reagon pas tragjedisë në Shkodër, Spahiu: Familja shqiptare në krizë

22:43 - 06/05/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kreu i KMSH reagon pas tragjedisë në Shkodër, Spahiu: Familja shqiptare në krizë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i KMSH reagon pas tragjedisë në Shkodër, Bujar Spahiu: Familja shqiptare është në krizë

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Shkodër pasi një nënë me 3 fëmijë dyshohet se u hodh në uëjrat e lumit Buna pas dhunës së bashkëshortit.

Spahiu u shpreh se kjo ngjarje tregon se familja shqiptare është në krizë dhe mostrajtimi si duhet i bën ngjarje të tilla të përsëritshme dhe të dhimbshme.

Ai theksoi se familja është themeli i shoqërisë dhe gruaja është elementi bazë i saj dhe si e tillë, ata që dhunojnë dhe keqtrajtojnë bashkëshortet do të jenë të poshtëruar në këtë botë dhe në botën tjetër.

Reagimi i plotë:

Ngjarja tragjike e ndodhur së fundi në Shkodër tregon se familja shqiptare është në krizë
Së pari, dua të shpreh ngushëllimet e mia dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për humbjen tragjike të jetës së nënës dhe tre fëmijëve të saj.
Kjo ngjarje është një alarm se kriza që ka përfshirë familjen shqiptare nuk po trajtohet dhe adresohet siç duhet, kjo i bën ngjarje të tilla të përsëritshme dhe të dhimbshme.
Ngjarje të tilla vërtetë nuk mund të parashikon çdoherë, por ky rast dhe të ngjashme me këtë që kemi parë disa herë, së fundi, tregon se hallkat e zinxhirit shoqëror e institucional nuk po funksionojnë siç duhet.
Ka ende ndrojtje nga viktimat e dhunës që të bëjnë denoncime.
Çedon gjithashtu përkrahja e njerëzve të rrethit familjar qoftë të viktimave të dhunës, që janë gratë, qoftë edhe me familjarët e dhunuesve, që janë bashkëshortët.
Askush që ka dijeni për raste të tilla nuk duhet të heshttë. Nuk duhet ta shohë problemin si diçka që duhet mbajtur sekret, me mendimin se është punë që u përket “atyre” jo “ne”.
Shërbimet sociale do duhet të shërbejnë si një strukturë ndërgjegjësuese për raste të tilla. Si një strukturë që nxit dhe kurajon viktimat e dhunës të bëjnë denoncimet në institucionet përkatëse. Por si të tilla ato edhe mund të bëhen shpesh shërbime që të evidentojnë rastet e neglizhencës, kur denoncimet bëhen.
Sigurisht edhe autoritetet fetare janë një element tepër i rëndësishëm për të dhënë një kontribut të çmuar në shoqëri, dhe ne e bëjmë vazhdimisht këtë.
Të tilla raste kanë nevojë emergjente për trajtim ndërveprues mes të gjitha hallkave të shoqërisë.
Familja është themeli i shoqërisë. Gruaja është elementi bazë i saj.
Kush i dhunon dhe keqtrajton bashkëshortet do të jetë i poshtëruar në këtë botë dhe në botën tjetër.
E lus Zotin që ngjarje të tilla të mos përsëriten më kurrë dhe familja shqiptare të rifitojë aftësitë e humbura të respektit mes bashkëshotëve dhe përkujdesjes së ndërsjelltë!

Lajme të lidhura

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë
Aktualitet

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë
Aktualitet

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare
Aktualitet

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Para
Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt

Horoskopi ditor, e Martë 7 Maj 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është anuluar edhe ndeshja miqësore mes Japonisë U-21 dhe Shqipërisë U-21,...

Lexo më shumë
Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

12:06 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com