Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji u shpreh se ata që fituan nga zgjedhja e Altin Dumanit në krye të SPAK janë amerikanët.
Në emisionin “Open”, ai tha se nuk ishte një betejë principesh, por emrash.
Debati
Salianji: Qartësisht fituan SHBA-të, është një betejë e fituar nga Yuri Kim. Nuk është betejë modelesh, nuk është as një betejë parimore, ishte betejë emrash. Ishte e qartë fare, modeli ishte i krijuar.
Ajo që thotë z. Hila që Rama ka kujdes për reformën në drejtësi, nuk ka më kujdes dhe nuk duhet të ketë më kujdes. Thelbi i reformës në drejtësi ishte shkëputja e ndikimit të politikës nga drejtësia, duke krijuar institucione që nuk prodhohen nga institucione politike siç është parlamenti.
Në strukturë jemi përpara një sistemi drejtësie i cili është i pavarur dhe i paanshëm siç duhet të jetë. Fakti që u detyrua që të ndërhyjnë pse jo dhe në mënyrë të fortë SHBA-të, dhe kjo reformë në drejtësi ka nevojën imediate të SHBA-ve për t’i dhënë pilulat e herëpashershme për të funksionuar tregon që nuk jemi mirë me reformën në drejtësi apo me qëllimet që duhet të arrinte reforma në drejtësi apo SPAK.
Fakti që detyrohen SHBA-të, nuk është çështje emrash, SHBA-të detyrohen të ndërhyjnë në një mënyrë të ashpër në një vend si Shqipëria, për shkak se është financues, është donator, mbështetës i reformës në drejtësi. Po citojmë ato që ka thënë ambasadorja, nga influenca që duan ta kthejnë drejtësinë në metodat e vjetra. Kur ishte në KLP tha që duhet të shkëputeni nga metoda e përzgjedhjes së njerëzve nga shantazhe, kërcënime apo favore.
Pres që struktura e SPAK-ut, të tre prokurorët që garuan…unë kaq informacion kam, SHBA-të që mbajtën atë qëndrim kanë informacion më shumë, të tre prokurorët apo të 17 prokurorët duhet të jenë të aftë, me integritet, me aftësi profesionale…Fakti që dikush apo njërin prej prokurorëve, se duket se kush mund të ketë qenë preferenca e kryeministrit, qeveria detyrohet të ndërhyjë për të kapë një institucion që nuk ka lidhje formale me të dhe ndërhyn dhe për t’i ulur në publik influencën ambasadores dhe SHBA-ve, duke bërë faulla dhe gabime që nuk kanë ndodhur me akte të paprecedenta si ai i MEPJ, ku i përgjigje një pyetjeje të pabërë që ambasadores i mbaron mandati.
Fakti që kryeministri nga ai politikani që thoshte të ma sjellin fletën e bardhë SHBA-të dhe unë ia firmos, doli e tha ambasadorja jo e jo, ambasada jo e jo dhe hyri në mënyrë brutale në debatin publik për zgjedhjen e drejtuesit të SPAK-ut që nuk e di se çfarë interesi kishte. Secili prej tyre, për ne që e shohim nga jashtë, për publikun, duhet të ishte i aftë për ta drejtuar.
Fakti që ne e vendosim prapë theksin sot te një person i përveçëm tregon që kjo strukturë nuk ka funksionuar.
Nuk është e vërtetë që kjo reformë është produkt i SHBA-ve plotësisht. SHBA-të përpiqen të krijojnë një influencë të caktuar për ta bërë të pavarur të gjitha institucionet e reformës në drejtësi. Fakti që ndërhynë prapë në këtë mënyrë të fortë do të thotë që nuk ia kanë arritur plotësisht sepse qeveria ka kapur një pjesë të madhe të sistemit. Pra gjithë pjesët e sistemit i ka kapur qeveria.
Hila: Seriozisht e ke që nuk është produkt amerikan…
Salianji: Plotësisht! Votimi i kësaj reforme në mënyrë konsensuale, se thuhet Rama, Rama, e ka votuar gjithë klasa politike. Produkti i dalë….
Hila: Kjo është reformë e ideuar, e zbatuar, e financuar dhe bërë presion për të votuar nga SHBA-të. Unë s’e di çfarë do më tepër.
Salianji: Pa diskutim edhe e imponuar nga SHBA-të, por produkti i dalë se prej kësaj reforme…
Hila: Produkti brumë është.
Salianji: Jo nuk është çështjes brumi, është çështjes e kapjes, imponimit që i bën Edi Rama nëpërmjet tentakulave të tij.
Hila: Do ishte zgjedhur tjetri jo Dumani.
Salianji: E di pse ndodhi kjo, se duket qartë kjo.
Hila: Të detyrohet ambasadorja e SHBA të shkojë në një organ të pavarur, të paanshëm, të mbajë dhe sa qëndrime publike…
Hila: Dhe të thotë që ka dhe përgjime dhe kështu…
Salianji: Këto nuk i dimë, unë po them me kaq sa është publike.
Hila: I thanë, nuk është se nuk i thanë.
Salianji: Nëse thuhet kjo që ka apo shantazhohen prokurorë të caktuar, kjo është e dëmshme pastaj.
Hila: Ata që u votuan u shantazhuan..
Salianji: Kjo është një reformë e imponuar nga SHBA, por produkti kontrollohet nga Rama. Vijmë dhe te bilanci i punës së SPAK-ut. Kush janë këta të paprekshmit që ka thirrur SPAK-u? Ka fut në burg Alqin e shkretë dhe 15 specialistë. Ata e bënë 430 mln euro korrupsion me inceneratorët. Po pse nuk kanë hyrë këta të paprekshmit. Kanë hyrë ministra në kohën e Sali Berishës…
Hila: Nuk janë 430 mln, janë 100 mln. Janë shumë e kontraktuar. Nga buxheti i shtetit janë disbursuar 100 mln euro.
Salianji: Ju thoni që do disbursohen. Vlera totale e gjithë aferës shkon 430 mln euro për gjithë inceneratorët.
Hila: Edhe juve asnjë s’keni për të prishur, lërë çfarë flisni në opozitë.
Salianji: Të mos e harrojmë, ajo drejtësia që ishte një ministër në atë kohë hyri në burg.
Hila: Atë ditëziun që s’kishte kush e mbronte.
Salianji: Këta s’kanë futur asnjë. Saimir Tahirin, ministri më i suksesshëm, më i rëndësishëm, ministri kampion sot është para drejtësisë penale me atë drejtësi që nuk e donte Edi Rama. Më e mirë se kjo e deri tanishme. Deri tani ka treguar se drejtësia që ishte më e mirë se kjo tani.
Discussion about this post