GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kreu i SPAK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Kosovën për luftimin e krimit të organizuar

12:43 - 02/06/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu i SPAK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Kosovën për luftimin e krimit të organizuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lufta kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe korrupsionit kanë bërë që Shqipëria e Kosova të forcojnë marrëdhënien mes tyre. Kreu i SPAK, Arben Kraja ka udhëtuar përsëri drejt Kosovës.

Kësaj radhe, për të nënshkruar një memorandum të posaçëm bashkëpunimi me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Sipas dy kryehetuesve ky memorandum është i domosdoshëm për thellimin e bashkëpunimit të strukturave hetimore në gjithë rajonin.

 “Është e rëndësishme që të gjithë në rajon të shkëmbejmë informacione, të kemi kontakte por edhe të njohim njëri – tjetrin sepse duke njohur njëri tjetrin edhe puna do ketë më shumë sukses, dhe padiskutim që në të ardhmen do të flasim edhe për gjëra konkrete”, ka thënë Kraja.

“Ne kemi pasur edhe raste të tjera hetimi dhe bashkëpunimi shumë të suksesshme në luftën ndaj krimit të organizuar. Ai që mund të përmend është rasti kur po përgatitej vepra penale ndaj terrorizmit gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael”, është shprehur më tej Lumezi.

Sa i përket çështjes së akteve të mundshme terroriste që do të kryheshin gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, që zhvillohej në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër në vitin 2016, Lumezi tha se hetimet po ndiqen ekskluzivisht nga prokuroria e Kosovës, e cila po shkëmben informacione dhe po koordinohet me SPAK. Për këtë çështje Lumezi gjithashtu theksoi se janë kryer disa arrestime.

Për 400 kg kokainë të kapura në Lipjan të Kosovës, gjatë një operacioni të përbashkët mes Italisë, Shqipërisë dhe Kosovës, që u sinjalizuan nga DEA amerikane, Lumezi nuk dha detaje, për shkak të hetimit që është duke u ndjekur nga të gjitha palët e përfshira në këtë operacion.

Nënshkrimi i këtij memorandum të tre vendeve fqinje, përfshin bashkëpunimin e palëve për disa çështje, kryesisht në veprat kriminale që cënojnë sigurinë kombëtare të vendeve të rajonit.

Etiketa: Arben KrajaKosoveSpak

Lajme të lidhura

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan
Aktualitet

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

21:17 - 07/02/26
Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur
Aktualitet

Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

20:38 - 07/02/26
U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’
Aktualitet

U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

19:59 - 07/02/26
Para
Te Reali kërkojnë uljen e pagave për të blerë Mbappen, Ramos nis revoltën ndaj klubit

Te Reali kërkojnë uljen e pagave për të blerë Mbappen, Ramos nis revoltën ndaj klubit

TË FUNDIT

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën
Show Biz

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26

Një moment i papritur gjatë një bisede live ka ndezur rrjetin dhe ka hapur debat të fortë në publik. Selina,...

Lexo më shumë
Diktatori korean mbështet hapur Putinin: Shpresoj që Rusia të fitojë luftën

Tragjedi/ Vriten disa nxënës dhe të rritur, arsyeja është shokuese

22:25 - 07/02/26
I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

21:17 - 07/02/26
Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

20:38 - 07/02/26
U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

19:59 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com