GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kreu i SPAK ankesa për kushtet në KLP: Deri më janar 2021 punuan në zyra provizore, 2-3 hetues në një dhomë

08:40 - 28/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kreu i SPAK ankesa për kushtet në KLP:  Deri më janar 2021 punuan në zyra provizore, 2-3 hetues në një dhomë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja po raporton sot para Kësjillit të Lartë të Prokurorisë, për vitin 2020.

Kraja tha ndër të tjerë se gjatë vitit 2020 kanë punuar në kushte të vështira pasi godina ku ata u vendosën, ajo e Ihs Krimeve të Rënda u rikosntruktua.

Kreu i SPAK thekson se rikonstruksioni ka përfunduar në fund të vitit dhe aktualisht janë me zyra të reja. Kraja ka veçuar ndër të tjera pajisjen e përgjimit e instaluar dhe aktualisht ëshë në funksion, si dhe eksesin për të dhënat elektronike dhe ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Gjatë vitit 2020 janë organizuar procedura të konkurimit. Është arritur që të emërohen 12 punonjës të rinj. 3 janë lëvizje paralele. Të gjitha procedurat kanë qenë transparente. Gjatë vitit 2020 kemi pasur mundësinë të marrim punonjës të përkohshëm. Kemi filluar aktivitetin të vendosur në objektin e Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Ka qenë një sfidë e vërtetë për të gjithë stafin sepse ishim të detyruar të punojmë në kushte jo normale. Të gjithë oficerët ishin ën një sallë të vetme. Problematika e projekt6it sepse kishte shumë mangësi sepse ishte bërë para se të krijohej institucioni. Por të gjitha këto u kaluan dhe në fund të vitit 2020 përfundoi rikonstruksioni. Kemi gjetur një buxhet që ishte miratuar pa u krijuar institucioni. Buxheti ishte i mjaftueshëm. Kemi pasur atë buxhet që ishte i mjaftueshëm. Kemi pasur problematikë në realizimin e fondit të pagave. Nuk kishim numrin e duhur të prokurorëve. Fondi i pagave ka mbetur pak i palekuiduar. Kemi paraqitur projektbuxhetin për vitin 2021.

Ngritja e qendrës së përgjimeve. Problemi i parë që ndeshëm ishte se nuk ishte planifikuar nga pikëpamja e projektit. U përgatit dhoma e serverit dhe 5 salla. Të gjitha këto u realizuan deri në fund të votyit 2020. Pastaj periudha tjetër ishte ajo e kolaudimit. Pajisja sot është në punë.

Duke vlerësuar situatën ku jemi, vendosëm si prioritet ngritjen e një laboratori kriminalistike për ekspertimet dixhitale. Objektin e kishim, krijuam hapësirën e nevojshme. Kemi hapur garën dhe kemi marrë dy nga ekspertët më të mirë që janë në këtë fushë. Jemi në fazat e fundit të marrjes së programeve. Kemi shfrytëzuar mundësitë që na jepte ligji. Kemi marrë një fond nga komiteti i ngritur pranë Ministrisë së Brendshme.

Një drejtim tjetër është aksesi në bazën e të dhënave elektronike. Do të kemi parasysh që aksesi nuk është diçka që realizohet brenda ditës, kërkon kohë dhe investim. Kemi punuar në këtë drejtim. Arritë të bëjmë lidhjen e institucionit me fibra optike. Aktualisht kemi në dispozicion bazën e të dhënave, të gjendjes civile, gjyqësore, Kadastrën, po punojmë për të pasur akses në sistemin e Europol.

Një drejtim tjetër që ka kushtuar kohë dhe energji ka qenë procedura e emërimit të drejtorit dhe hetuesve të BKH. Ka filluar më 10 janar dhe ka përfunduar më datën 30 korrik 2020. Për përzgjedhjen e drejtorit është ngritur një komision i përzgjedhjes i cili ka ndjekur të gjithë procedurën që ne  e kemi raportuar. Në 8 shtator është hapur gara për hetuesit. Drejtuesi i BKH dhe unë kemi nxjerrë një urdhër ku kemi caktuar një komision,” deklaroi Kraja. 

Etiketa: Arben KrajaKLPSpak

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
Prodhohet vaksina e parë  anti-Covid për kafshët në Rusi

Prodhohet vaksina e parë anti-Covid për kafshët në Rusi

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com