GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kreu i Malësisë i fal 200 mln lekë Gegës, i mbush makinat me naftë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryetari i Bashkisë Malësia e Madhe, Tonin Marinaj, shpenzon 200 milionë lekë që të furnizuar me karburant makinën e vet dhe të zyrtarëve të tjerë.

Kryetari i Bashkisë Malësia e Madhe, Tonin Marinaj, shpenzon 200 milionë lekë që të furnizuar me karburant makinën e vet dhe të zyrtarëve të tjerë.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Malësia e Madhe, Tonin Marinaj, shpenzon 200 milionë lekë që të furnizuar me karburant makinën e vet dhe të zyrtarëve të tjerë. Malësia e Madhe është një zonë ku infrastruktura rrugore nuk është fort e mirë, por edhe shkollat lënë për të dëshiruar. Por Marinaj shqetësohet vetëm për mirëqenien e vet dhe të zyrtarëve të bashkisë. Me pak fjalë po shpërdorohen pa kriter ato pak fonde që arrijnë në bashkinë e Malësisë së Madhe.

Më 13 dhjetor 2022, Marinaj ka mbyllur një tender me objekt “Blerje karburant për vitin 2023”, për të cilin do të shpenzohen 20 650 500,00 lekë pa TVSH. Menjëherë na lindin disa pyetje. Pse blen naftë për gjithë vitin, kur pas zgjedhjeve mund të mos jetë më kryetar? Ku e di ky se nuk do të bjerë çmimi i naftës gjatë vitit?!

Përveç se është një shpenzim i madh, ky tender është zhvilluar në shkelje flagrante të ligjit. Open Data Albania i ka dhënë këtij prokurimi “Flamurin e Kuq”, për shkak të shkeljes së konkurrencës. Konkretisht, në dokument evidentohet se vetëm një kompani ka shfaqur ofertë për këtë tender, ajo e Paulin Gegës.

Biznesmeni është i njohur në tregun e naftës dhe abuzimin me tenderët publikë. Kompania “GEGA CENTER GKG SHPK” nuk ka pasur përballë asnjë tjetër kompani që të garonte. Kështu, duke shkelur rregullat për konkurrencën e ndershme, Marinaj i ka falur Gegës tenderin miliona lekësh. Duke regjistruar këtu shkeljen e parë dhe një ndër më kryesoret në ligjin për prokurimet.

Fitues i paracaktuar

Ndërkaq, “GEGA CENTER GKG SHPK” ka paraqitur ofertën me vlerë  20 650 500,00 lekë, pra sa 100% e fondit limit. Këtu është shkelur një tjetër rregull, që oferta duhet të jenë më të lira se fondi limit dhe të mos arrijnë përlindje që përbën risk abuzimi. Ky fakt hedh dyshime se fituesi ka qenë i paracaktuar dhe vlera e tenderit është vendosur nga vetë Paulin Gega.

 

Ndërkohë, nga të dhënat e grumbulluara në “Spending Data Albania” rezulton se Pauling Gega në 3 vitet e fundit ka përfituar shumë  tenderë nga bashkitë. Në secilin prokurim duket qartë që kompania është favorizuar. Konkretisht, deri në nëntor firma GEGA CENTER GKG SHPK” ka përfituar 720,254,493.00 lekë transaksione nga Thesari i Shtetit.

Lexo edhe: Tender 222 mln lekë për karburant, Flamur Golemi i Gjirokastrës ia jep pa garë familjes “Gega Oil”

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: karburantenaftePaulin gegashpenzimespendig dataTonin Marinaj

Lajme të lidhura

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Para
Grabitet biznesi në ish-Bllok, policia jep detajet

Grabitet biznesi në ish-Bllok, policia jep detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama pritet me protesta gjatë vizitës në Dublin: Ik, Shqipëria nuk është në shitje!
Aktualitet

Rama pritet me protesta gjatë vizitës në Dublin: Ik, Shqipëria nuk është në shitje!

13:24 - 11/11/26

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dublin për një vizitë zyrtare në kuadër të takimeve të nivelit europian. Vizita lidhet me...

Lexo më shumë
Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta

12:50 - 11/11/26
Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

12:39 - 11/11/26
Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com