GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kreu veprime të turpshme me mbesën e mitur, dënohet me 5 vite burg xhaxhai

12:27 - 04/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu veprime të turpshme me mbesën e mitur, dënohet me 5 vite burg xhaxhai
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një person është dënuar me 5 vite burg, pasi kryente veprime të turpshme ndaj mbesës së mitur.

Gjykata e Shkallës së parë në Fier ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burg shtetasin S.H. i cili u shpall fajtor për vepra të turpshme me të mitur.

Prokuroria arriti të faktojë se S.H. kryente veprime të turpshme ndaj mbesës së të përsëritura në kohë të ndryshme.  I pandehuri S.H e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën se nëse do të tregonte do ta vriste.

Mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, Gjykata e dënoi S.H. me 7 vite e gjashtë muaj, por ai do të qëndrojë më pak pas hekurave për shkak se përfiton nga gjykimi i shkurtuar, i cili i ul dënimin me 1/3.

Njoftimi i prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin S.H. për veprën penale ‘Vepra të turpshme’ parashikuar nga neni 108/2 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.811 regjistruar pas kallëzimit në Komisariatin e Policisë Lushnjë më 04.06.2024, Prokuroria provoi se i pandehuri S.H ka kryer veprime të kundraligjshme dhe të drejtpërdrejta kundrejt mbesës së tij të mitur E.H, të moshës 11 vjeçare, (të përsëritura në kohë të ndryshme).

I pandehuri S.H e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën se nëse do të tregonte do ta vriste, ndaj organi procedues është vënë në dijeni të faktit penal nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijës dhe psikologia e shkollës së të miturës pasi ishin vënë re ndryshime drastike në sjelljen e saj.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, arriti në përfundimin se veprimet e kryera nga i pandehuri S.H kundrejt mbesës së tij të mitur E.H kanë cënuar integritetin psiqik dhe emocional të të miturës, duke i shkaktuar pasoja psikosociale, si: frikë për të jetuar e vetme në banesën ku ajo jeton me prindërit, pasiguri për të ardhmen, etj, dhe burimi i tyre vjen nga ngacmimet dhe veprat e turpshme që shtetasi S.H ka ushtruar kundrejt saj.

Mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier vendosi:

1- Deklarimin fajtor të pandehurit S.H për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme” parashikuar nga neni 108/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.

2- Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri S.H denohet me 5 (pesë) vite burgim.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë moralin dhe dinjitetin e shtetasve.

Etiketa: akteBurgmitur

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Protesta dhe listat e kandidatëve, Tedi Blushi takohet me Flamur Nokën në selinë blu

Protesta dhe listat e kandidatëve, Tedi Blushi takohet me Flamur Nokën në selinë blu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com