GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kreu i PD Fier falenderon qytetarët: Këto zgjedhje nuk dhanë zgjidhje, nuk janë të pranueshme!

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kreu i PD Fier falenderon qytetarët: Këto zgjedhje nuk dhanë zgjidhje, nuk janë të pranueshme!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD Fier, Luan Baçi ka falënderuar me një mesazh të gjithë mbështetësit, demokratët, koordinatorët dhe të gjithë ata që punuan gjatë fushatës dhe e votuan PD. Baçi shkruan se këto ishin zgjedhje pa zgjidhje dhe se misioni vazhdon, duke i dhënë mbështetje kreut të PD Lulzim Basha.

Teksa akuzon maxhorancën për vjedhjen e zgjedhjeve, ai thekson se rezultati në qarkun Fier, ishte inkurajues, me rikuperim të ndjeshëm, dy mandate më shumë nga 2017, pavarësisht presioneve.

POSTIMI I PLOTË:
Zgjedhje pa zgjidhje!
Shumë të dashur bashkë qytetarë të Qarkut Fier!
Falënderim dhe mirënjohje, për çdo demokrat, për çdo simpatizant dhe votues të Partisë Demokratike.
Nderim për ju drejtues të Grup seksioneve dhe seksioneve, ju ishit gjeneralët e betejës!
Falënderim dhe respekt, për komisionerët, vëzhguesit, numëruesit dhe koordinatorët për punën e pa lodhur, korrektësinë dhe përkushtimin.
Nuk gjej fjalë falënderimi për ju të mrekullueshëm të forumit rinor, nuk ka më të mirë se ju!
Jeni të pa krahasueshme ju zonja të nderuara të LDG, jeni heroina të vërteta!
Respekt dhe mirënjohje për ju miq, dhe kolegë të biznesit dhe qytetarë të pa angazhuar, kontributi juaj është vlerë e shtuar!
Faleminderit qytetarë të Fierit, të Dërmenasit, Frakullës, Mbrostarit, Cakranit, Topojës, Libofshës, Qendrës, Portëzës, Levanit!
Mirënjohje, qytetarë të Lushnjës, Divjakës, Patosit, Roskovecit dhe Mallakastrës!
Rezultati në qarkun Fier, ishte inkurajues, me rikuperim të ndjeshëm, dy mandate më shumë nga 2017!
Zgjedhjet mbaruan, zgjidhje nuk ka!
Zgjidhje nuk ka, se zgjedhjet u vodhën përsëri, i filluan përgatitjet dy vjet para!
Administrata nën presion!
Drejtuesit e korruptuar rilindas, vunë shtetin në shërbim të pushtetit!
Punësime të shumta të pa ligjshme me militantë!

Investime elektorale gjatë fushatës!
Policia në shërbim të fushatës së Ramës!
Para të shumta në shumë familje të varfra, që shpërndaheshin nga drejtues të institucioneve, natën!
Ndihma dhe çdo lloj shërbimi, në shkëmbim të votës.
Vaksina e Covid-19 në funksion të votës!
Pushtetin me çdo çmim!
Zgjedhjet u bënë, zgjidhje nuk ka!
MISIONI VAZHDON, NE NUK NDALOJME!
Ne do të vazhdojmë të luftojmë, për demokracinë, për lirinë e votës dhe për një Shqipëri Europiane!
PARTIA DEMOKRATIKE DEGA FIER dhe unë personalisht si KRYETAR i saj, do të vazhdojmë betejën nën drejtimin e KRYETARIT tonë LULZIM BASHA!
Misioni i LULZIM BASHËS, vazhdon, ne jemi këtu të gjithë bashkë, ne nuk ndalojmë, ne do të vazhdojmë betejën deri në fitoren e Partisë Demokratike!
I ftojmë të gjithë të na bashkohen!
Pavarësisht se janë pak, por përsëri vlejnë!
Edhe ata që gjatë 8 viteve opozitë, bënin opozitën e opozitës!
Edhe ata që nuk folën një fjalë të vetme kundër Ramës!
Edhe ata që u gëzuan për rezultatin dhe kanë si qellim të vetëm të marrin drejtimin e partisë!
Edhe ata që emërohen përkohësisht dhe interesoheshin më shumë për ofiqet që do të merrnin në pushtetin e pritshëm dhe jo punën që duhej bërë!
Edhe të ngjashmit e tyre në degët e rretheve!
Këto zgjedhje nuk dhanë zgjidhje, nuk janë të pranueshme!
Misioni vazhdon me Lulzim Bashën, ne jemi bashke me të!
MISIONI VAZHDON!

Lajme të lidhura

106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen
Breaking Views

106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen

14:22 - 13/09/26
“Qepeni gojën”, Rama u pret fjalën banorëve të Poliçanit, debate edhe me fituesen e BBV3, Egla Ceno
Breaking Views

“Qepeni gojën”, Rama u pret fjalën banorëve të Poliçanit, debate edhe me fituesen e BBV3, Egla Ceno

14:14 - 13/09/26
“Kriza” e shpikur e Ramës me gjyqtarët: Marrin më shumë se sa në Greqi…
Breaking Views

“Kriza” e shpikur e Ramës me gjyqtarët: Marrin më shumë se sa në Greqi…

09:35 - 13/09/26
Para
Ngjarja në sheshin “Skënderbej”, reagon Meta: Akt frymëzues në ditën e sovranit

Meta publikon të dhënat: Të rinumërohet çdo votë e pavlefshme

TË FUNDIT

Pacolli padit zyrtarisht Ramën në Arbitrazh: Po merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë Ron Yeffetit
Breaking Views

Pacolli padit zyrtarisht Ramën në Arbitrazh: Po merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë Ron Yeffetit

15:08 - 13/09/26

Kompania Mabco e Behgjet Pacollit ka akuzuar zyrtarisht qeverinë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit se po ja merr aerportin e...

Lexo më shumë
Disa persona mbeten të lënduar nga përplasja e dy makinave në rrugën Qishbardhë-Peshkëpi

Disa persona mbeten të lënduar nga përplasja e dy makinave në rrugën Qishbardhë-Peshkëpi

14:43 - 13/09/26
106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen

106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen

14:22 - 13/09/26
“Qepeni gojën”, Rama u pret fjalën banorëve të Poliçanit, debate edhe me fituesen e BBV3, Egla Ceno

“Qepeni gojën”, Rama u pret fjalën banorëve të Poliçanit, debate edhe me fituesen e BBV3, Egla Ceno

14:14 - 13/09/26
Pas konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti mandatohet për formimin e qeverisë së re

Pas konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti mandatohet për formimin e qeverisë së re

13:45 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com