GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kreu i UEFA-s për blerjet e Arabisë Saudite: Shkojnë për të fituar para të dështuarit

09:12 - 19/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu i UEFA-s për blerjet e Arabisë Saudite: Shkojnë për të fituar para të dështuarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, ka dhënë mendimin e tij për nënshkrimet e shtrenjta që po bën liga e Arabisë Saudite. Sipas tij, këto blerje nuk e ndihmojnë dhe përmirësojnë futbollin vendas.

“Mendoj se Arabia Saudite po gabon. Ata duhet të investojnë në akademi, trajnerë dhe të edukojnë lojtarët e tyre. Blerjet e futbollistëve me emër nuk e përmirësojnë futbollin. Kina bëri të njëjtin gabim.

Nuk ka të bëjë vetëm me paratë. Lojtarët duan të fitojnë garat më të forta dhe këto janë në Evropë.

Më gjeni një lojtar që është në kulmin e moshës dhe formës që ka shkuar të luajë në Arabinë Saudite.

Ne nuk i humbim këta lojtarë. Ata ende luajnë futboll. Në fund të karrierës së tyre, disa lojtarë shikojnë Arabinë për të fituar para”, u shpreh ai.

Ceferin gjithashtu shpjegoi gjatë një interviste se po vijohet me procesin e analizimit të rregullave për vendosjen e një kufiri për pagat dhe transferimet e lojtarëve në ekipet që kualifikohen për të luajtur në garat evropiane:

“Ne nuk duam dy ose tri klube që kanë burime të pakufizuara dhe arrijnë një buxhet prej 5000 ose 10000 milionë eurosh.

Atëherë kompeticionet tona nuk do të jenë më interesante. Pothuajse të gjitha klubet, të gjithë ata me të cilët kam folur, pajtohen me këtë ide”, tha Ceferin.

Presidenti slloven gjithashtu u tregua e ashpër ndaj sjelljes gjithnjë e më agresive të tifozëve dhe lojtarëve gjatë ndeshjeve:

“Duhet të jemi më të rreptë. Është bërë e padurueshme. Ka presion të vazhdueshëm, çdo vendim i arbitrave diskutohet. Ka shkuar shumë larg. Ngacmimi i arbitrit duhet të ndëshkohet. Do të flasim për këtë pas sezonit.

Nuk kemi pasur ende kohë për këtë, sepse kemi pasur shumë finale dhe shpresoj të ketë një propozim nga komisioni i arbitrave”.

Ceferin ka kritika të forta edhe për sjelljen e tifozëve në disa sektorë:

“Është e tmerrshme, na kanë mbetur vetëm sanksionet, por edhe flasim me tifozët. Është shumë e thjeshtë të thuhet se të gjithë fansat janë negativë. Është një grup i vogël idiotësh që abuzojnë me sjelljen e tyre të keqe. Janë pakicë, ca tipa vulgarë, primitivë dhe agresivë.”

Etiketa: Arabiparate deshtuar

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Vrasja e biznesmenit në Lezhë, “Daily Mail”: Tre britanikë, përfshirë dhe një nënë të re

Vrasja e biznesmenit në Lezhë, “Daily Mail”: Tre britanikë, përfshirë dhe një nënë të re

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com