GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kreu i PD në Athinë denoncon skandalin me votat e emigrantëve: Fletët e votimit po lihen në pika bastesh

09:03 - 05/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu i PD në Athinë denoncon skandalin me votat e emigrantëve: Fletët e votimit po lihen në pika bastesh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Athinë, Alfred Fizi ngriti alarmin mbi mënyrën se si po menaxhohet procesi i votimit për diasporën.

Ai deklaroi se votat e emigrantëve në Athinë janë të pasigurta dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për përpjekje të qëllimshme për të penguar që vota e diasporës të arrijë në Shqipëri.

Fizi shprehet se, fletët e votimit nuk po shpërndahen siç duhet dhe në vend që të dorëzohen në adresat e qytetarëve, ato janë lënë në pika bastesh, pa asnjë kontroll apo përgjegjësi nga ana e DHL, kompania që ka marrë përsipër dërgimin e tyre.

Ai thekson se ka mungesë transparence dhe mungesë totale monitorimi në këtë proces, duke e cilësuar situatën si shqetësuese dhe të papranueshme për një proces demokratik.

“Entuziastë jemi shumë, përveç atyre që po ndodhin. Monitorimet që po i bëhen këtij procesi nuk po shkojnë mirë. Një denoncim ka mbërritur tek ne nga disa qytete në Greqi, përfshirë Athinën dhe Korinthin, ku fletët e votimit janë lënë nëpër pika bastesh.

Unë kam qenë një nga ata që e kam mbështetur me zemër këtë proces, duke besuar se do të ishte një proces i pastër, pasi jemi në diasporë dhe nuk do të kishte ndërhyrje nga forcat që janë mësuar të manipulojnë apo shkatërrojnë votën. Por, me vazhdimin e këtij procesi, pamë se ai nuk po menaxhohej nga DHL, që e ka si detyrë, por po realizohet nga nënkontraktorë që nuk mbajnë asnjë përgjegjësi dhe nuk kanë asnjë lloj burimi për të menaxhuar votat apo fletët tona të votimit.

Së dyti, vota e diasporës nuk po merret siç duhet. Nuk dihet kush e merr dhe kush e dorëzon, dhe monitorimi mungon plotësisht. Edhe ndërkombëtarët ende nuk janë të bindur që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur apo akredituar monitorues ndërkombëtarë.

Ne nuk lejohemi të afrohemi pranë kutive postare ku ndodhen fletët e votimit, sepse jemi parti politike. Ndërkohë, shohim Taulant Ballën që hyn në çdo pikë ku shpërndahen fletët e votimit. Shikojmë makinat, por nuk dimë çfarë po ndodh me votat.

Shpërndarja, që ishte premtuar se do të bëhej nëpër shtëpi, ende nuk ka ndodhur. Shqiptarët presin ende, dhe kjo është pasojë e mungesës së informimit. Fundja, ekziston një email që emigrantët kanë dorëzuar pranë KQZ-së, por nuk marrin asnjë njoftim, përveç ndonjë mesazhi nga DHL që thotë ‘bëj këtë veprim’, por pa shpjegime të qarta.

Emigrantët presin për tre ditë nëse do të vijë vota, dhe pas tre ditësh u thuhet që vota është larguar. Ata detyrohen të enden dhe të kërkojnë në çdo pikë për të gjetur votën e tyre. Kjo është përgjegjësia e atyre që shohim çdo ditë, të cilët thonë: mos votoni, sepse nuk e duan që vota e emigrantëve të shkojë në Shqipëri“, u shpreh ai.

Etiketa: Athinebastefletevotime

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Berisha zbulon mesazhin që la në SPAK: Ja prova tronditëse që zbulon fytyrën e drejtësisë

Berisha zbulon mesazhin që la në SPAK: Ja prova tronditëse që zbulon fytyrën e drejtësisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com