GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kreu i KRIIK: Pakoja e Madhe vendimmarrje me natyrë elektorale

20:48 - 17/01/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse mban erë thesi i hapur i Ramës për fundvit?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i organizatës Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), Premto Gogo thotë se një nga problemet kryesore për zgjedhjet e ardhshme vendore, do të jetë përdorimi i burimeve shtetërore për fushatë por edhe për vota.

Sipas tij, kjo ka nisur që tani nga ana e mazhorancës me anë të Pakos së Madhe, ndihma ekonomike që shpërndau qeveria për disa kategori qytetarësh.

Në një intervistë për Panorama TV, Gogo tha se kjo paketë është qartësisht një mekanizëm me karakter elektorale.

Duke komentuar shpërndarjen e të ardhurat të Pakos së Madhe, Gogo evidentoi një problematikë në kategorinë e punonjësve të administratës, ku sipas tij, nuk ka një shumë të ardhurash që janë alokuar dhe se sa është numri i punonjësve përfitues.

Deklarata

Premto Gogo: Ndodhi ajo që në zgjedhjet e 2021, për herë të parë raporti i ODIHR dhe i KRIIK të vendosë në problemet kryesore përdorimin e burimeve publike për fushatën zgjedhore, si nga financimet por edhe nga punonjësit e administratës. Raporti i KRIIK ka qenë masiv me gjetje dhe rekomandime. Ka pasur aktivitet të ngarkuar që ka bërë KRIIK. Ajo që pamë është që nuk ka një ndalim, nuk ka një qasje të ndryshme nga mazhoranca.

Edhe në zgjedhjet e 6 marsit, pamë se vazhdonte e nbjëjta tendencë. Me çfarë po shohim, monitorimi ynë është fokusuar në dy problematika, shpërdorimin e burimeve shtetërore dhe financimin e partive politike.

Pako e madhe nuk është gjë tjetër veçse vendimmarrje me natyrë elektorale. Nuk jemi kundër përmbajtjes, madje ato janë të vonuara. Është një proces që mazhoranca duhet ta nxiste shumë më herët. Duhet të kemi një proces që të vlerësojë gjendjen e shtresave të ndryshme në vend. Duhet të ndjekë disa procese për t’u parashikuar këto në buxhet.

Ishte tamam si një pako. Një ditë të bukur, përmes facebookut të kryeministrit, u bë e ditur se qeveria ka marrë një vendim. Ndërkohë vendimi u publikua një vit më pas. Ky u servir si një nder që po i bën pushteti qytetarëve. Përfitojnë disa kategori. Për analogji, në zgjedhjet e përgjithshme, kjo gjë ndalohet 4 muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa në zgjedhjet vendore kjo nuk është.

Kjo për të treguar se është e përshpejtuar. Ne po e monitorojmë me vëmendje. Ka me problematikë me një VKM, ajo që ka të bëjë me shpërblimet e administratës. Futet e gjithë administrata e qeverisjes vendore. Nëse flasim për analogji, për pensionistët, ka një shifër të saktë, 56 milionë dollarë. Ka një kosto për menaxhimin. Kur vijmë tek VKM-ja ku do përfitojë administrata, këtu nuk ka një shifër apo numër. Por aty thuhet që pushteti vendor, ku e dimë se në çfarë gjendje krize është nga pikëpamja ekonomike, thuhet se do shpenzojnë financat korente.

Kjo e rëndon më shumë këtë situatë. Duke mos e ditur se sa është numri i punonjësve të administratës, lihet mundësi të abuzohet por nuk dihet se deri në çfarë shkalle shkon ky abuzim. A do bëhen shpenzime vetëm për punonjësit e administratës, apo edhe për qëllime të tjera.

Etiketa: Edi RamaKRIIKKryesore1Pakoja e Madhe

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Primaret do përsëriten, jep dorëheqjen kreu i PD në Dibër

Primaret do përsëriten, jep dorëheqjen kreu i PD në Dibër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com